21/05/2024
15.5 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 1781

Përdhosen tabelat në gjuhën shqipe brenda parkut të Shkupit

Vazhdojnë të përdhosen tabelat në gjuhën shqipe në Shkup. Këtë herë vandalizmi i tabelave në gjuhën shqipe ndodh brenda parkut të qyteti të Shkupit.

Siç shihet edhe nga fotoja e dërguar pranë redaksisë tonë tabela në gjuhën shqipe është hequr me forcë nga shtylla e ndriçimit dhe është hedhur për tokë, ndërsa ajo në gjuhën maqedonase qëndron “krenare” sipër saj në vendin e duhur.

Na informojnë se kjo tabelë është përdhosur në këtë mënyrë prej të paktën një jave, por mesa duket drejtorit shqiptar të Parqeve dhe Gjelbërimeve të Qytetit të Shkupit por edhe punëtoreve të tij, ku një pjesë e mirë e tyre janë shqiptarë, nuk iu intereson shumë kjo tabelë e përdhosur dhe as kanë marrë guximin ta rregullojnë brenda një jave të plotë.

Ky akt shpreh qartazi se shqiptarët nuk kanë vend në këtë park, edhe pse ata që kujdesen për të duke filluar nga drejtori e deri te punëtori më i thjesht janë shqiptarë.

Gashi: Do të shqyrtojmë pjesëmarrjen e mëtejshme në qeveri

Për skandalet dhe aferat që përfshinë qeverinë kohëve të fundit duhet të ketë përgjegjësi individuale thekson kreu i Alternativës Afrim Gashi.

Në një intervistë për Alsat, Gashi pranon se qeveria përveç kontesteve me fqinjët nuk ka arritur t’i zgjidh problemet reale të qytetarëve.

Pavarësisht këmbënguljes së opozitës ai thotë se zgjedhje të parakohshme nuk duhet të ketë pa u përmbyllur më parë proceset euro-atlantike të vendit, respektivisht pasi vendi të marrë datën për fillimin e negociatave me BE-në në vjeshtë dhe anëtarësimit të plotë në NATO. Pas rrumbullakimit të këtyre proceseve Gashi nuk përjashton mundësinë e braktisjes së qeverisë.

Strugë, helmohen 10 persona në një dasmë

Mysafirë të cilët mbrëmë kanë qenë në një dasmë në një restorant në rajonin e Strugës kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Arsyeja, jozyrtarisht, ka qenë torta e cila është blerë e më pas është sjellë në dasmë. Nga spitali në Strugë shprehen se kanë pranuar 10 pacientë, ndonëse sipas burimeve të Alsat-it kjo shifër ka qenë më e madhe. Sipas drejtorit të spitalit Muhamet Asani, pacientët janë pranuar me simptome të diarresë dhe vjelljes. Pas kontrollit mjekësor, pacientët janë lëshuar për shërim shtëpiak.

“Nuk ka pacientë të hospitalizuar në repartet tona. Asnjëri prej pacientëve të pranuar nuk është hospitalizuar, meqë nuk kanë qenë në gjendje të rëndë dhe pas intervenimit mjekësor janë lëshuar në shtëpi- sqaroi Muhamet Asani, drejtor i Spitalit të Strugës.

Nga Qendra rajonale e shëndetit publik në Ohër për Alsat njoftuan se nëse si institucion pranojnë thirrje nga Agjencia për ushqim dhe veterineri, atëherë do të marrin mostra nga ushqimi. Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Ohër na njoftuan se te ata deri në këtë moment nuk është lajmëruar asnjë rast i tillë. Tentuam të sigurojmë përgjigje edhe nga Agjencia për ushqim dhe veterineri, por pa sukses. Nga Agjencia në ueb-faqen e tyre informojnë se më shumë se 7 tonë ushqim i pasigurt me prejardhje të kafshëve dhe jokafshëve janë shkatërruar vetëm në maj të këtij viti. Në periudhën e njëjtë kohore janë realizuar 5.534 kontrolle inspektuese. Për parregullsitë e konstatuara, janë shqiptuar gjithsej 636 masa inspektuese.

Të shkyçurit nga “ngrohja qendrore”, me kërkesë deri te KRRE-ja

Deri tek Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) janë parashtruar 1300 kërkesa nga qytetarët të cilët janë shkyçur nga sistemi i ngrohjes qendrore. Pjesa më e madhe e kërkesave janë shqyrtuar dhe në 99.2 për qind të tyre pozitivisht është vendosur.

“Procedura përfundoi më 31 maj. Kemi marrë rreth 1300 kërkesa prej të cilave ndaj 1120 jemi përgjigjur. Kanë mbetur edhe 180 deri në 200 kërkesa për të cilët po bëhen analizat e fundit dhe gjatë javës së ardhshme do t’ju përgjigjemi të gjithë qytetarëve të cilët kanë dorëzuar kërkesë deri tek KRRE”, deklaroi sot Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së.

Mbesa e Skënderbeut, Sophie Castriota publikon këngën e saj të parë

Ajo është njëra ndër pasardhëset e vetme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, pasardhësja e gjeneratës së 14-të me radhë.

Sophie Castriota, e cila edhe kohë më parë është marrë me muzikë, sapo ka lansuar këngën e saj të re.

Në kanalin e këngëtares në Youtube, ka edhe materiale të tjera ndërsa kësaj here ajo ka lansuar “Gone for the night”.

Ajo madje ka realizuar edhe një klip të kësaj këngë, të cilin mund ta ndiqni në linkun më poshtë!

 

Mbi 1000 prindër refuzojnë me deklaratë vaksinat

Rreth 1100 prindër janë deklaruar se nuk pranojnë t’i vaksinojnë fëmijët e tyre kundër fruthit. Rreth 600 prej tyre janë në territorin e kryeqytetit, ndërkaq pas Shkupit, Kumanova dhe Strumica kryesojnë për nga numri më i lartë i prindërve të cilët kanë nënshkruar deklaratë se nuk pranojnë t’i vaksinojnë fëmijët. Këta prindër do të thirren nga ana e Inspektoratit Sanitar Shëndetësor për të paguar gjobë prej rreth 500 eurosh. Nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë, atëherë do të pasojë padi kundërvajtëse.

“Numri më i madh i këtyre personave janë prindër që kanë fëmijët të moshave shkollore dhe janë të dhëna të grumbulluara prej kur ka filluar vaksinimi në terren. Dënimi i dhënë për fëmijën e pa vaksinuar nuk e amniston, përkatësisht nuk e liron prindin nga detyrimi për vaksinimin e rregullt. Pagimi i gjobës nuk do ta liroj fëmijën të mos shkojë në çerdhe”-pohoi Irina Buhova, Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor.

13 vjeçari me “lëkurë gjarpri”

Një djalosh 13 vjeçar ka një çrregullim që është duke befasuar të gjithë.

Elio Figueredo nga Florida ka lindur me një sëmundje të rrallë dhe mjaftë të çuditshme e cila shkakton rritjen e shpejtë të qëlizave të lëkurës dhe humbjen e masës mbrojtëse të lëkurës duke shkaktuar ‘zhvishjen’ e lekurës, shkruan Daily Mail.

Ky çrregullim gjenetik është përshkruar si ‘lëkura e gjarprit’ pasi që lëkura e 13 vjeçarit ripërtërihet vazhdimisht.

Ai është i detyruar të bëjë dy banjoe dielli çdo javë dhe të lyhet me vazelinë çdo 2-3 orë.

Përkundër asaj që mjekët kishin thënë që Elio nuk do të mund të mbijetoj datëlindjen e parë, ai tashmë është 13 vjeç.

Neymar nuk do të mund të luaj në Copa America

0

Ylli i kombëtares së Brazilit në futboll, Neymar, nuk do të mund të luaj në Copa America për shkak të një lëndimi.

Në njoftimin nga Federata e Futbollit të Brazilit është bërë e ditur se është kryer kontrolli mjekësor tek Neymari i cili u lëndua në minutën 17-të të ndeshjes me Katarin të cilin Brazili e fitoi 2-0.

Pas lëndimit në kyçin e këmbës Neymar nuk do të mund të vesh fanellën e Brazilit gjatë ndeshjeve të Copa America e cila do të zhvillohet mes datave 14 qershor – 7 korrik.

Trajneri i Brazilit, Tite, muajin e kaluar deklaroi se shiriti i kapitenit të Brazilit në Copa America i është dhënë Dani Alvesit.

Dita e shtunë, 8 qershori ditë pune për të gjitha institucionet e Qytetit të Shkupit

Qeveria ka vendosur në seancën e fundit, që dita e shtunë (8 qershori) të jetë ditë pune për shollat fillore dhe të mesme, çerdhet dhe institucionet shëndetësore në gjithë territorin e Shkupit.

Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha, deklaroi se ky vendim është marrë me qëllim që këto institucione të zëvendësojnë ditën e humbur të punës më 7 maj, kur nuk u punua për shkak të vizitës së Papa Franceskut në vendit tonë.

Hoxha ka thënë se institucionet e lartë përmendura do të marrin udhëzime për punë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga Qeveria u kanë rekomanduar edhe institucioneve private në Shkup të cilat më 7 maj nuk punuan, ta shfrytëzojnë 8 Qershorin si ditë pune.

Ja sa ka pasuri presidenti i Kosovës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në deklarimin e tij të pasurisë në Agjencinë Antikorrupsion ka deklaruar se ka në dy banka të kursyera mbi 10 mijë euro ndërsa merr pagë vjetore 33 mijë e 282 euro si president.

Thaçi ka deklaruar para të kursyera në emër të bashkëshortes mbi një mijë euro ndërsa 13 mijë e 500 euro në emër të djalit të tij Endritit.

Presidenti ka deklaruar se posedon një shtëpi në vlerë 350 mijë euro për të cilën ka thënë se nuk e ka paguar ende, një shtëpi në fshat në vlerë 80 mijë euro si dhe 7 hektarë tokë po ashtu në fshat në vlerë 180 mijë euro.

Thaci ka deklaruar edhe një veturë e markës Audi Q5 në emër të gruas së tij në vlerë 15 mijë euro.

Bashkëshortja e Thaçit merr pagë vjetore prej 19 mijë e 200 euro nga Universiteti i Mitrovicës ku edhe ligjëron.