17/05/2024
15.5 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 1785

VMRO-DPMNE: Populli tregoi se ka dinjitet dhe refuzoi t’i jep mbështetje LSDM-së dhe Pendarovskit

0

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë kundërshtuan Zaevin dhe Pendarovskin dhe politikat e tyre antishtetërore e kriminale. Populli tregoi se ka dinjiteti dhe refuzoi t’i jep mbështetje LSDM-së dhe Pendarovskit.

Debakli me vizitueshmërinë e dobët në tubimin qendror në Shkup është dëshmi se qytetarët janë kundër shkatërrimit dhe regresit në shtet nga ana e karteli kriminal i pushtetit.

As kërcënimet, shantazhet dhe presionet nuk patën sukses të detyrojnë qytetarët të hipin në autobus që të marrin pjesë në tubimin e Pendarovskit.

Qytetarët porositën se janë kundër ekonomisë e cila stagnon, nepotizmit, kundër shëndetësisë së uzurpuar, ngecjes në arsim, institucioneve të kapura dhe kundër paaftësisë së pushtetit të sjell të ardhme prosperuese.

Qytetarët porositën se janë kundër shitjes së interesave shtetërore, shkeljes së të drejtës, Kushtetutës dhe ligjeve.

Zoran Zaev dhe Stevo Pendarovski janë fytyrë dhe shëmti e të njëjtës monedhë. Ata janë personifikim i krimit, korrupsionit dhe paaftësisë e cila u bë simbol i sundimit të LSDM-së.

LSDM dhe Pendarovski e çojnë shtetin në fund, qytetarët jetojnë në varfëri, ndërsa Zaev dhe karteli dhe familjet e tyre vetëm pasurohen.

Shteti nuk guxon më të fundoset dhe ngec. Qytetarët e Maqedonisë meritojnë drejtësi, jetë cilësore dhe të ardhme të sigurt për fëmijët e tyre.

Me numrin rekord në tubimin qendror të VMRO-DPMNE-së në Shkup qytetarët dërguan porosi se në Republikën e Maqedonisë nevojiten ndryshime menjëherë. Qytetarët janë për drejtësi në Maqedoni. Atdheu na fton.

Qendra për komunikim e VMRO-DPMNE-së

LSDM: Siljanovska pranoi se nuk e njeh shtetin dhe popullin e vet

0

Kandidatja e Hristian Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska pranoi se nuk i njeh popullin e vet.

Siljanovska pranoi se për herë të parë njihet me fshatrat dhe qytetet në shtetin tonë dhe se deri tani nuk e ka ditur si janë qytetarët që jetojnë në to.

Paraprakisht Siljanovska ka pranuar se nuk beson as në sloganin e vet për fushatën, ka pranuar se të tjerët ia kanë zgjedhur dhe ajo vetëm e ka pranuar.

Qytetarët nuk do të lejojnë kandidat i cili nuk i njeh fshatrat dhe qytetet, i cili nuk e njeh popullin e vet që të qëndrojë në krye të shtetit.

Qytetarët, në këto zgjedhje do të zgjedhin president të vërtetë, do ta zgjedhin Stevo Pendarovskin për president i cili bashkon dhe çon përpara drejt progresit dhe integrimeve në BE dhe në NATO.

Qendra për Komunikime me Opinionin e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë

Strategjia kombëtare për ndërmarrje të vogla dhe të mesme në seancë qeveritare

0

Informacionin lidhur me fillimin e aktiviteteve për zbatimin e Strategjisë kombëtare për ndërmarrje të vogla dhe të mesme 2018-2023, me Plan Veprues do të shqyrtohet në seancën e sotme të 130-të qeveritare.

Në rend dite të seancës është edhe informacioni për progresin e realizimit të planit veprues për platformë qasëse për personat me invaliditet,si dhe informacionin për hartimin e strategjisë kombëtare për shëndetësi elektronike me Propozim – vendim.

Si material për informim, Qeveria e Republikë së Maqedonisë së Veriut do t’i shqyrtojë Informacionin për progresin lidhur me sigurimin e softuerit të veçantë (program) për vendosjen e dhe procesuimin e të dhënave për aksidente trafiku “Procesverbal elektronik nga ekspertiza në aksidente trafiku”, di dhe informacionin për progresin dhe realizimin e projektit “Krijimi i standardeve të kompetencave profesionale”.

BDI ofron ide dhe koncepte që janë në të mirë të qytetarëve shqiptarë

0

Koncepti i konsensualitetit është koncept fitues që e vazhdon rrugën drejt anëtarësimit të plotë në NATO dhe në Bashkimin Evropian, kështu u shpreh në takimin me qytetarë në Komunën e Sarajit shefi i Shtabit Qendror i BDI-së, Izet Mexhiti. Ai më tej tha se vota kundër këtij koncepti është votë e djegur dhe votë për izolim të vendit.

“Sot jemi para jush jo për t’u marrë me të tjerët, por për të shpalosur ide dhe koncepte sepse vetëm në këtë mënyrë do të ecim përpara. Në vazhdimësi Ali Ahmeti dhe Bashkimi Demokratik për Integrim janë ata të cilët i plasojnë dhe i realizojnë idetë që janë në të mirën e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa të tjerët, që nuk kanë ide dhe koncepte din vetëm kritikojnë. Ata nuk kanë ide, nuk kanë koncepte për qytetarët shqiptarë, ata mendojnë se mund të marrin vota vetëm duke kritikuar BDI nga mungesa e ofertës. Edhe kandidimi i Blerim Rekës edhe ata e din vetë se është një djegie e votës shqiptare, por e shfrytëzojnë për të mbajtur gjallë dy subjektet e tyre sepse të mos ishte kandidimi ata do të humbeshin krejtësisht në hapësirën politike nga mungesa e ideve dhe koncepteve”, tha Mexhiti në Saraj.

Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti bëri thirrje që të mbështetet kandidati i përbashkët për president të shtetit sepse vetëm në këtë mënyrë vendi mund të vazhdojë të hapërojë me sukses drejt anëtarësimit në NATO dhe në BE. Duhet mbështetur vizioni dhe koncepti i Ali Ahmetit, sepse vizioni dhe koncepti i tij çdoherë është i drejt, tha Bexheti para banorëve të Sarajit.

“Prandaj me 21 prill të radhitemi pas vendimit të liderit tonë Ali Ahmeti që jo vetëm e ndryshoj tërësisht Maqedoninë, por konform idesë së tij do ta ndryshojmë edhe aspektin ekonomikë, kulturorë, zhvillimor në të gjitha sferat. Me 21 prill të përgjigjemi pozitivisht vendimit të udhëheqësit tonë që ka mundësuar të kemi një jetë më të mirë, një infrastrukturë më të mirë dhe shumë të mira tjera që janë në interes të qytetarëve shqiptarë dhe të gjithë qytetarëve në vendin tonë”, tha Blerim Bexheti. shk/

Kryqi i  Kuq i RM Tetovë, organizojnë aksion të dhurimit të gjakut në

0

Kryqi i  Kuq i RM – Organizata Komunale Tetovë, dhe Instituti i Mjekësisë  për Transfuzion i RM – Qendra e Mjekësisë së Transfuzionit në Tetovë, organizojnë aksion të dhurimit të gjakut në:

 

  • Në hapësirat e Shkollës së mesme Ekonomike “8 Shtatori” në Tetovë më datë 24.04.2019, e Mërkurë do të organizohet aksion për dhurimin e gjakut me fillim nga ora 09:00 deri më ora 13:00.

Bejta në takim me qytetarët: Në këto zgjedhje votojmë vetveten

0

Në takimin me banorët e Sërmnovës, Padalishtit, Tërnovës dhe Turçanit të madh, shtabi zgjedhor i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar, vijoi fushatën parazgjedhore për zgjedhjet presidenciale të 21 Prillit.


Para banorëve dhe stukturës partiake nga vendbanimet e lartëpërmendura, Kryetari i degës dhe njëherit nënkryetar i BDI-së, z. Nevzat Bejta, njoftoi banorët e këtij lokaliteti me rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, dhe veçmas konceptin e kandidatit konsensual që ishte ide e BDI-së që nga viti 2014.
Në këto zgjedhje, tha Bejta, ne votojmë vetveten, votojmë kandidatin që publikisht deklarohet se shqiptarët i llogarit si të barabartë në këtë shtet.


“Pendarovski ka përkrahjen e ndërkombëtarëve dhe është kordinator për integrimin të RMV-së në NATO. Ne nuk e votojmë Siljanovskën sepse është kundër NATO-s dhe BE-së, por as edhe kandidatin Blerim Reka i cili ka dalur që të pengon kandidatin e përbashkët dhe është vënë në shërbim të VMRO-DPMNE-së. Me votën për Pendarovskin ne nderojmë vetveten dhe ndërkombëtarët”, deklaroi Bejta, duke shtuar që: Kemi kandidatin e përbashkët konsensual, i cili përkrahet nga partitë pjesëmarrëse në qeveri i cili deklaron hapur për mbështetje të procesit integrues të vendit në NATO dhe BE.


Të pranishëm në këtë tubim ishin edhe anëtarë të Shtabit Komunal Zgjedhor të degës së BDI në Gostivar, në krye me z. Bashkim Hasani. Ky i fundit njoftoi të pranishmit në takime që me 17 Prill me fillim prej ora 19:20, në Pallatin e Kulturës në Gostivar do të mbahet tubimi qendror ku i pranishëm do të jetë lideri i BDI-së, z. Ali Ahmeti.

Pendarovski në Gostivar, Siljanovska në Aerodrom dhe Gazi Babë

0

Kandidatët për president të shtetit edhe sot në suaza të fushatës do t’i prezantojnë programet e tyre zgjedhore në takimet dhe tubimet me qytetarët.

Në ditën e 16-të të fushatës, kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit, Gordana Siljanovska Davkova do të mbajë tubime në komunat e Shkupit, Aerodrom dhe Gazi Babë. Kandidati i LSDM-së dhe Koalicionit Stevo Pendarovski do të jetë në tubim në Gostivar. Pendarovski paraprakisht do të takohet me qytetarët e Vrapçishtit, Mavrovës, Rostueshës, Qendrës Zhupë, Dibrës dhe Kërçovës.

Fushata filloi më 1 prill dhe do të zgjatë deri më 19 prill, pas çka do të vijojë heshtje 24-orëshe zgjedhore para ditës së zgjedhjeve në rrethin e parë të caktuar për më 21 prill.

Të tre kandidatët presidencial premtuan fushatë korrekte dhe të qetë dhe vizita në pothuajse të gjitha vendbanimet.

Blerim Reka, i cili mbështetet nga Aleanca e Shqiptarëve dhe BESA tubimin e parë e ka mbajtur në Shkup, Siljanovska-Davkova e filloi fushatën në Ohër, ndërsa Pendarovski nga Prilep.

Han: Marrëveshja e Prespës mund të nxit zgjidhje edhe për konflikte tjera në rajon

0

Marrëveshja e Prespës mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë mund të nxit zgjidhje edhe në çështjet tjera të hapura në Ballkan, ka thënë komisari për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë pranë BE-së Johanes Han në intervistën për “Uashington post”.

Han i cili javën e kaluar ka qenë në Uashington në bisedime me përfaqësues të Qeverisë amerikane për Ballkanin Perëndimor, Lindjen e Afërt dhe Ukrainën, ka thënë se Marrëveshja e Prespës është rezultat i mbështetjes së përbashkët të SHBA-së dhe BE-së për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar të emrit mes Athinës dhe Shkupit.

“Mendoj se edhe dy palët janë shumë të suksesshëm. SHBA jep mbështetje të madhe për atë që sot e quajmë Maqedoni të Veriut”, ka theksuar Han.

Komisari për zgjerim shpreson se mbyllja e kontestit të emrit do të jetë shembull për zgjidhjen e konflikteve tjera në rajon, përfshirë edhe ngecjen në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës për të cilën thotë se është shkaktuar nga tarifat tregtare imponuar nga Prishtina në fund të vitit të kaluar.

Duke e komentuar rolin e SHBA-së në rajon, Han ka thënë se Uashingtoni, jo Brukseli ka qenë në ulësen e shoferit gjatë kohës së luftërave në rajon në vitet e 90-ta.

“Sot, SHBA shumë e mbështet BE-në në rajon. Mendoj se ata janë shumë të lumtur që BE tanin e ka rolin udhëheqës në rajon”, shpjegon Han. Thekson se situata ka ndryshuar- SHBA nuk kanë “pothuajse asnjë” interes biznesor në rajon dhe ajo që tani është rutinë ditore është BE të angazhohet për situatën. fab/

Reka: Qytetarët janë të lirë, sovranë, votimi është i fshehtë dhe është me rëndësi të ketë census

0

Qytetarët janë të lirë, sovranë, votimi është sekret dhe është me rëndësi të ketë census, tha para qytetarëve të Manastirit kandidati Blerim Reka dhe u bëri thirrje që më 21 prill masivisht të votohet.

Jam optimist, tha Reka, te unë sundon energji pozitive, e kjo do të thotë se në zgjedhjet e ardhshme do të sigurojmë cenzus, pa dallim se kush do të fitojë.

“Është me rëndësi të fitojë shteti që të marrë datë për fillim të negociatave me BE-në. Me rëndësi është dalje masovike e qytetarëve në votim, pa dallim për kë do të votojnë. Manastir është një nga qytetet më të bukura në Maqedoninë e Veriut. qytet i konsulleve, qytet i Alfabetit, qytet i Manakit, qytet i kulturës dhe për këtë shkak desha t’ju drejtohem qytetarëve të Manastirit. Jam këndshëm i befasuar nga interesi dhe entuziazmi i qytetarëve të Manastirit për kandidaturën time dhe iu falënderohem për mikpritjen dhe fjalët e bukura. Koncepti im është një Republikë për të gjithë me Ligjin mbi të gjithë. Ne mund të eksperimentojmë me lloj lloj formulash të sundimit, por nëse me të vërtetë nuk arrijmë të vendosim sundim të së drejtës, atëherë gjithçka do të jetë shkatërruese për shtetin. Ne nuk kemi kohë për të humbur edhe 10, 20 vite, pasi shoh në të gjitha qytetet dhe fshatrat në shtet, të gjithë ankohen në shpërnguljen, ekzodusit të madh të të rinjve, por edhe të tërë familjeve, e kjo është edhe në Manastir, më thanë qytetarët e Manastirit në ‘Shirok Sokak’”, tha Reka.

Përkrahje për Rekon kërkuan edhe liderët e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

“I porositi qytetarët e Manastirit që masivisht të votojnë dhe ta përkrahin Blerim Rekën, pasi ai është kandidat i cili ofron atë që i nevojitet Republikës së Maqedonisë së Veriut, e ajo është Republikë për të gjithë. Shtetit i duhet drejtësi për të gjithë, drejtësi në të cilën në vitin 2016 aq shumë besuan qytetarët, por për fat të keq morën drejtësi selektive. Përmes Blerim Rekës, shteti do të funksionojë në mënyrë tjetër, do të jetë më i drejtë dhe do të ketë balancim të pushteteve”, tha Sela në tubimin.

Sipas Bilall Kasamit, kryetari i Lëvizjes Besa, shoqëria e Maqedonisë së Veriut mundet dhe duhet ta ndjejë momentin për zgjedhje të kandidatit më kompetent presidencial, e ai është Blerim Reka.

“Shpresojmë se në kohë kur shteti do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s, dhe në kohë kur do të hapen negociatat për anëtarësim në BE, do të kemi president i cili më së miri do të na përfaqësojë në këto institucione të rëndësishme. Profesori Blerim Reka është personi më kompetent që të jetë në krye të shtetit në këto momente të rëndësishme për vazhdimin e e rrugës sonë drejt këtyre institucioneve. Besojmë se shoqëria e Maqedonisë së Veriut e ndjen momentin që të votojë për president, si zgjidhje të parë dhe më të mirë, me çka bashkërisht do të dëshmojmë se jemi të gatshëm të bëhemi pjesë e BE-së dhe pjesë e vlerave të cilat mes veti i ndajnë shtetet dhe popujt e Evropës”, tha Kasami.

Kandidati presidencial Blerim Reka, përveç në qytet, mbajti takime të drejtpërdrejta me banorët edhe në disa fshatra në Manastir. bsh/

Dënohet me një vit burg, protestuesja që hoqi mbulesën në publik

Një grua iraniane, që frymëzoi protestat anti-hixhab duke hequr në publik shaminë, është dënuar me një vit burg, por lideri suprem e ka falur, thanë avokatët e saj.

Avokati Payam Derefshan tha sot se një gjykatë e ka dënuar Vida Movahed në muajin mars, pasi e gjeti fajtore për inkurajimin “e korrupsionit”. Movahed ishte arrestuar nëntorin e vitit të kaluar.

Derefshan tha se Movahed është në listën për falje nga lideri suprem i vendit, por se procedurat për falje, sipas tij, ende nuk kanë përfunduar.

Lidhur me këtë rast, autoritetet iraniane ende nuk kanë komentuar.

Lideri suprem, Ayatollah Ali Khamenei zakonisht lëshon dekretet për faljen e të burgosurve.

Movahed, 32-vjeçare, më 2017 ishte arrestuar për një kohë të shkurtër, për shkak se kishte hequr në publik shaminë e kokës. Nën akuza të njëjta, po atë vit, autoritetet kishin arrestuar edhe 29 gra të tjera.