18/05/2024
12.2 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 1787

Reka nga Zhelina: Për Maqedoninë e Veriut në BE, si shtet bashkë me qytetarët e saj

0

Kandidati për president, Prof. Blerim Reka, sonte vazhdoi fushatën e tij në Zhelinë, ku morrën pjesë mijëra qytetarë.

Gjatë tubimit, Prof. Blerim Reka tha se paperspektiva, e zbrazi për një çerek popullatën e vendit.

“Qytetarët po shpërngulen jo vetëm nga papunësia, por edhe nga korrpusioni institucional, nepotizmi. Nëse tani nuk e rikthejmë Republikën në binaret Euro- Atlantike, çfarë na duhet nesër anëtarësimi në BE si shtet i zbrazur kur veç më gjysma e popullatës do të jetë e “integruar” në BE. Si president i ardhshëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të punojë në parandalimin e integrimit në BE si shtet i zbrazur. Për Maqedoninë e Veriut në BE, si shtet bashkë me qytetarët e saj”, theksoi Reka.

Mediat edhe sot mund të publikojnë rezultate të anketave

0

Mediat edhe sot mund të publikojnë rezultate të hulumtimit të mendimit publik lidhur me pjesëmarrësit në procesin zgjedhor. Sipas orarit të KSHZ-së, rezultatet e anketave mund të publikohen më së voni pesë ditë para caktimit të ditës së mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në tre komuna, ose afati skadon sot në mesnatë.

Pardje skadoi afati, në të cilin zgjedhësi, i cili nuk ka mundësi të votojë në vendvotim – i pafuqishëm ose i sëmurë, e dëshiron të votojë, ka mundur për këtë ta informojë Komisionin komunal të zgjedhjeve, me qëllim që të mund ta realizojë të drejtën e tij më 20 prill. Një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, votojnë edhe votuesit, të cilët në ditën e votimit gjenden në paraburgim shtëpiak, por ata që të paraqiten në KKZ kanë afat deri më 17 prill në mesnatë.

Sipas orarit të KSHZ-së, pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore, në ditën e 11-të të fushatës duhej të parashtrojnë raport me specifikim të harxhimeve në xhiro-llogarinë për fushatë zgjedhore nga dita e hapjes së saj deri nga fundi i ditës së dhjetë të fushatë zgjedhore.

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve (KSHZ) informoi se organizatorët e fushatave zgjedhore për zgjedhjet presidenciale dhe të parakohshme lokale në tre komuna me kohë i kanë parashtruar raportet financiare në ueb faqen e KSHZ-së, ndërsa në to ka hollësira për pjesën e parë të fushatës.

Ky është raporti i parë që pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore duhet ta parashtrojnë në KSHZ, ESHR dhe KSHPK. Për rrethin e dytë të zgjedhjeve, raporte duhet të parashtrojnë më së voni deri ora 24 më 4 maj, e më së voni deri më 20 prill nëse nuk marrin pjesë në rrethin e dytë të zgjedhjeve.

Nga KSHZ-ja kumtuan edhe se kanë arritur edhe raporte nga të dhënat e radiodifuzerëve për emetimin e reklamimit të paguar politik në javën e parë të fushatës për zgjedhje të presidentit dhe për të kryetarëve të komunave Novosellë, Ohër dhe Dibër. Në KSHZ përgatisin urdhëresë, e cila pastaj dërgohet deri te Ministria e Financave, prej ku duhet të kryehet pagesa e radiodifuzerëve.

Sipas Kodit zgjedhor, para pagesës së harxhimeve për RPP nga ana e KSHZ-së, Agjencia është e obliguar të parashtrojë raport për kohëzgjatjen e përgjithshme të këtij reklamimi që u emetua te secili radiodifuzer, për herë të parë në ditën e 10-të të fushatës zgjedhore, ndërsa për herë të dytë në ditën e 7-të pas përfundimit të fushatës. Prej aty, në pajtim me Udhëzimin që Këshilli i Agjencisë e miratoi më 29 mars të vitit 2019, radiodifuzerët kanë obligim të parashtrojnë të dhëna në Agjenci për reklamimin e emetuar të paguar politik.

Raporti i dytë i ASHMAA duhet ta parashtrojë deri te Komisioni më 26 prill, për rrethin e parë në zgjedhjet, dhe më 10 maj për rrethin eventual të dytë. fab/

KSHZ: Në kohë janë dorëzuar raportet e para financiare për fushatën zgjedhore

0

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor Oliver Derkovski thotë se organizatorët e fushatave zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme lokale dhe presidenciale në tre komuna në kohë i kanë dorëzuar raportet financiare deri te Komisioni. Raportet, potencon, do të jenë të qarta, përkatësisht të publikuara në ueb faqen e KSHZ-së, ndërsa në to do të ketë raporte detajore për pjesën e parë të fushatës.

“Kandidatët në kohë i dorëzuan raportet financiare. Afatet ligjore janë ruajtur, ndërsa nuk kishte mundësi teknike ato të publikohen në ueb faqen e KSHZ-së për shkak të pengesave teknike”, tha Derkovski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas seancës së KSHZ-së.

Ai sqaron se disa prej tyre janë dërguar me postë, ndërsa disa përmes arkivit, por edhe në të dy rastet, siç tha, janë ruajtur afatet ligjore.

Derkovski informon se kanë arritur edhe raportet e të dhënave të radiodifuzerëve për reklamim të paguar politik në javën e parë të fushatës për zgjedhje të presidentit dhe për kryetarë të komunave të Novo Sellës, Ohrit dhe Dibrës. Në KSHZ përgatisin urdhëresë e cila pastaj dorëzohet deri te Ministria e Financave prej ku duhet të bëhet pagesa e radiodifuzerëve. Potencon se mjetet për këtë qëllim janë siguruar dhe se nuk duhet të ketë problem në atë drejtim.

Pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore, në ditën e 11-të të fushatës duhej të dorëzojnë raport financiar me specifikim të shpenzimeve në xhirollogarinë e fugjatës zgjedhore nga dita e hapjes së saj deri në fund të ditës së dhjetë të fushatës zgjedhore.

Ky është raporti i parë që pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore duhet ta dorëzojnë te KSHZ, KSHPK dhe ESHR. Për rrethin e dytë të zgjedhjeve raporte duhet të dorëzojnë më së voni deri në orën 24 më 4 maj, ndërsa më së voni deri më 20 prill përderisa nuk marrin pjesë në rrethin e dytë të zgjedhjeve.

Sipas Kodit zgjedhor, para pagesës së shpenzimeve për RPP nga ana e KSHZ-së, Agjencia obligohet të dorëzojë raport për kohëzgjatje të tërësishme të këtij reklamimi që është emituar te çdo radiodifuzer, për herë të parë në ditën e 10-të të fushatës zgjedhore, ndërsa për herë të dytë në ditën e 7-të pas përfundimit të fushatës. Prej atje, në pajtim me Udhëzimin që Këshilli i Agjencisë e miratoi më 29 mars të vitit 2019 radiodifuzerët kanë obligim të dorëzojnë të dhëna në Agjencinë për emitim të Reklamimit të paguar politik.

Sipas orarit të KSHZ-së, raportin e dytë APRM duhet ta dorëzojë deri te Komisioni më 26 prill , për rrethin e dytë të zgjedhjeve, dhe më 10 maj për rreth të dytë eventual.

KSHZ duhet t’i paguajë shpenzimet për reklamim të shpallur të paguar politik në ditën e 12-të të fillimit të fushatës zgjedhore dhe 10 ditë pas përfundimit të fushatës zgjedhore. sa/

RDK thirrje për të votuar Pendarovskin, ja përse?

0

RDK përmes një komunikate bën thirrje për të votuar kandidatin presidencial të koalicionit, Stevo Pendarovski.
“Vizioni dhe qëllimi ynë ishte dhe mbetet i njëjtë – të kontribuojmë në realizimin e qëllimeve kombëtare dhe shtetërore, brenda mundësive tona të vogla, në ato momente kritike u dëshmua se dhamë një kontribut të madh në shtyrjen e proceseve përpara dhe bërjen realitet të një pjese të qëllimeve kombëtare dhe shtetërore. Me zgjedhjet presidenciale në vrullin e saj të kampanjës, para vetes kemi realizimin edhe të disa qëllimeve që janë esenciale për çështjen kombëtare dhe shtetërore. Në këto zgjedhje, po ashtu marrim pjesë të bashkuar me disa subjekte politike me një kandidat të përbashkët Stevo Pendarovskin, që është kandidat i koalicionit qeveritar. Përkrahja e këtij kandidati nuk është qëllim partiak, as qëllim afirmimi politik, apo përfitimi të kufizuar. Përkundrazi, kjo përkrahje është imperativ i kohës, moment historik, për realizimin e qëllimeve strategjike kombëtare dhe shtetërore, i analizuar mirë me një besim të ndërsjellë për të mirën e gjithë qytetarëve.”, thekson RDK.

Nga kjo parti apelojnë tek anëtarësia dhe simpatizantët e saj që tubimet që organizojnë partitë politike më të mëdha të koalicionit si LSDM, BDI dhe PDSH ti bëjnë pjesë e tyre, dhe të marrin misionin që kanë marr mbi vete anëtarët e RDK-së për një fushatë nga afër me miqtë, shokët, dhe dashamirët, për ti bindur që ta votojnë kandidatin e përbashkët të koalicionit të madh deri në ditën e votimit, por në të njëjtën kohë edhe të marrin pjesë aktive në tubimet e subjekteve më të mëdha politike. “Mesazhet që përcillen nga kandidati Stevo Pendarovski dhe liderët e këtyre partive, ti marrin me besueshmëri të plotë, sepse janë mesazhe largpamëse dhe janë ekskluzivisht në të mirë të shtetit dhe të kombit.”, thekson RDK.

RDK është parti e vogël, por besueshmërinë e kemi të madhe, si tek anëtarësia e RDK-së njashtu edhe te anëtarët dhe simpatizantët e partive tjera, dhe te ata që nuk janë të përcaktuar për ndonjë subjekt të veçantë. Misionin që kanë marr mbi vete anëtarët e RDK-së do ta dërgojnë deri në fund, dhe për këtë arsye apelojmë te të gjithë bashkëmendimtarët tanë që të përcjellin këtë mesazh gjithandej dhe të marrin pjesë aktive në të gjitha tubimet që organizohen në emër të këtij koncepti, sepse është vazhdimësi e misionit tonë të përbashkët./Ina Online

Zaev në Samitin e 8 me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore si dhe Republikën Popullore të Kinës

0

Kryeministri Zoran Zaev së bashku me delegacionin qeveritar merr pjesë në Samitin e 8-të të shefave të qeverive të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe Republikës Popullore të Kinës nga Procesi 16+1, i cili sot dhe nesër mbahet në Dubrovnik.

Zaev do të ketë fjalim në sesionin plenar ku do të drejtohen kryeministrat e të gjitha vendeve pjesëmarrëse në samit.

Sipas agjendës, kryeministri Zaev dhe delegacioni qeveritar në të cilën janë kryeministri Koço Angjushev, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski dhe ministri i Kulturës , Asaf Ademi, do të ketë takim bilateral me kryeministrin e Kinës, Li Keçijang dhe delegacionin qeveritar.

Në Dubrovnik, përfaqësues të qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Popullore të Kinës do të nënshkruajnë Plan- Veprim për bashkëpunim në bujqësi.

Në margjinat e Samitit të shefave të qeverive të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe Republikën Popullore të Kinës nga Procesi 16+1 janë paraparë edhe disa takime të tjera bilaterale.

Kryeministri Zaev do të takohet me kryeministrin e Çekisë Andrej Babesh, si dhe do të ketë takim të përbashkët me kryeministrat e Greqisë dhe Kroacisë, Aleksis Cipras dhe Andrej Plenkoviq. aa/mp/

Në “Trajektore” prezantohen provat materiale

0

Me prezantimin e provave materiale të Prokurorisë Speciale Publike në Gjykatën penale, sot vazhdoi gjykimi për lëndën “Trajektorja” në të cilën akuzon ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski dhe ish-drejtori i NP “Rrugë shtetërore” Lupço Georgievski.

Prokurorja Lile Stefanova lexoi stenogramë nga Komisioni kuvendor për transport dhe lidhje. Në një prej tyre, deputeti i atëhershëm Jani Makraduli deputetëve u theksoi se shuma për ndërtimin e autostradave është shumë e lartë në krahasim me rrugët e njëjta të tilla të cilat janë ndërtuar në vendet fqinje. Në këtë reaguan Janakievski dhe deputetët e VMRO-DPMNE-së, të cilët theksuan se shkalla bankare e fqinjve ishte 2,5 për qind, ndërsa, për ne ajo arrin 2 për qind.

Deputetët nga shumica e atëhershme replikuan edhe në lidhje me shumat për ndërtimin e rrugëve, me ç’rast theksuan në konfiguracionin e ndryshëm në terren si arsyetim të “çmimit të lartë”.

Sipas aktakuzës së PSP-së, të akuzuarit në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë shumë veprime me të cilat në procedurën për përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradave Milladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër i kanë shfrytëzuar dhe i tejkaluar autorizimet e tyre. Me këtë i kanë shkaktuar dëm Buxhetit prej të paktën 155 milionë euro.

Një 24-vjeçar nga fshati Gorancë i Hanit të Elezit dyshohet se e ka vrarë vetën me armë zjarri

0

24-vjeçari Enis Kaloshi nga fshati Gorancë i Hanit të Elezit dyshohet se e ka vrarë veten mbrëmë rreth orës 19:30 minuta. Nga Policinë e Kosovës kanë treguar se janë duke u bërë hetime rreth këtij rasti, megjithatë informata shtesë paralajmërojnë gjatë ditës së sotme.

“Rasti është raportor në polici në 19:30 se në fshatin Gorancë të Hanit te Elezit një person ka kryer vetëvrasje. Kështu që sipas hetimeve të para dyshohet për vetëvrasje me armë zjarri. Ne konsultim me Prokurorin po bëhet hetim mbi vdekjen, në vend të ngjarjes janë prokurori. Mjeku e ka konstatuar vdekjen në vend të ngjarjes”, ka thënë Agim Gashi, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës në Ferizaj.

Parlamenti holandez voton pro kthimit të vizave për shqiptarët

0

Nuk është një lajm i opozitës por fakt. Dhoma e Përfaqësuesve të Parlamentit Holandez, me votat e shumicës së deputetëve kanë votuar pro rikthimit të vizave për qytetarët shqiptarë. Partitë që kanë votuar pro këtij vendimi janë: CDA, VVD, PS dhe ChristenUnie.

Ky votim është pavarësisht faktit se ministri i Punëve të Jashtme Stef Blok, tha në një debat të mërkurën mbrëma se nuk ka mbështetje të mjaftueshme midis shteteve anëtare evropiane për një hap të tillë. Përveç kësaj, ai tha Shqipëria ende i plotëson kushtet e vendosura më parë për heqjen e vizave.

Kërkesa për vizat për shqiptarët u anulua në vitin 2010 por prej asaj kohe numri i shqiptarëve të paligjshëm në Holandë që atëherë është rritur gjë që ka bërë që të kthehet edhe njëherë regjimi i vizave, raporton “Het Parool”.

Anëtari i Parlamentit, Madeleine van Toorenburg ka vënë në dukje se në vitin 2017, policia e Amsterdamit dhe autoritetet e drejtësisë kërkuan që të rifillohej kërkesa për vizë. Kjo për arsye se shumë kriminelë shqiptarë janë të përfshirë në krime të rënda, si trafikimi i drogës dhe trafikimi i qenieve njerëzore.

Banori i Gostivarit kapet me 3 kilogram marihuanë

  Pjestarët e policisë nga Sektori për punë të brendëshme Tetovë-Stacioni policorë Gostivar, dje (11-prill) prej ora 15 e 55 minuta deri ora 16 e 30 minuta, kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe hapsirat ndihmëse të 44-vjeçarit H.M. nga fshati Çegran i Gostivarit.

  Gjatë bastisjes, e cila është realizuar me urdhër të gjykatësit, në kuzhinën verore janë gjetur dhe konfiskuar, tre qese najlloni të mbushura me marihuanë, pesha e të cilës është rreth 3 kilogram, të cilat janë fotodokumentuar dhe do të dërgohet për ekspertizë.

  Personi H.M. është privuar nga liria dhe mbajtur në Stacionin policor Gostivar. Punohet në zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, kështu që kundër personit H.M. do të pasojnë edhe parashtresa adekuate.

Ministri Tevdovski: Do të miratohet Korniza e partneritetit me BB-në, RMV-ja do të sigurojë 420 milionë dollarë

0

Bordi i drejtorëve të Bankës Botërore (BB) së shpejti do ta miratojë Kornizën për partneritet 2019-2023, me të cilën Republika e Maqedonisë së Veriut do të sigurojë 420 milionë dollarë, kështu ka njoftuar ministri i Financave, Dragan Tevdovski pas takimit me drejtoreshën e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gellder, në kuadër të vizitës së tij me Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe BB-së, transmeton Portalb.mk.

“Ne presim që muajin e ardhshëm, Banka Botërore në Bordin e saj ta miratojë strategjinë për bashkëpunim me shtetin tonë, me Maqedoninë e Veriut për periudhën që vijon, ku do të sigurohen 420 milionë dollarë, për financim të ndërtimit të rrugëve lokale, por edhe në mënyra të ndryshme do të investohet edhe për përmirësimin e kapitalit njerëzor të shteti tonë”, tha Tevdovski.

Në kuadër të kësaj, hyn projekti për lehtësim të tregtisë dhe transportit me Ballkanin Perëndimor, projekti për ndërtim dhe rehabilitim të rrugëve lokale, projekti për reformat në bujqësi, projekti për reformat pensionale dhe projekti për përkrahje të zhvillimit të arsimit dhe shëndetësisë.