18/05/2024
12.2 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 1788

Jovanovska: Popullata në Maqedoni nuk dëshiron të punojë ,kur të papunët thirren për intervistim, ata nuk paraqiten

0

Drejtorja e Agjencisë për punësim, Biljana Jovanovska, në koherencën e sotme deklaroi se pajtohet me qëndrimin e Bankës Botërore se popullata në Maqedoni nuk dëshiron të punojë dhe nuk kërkon punë.

Jovanovska njoftoi se momentalisht të papunësuar në vend janë rreth 190.000 persona.

“Ballafaqohemi me probleme kur punëdhënësi kërkon fuqi punëtore. Kemi situata kur personat e ftuar të cilët janë paraqitur si të papunësuar nuk vijnë në Agjencinë për punësim, për shkak se nuk është e obligueshme, përkatësisht nuk janë të obliguar me ligj të vinë”, tha Jovanovska.

Ajo gjithashtu shtoi se nga të gjithë të papunësuarit që të cilët thirren, vinë vetëm 30%, të cilët gjysma prej tyre shkojnë në intervistë tek punëdhënësit, ndërsa ata që shkojnë në intervistë, nuk i pranojnë kushtet, përkatësish nuk ju konvenon pozita, ndrimi dhe paga.

Jovanovska gjithashtu vuri në dukje se Agjencia për punësim përballet me problemin e mosbesimit të punëkërkuesve për arsye se punëdhënësit të cilët janë të detyruar me ligj të bëjnë shpallje, kanë gjetur më parë person për atë pozitë, ndërsa kur personat që kërkojnë punë i kontaktojnë, ata ju thonë se vendi i punës është zënë.

“Punojmë në këtë problem të krijohet një besim mes gjithë pjesëmarrësve në procesin e punësimit ku të gjithë duhet të jenë të sinqertë, edhe ne si Agjenci dhe punëdhënësit edhe personat që kërkojnë punë, për shkak se me të vërtetë duan të punësohen”, tha Jovanvoska.

Jovanvoska në konferencën e sotme theksoi se plani për vetëpunësim për vitin 2018 ka kaluar me sukses, përkatësisht me masat janë punësuar rreth 6500 persona prej të cilëve 53% janë të ri deri në moshën 29 vjeçare.

BDI në Zhelinë: Konsensualisht zgjodhëm komandantin e UÇK-së në krye të Kuvendit

0

Bashkimi Demokratik për Integrim në kuadër të fushatës zgjedhore presidenciale ka qëndruar në Komunën e Zhelinës ku qytetarëve të kësaj komune ju bë thirrje që të votojnë pa hezitim për të ardhmen e tyre më të sigurt, një e ardhme që do ju sigurojë mirëqenie ekonomike, arsim cilësor, shëndetësi , stabilitet dhe prosperitet, vazhdimin e proceseve euro-integruese dhe kjo do të mund të arrihet vetëm nëse votohet kandidati konsensual.

Shefi i shtabit zgjedhor në nivel qendror të BDI-së, Izet Mexhiti, tha se janë për Republikë konsensuale, për Republikë ku shqiptarët do të determinojnë kah do të lëviz qeveria ashtu siç ndodhi para 2 viteve ku që nuk shkoj me VMRO-DPMNE, por me LSDM-në duke thyer parimin fituese me fituesin me të vetmen arsye që ky shtet të ndërroj emrin, dhe të jetë anëtare e 30-të e NATO-s dhe të jetë afër Evropës.

“Këto janë parakushte për stabilitet politik që nënkupton edhe për stabilitet ekonomik, për investime të huaja, për hapjen e perspektivave të reja sjelljen e vlerave evropiane në vendin tonë dhe jo të shkojnë të rinjtë nga vendi. Kjo është politika dhe vizioni i Ali Ahmetit për ta parandaluar ikjen e të rinjve dhe për të krijuar kushte më të mira në vendin tonë,” u shprehë Mexhiti.

Ndër të tjerash shefi i shtabit Mexhiti u shprehë se në bazë të analizave president shqiptarë vetëm me votat e shqiptarëve nuk mund të ngadhënjej, as kryetar Kuvendi në Maqedoninë e Veriut, por mund ‘bëhet me politikën e Ali Ahmetit dhe me parimin e konsensualitetit.

“Nëse dikush sot thotë se e kam rëndë të votoj kandidatin maqedonas duke patur kandidatin shqiptarë nuk e kanë patur hiç më lehtë deputetët maqedonas të cilët votuan për koncept, votuan për Talat Xhaferin ish komandant i UÇK-së të jetë në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Me postin e Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi e udhëheq një mënyrë dinjitoze me gjithë kryetarët e përparshëm me këtë tregojmë se nuk jemi për akrobacione politike, pa u pjekur mirë, pa e zhvilluar këtë ende duke mos demonstruar mirë se ne shqiptarët dimë të udhëheqim me poste të rëndësishëm ta lëmë këtë pozitë dhe të vrapojmë pas presidentit të Maqedonisë së Veriut. Këtu është ide se kjo politik nëpërmjet konsensualiteti në se arritëm të bëjmë kryetar Kuvendi do ti arrijmë qëllimet tona pasi në të ardhmen në rast se nuk do ta marrim Kryetarin e Kuvendit mund ta kemi Kryeministrin ose Presidentin e vendit me të cilin mund të udhëheq një shqiptarë në Maqedoninë e Veriut,” përfundoi Mexhiti.

Carovska: Sigurojmë qasje të barabartë të fëmijëve romë në kopshte

0

Përfshirja e romëve në arsimin parashkollor dhe në procesin arsimor dhe krijimi i kushteve për punësim ishte tema e forumit të sotëm “Sfidat dhe mundësitë për fëmijët dhe të rinjtë romë”, si pjesë e projektit rajonal “Mundësi arsimore të rritura për nxënësit dhe të rinjtë romë në Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”, në të cilën fjalim mbajti ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska.

Forumi në të cilin morën pjesë përfaqësuesit e institucioneve shtetërore dhe organizatat qytetare është organizuar nga Fondi arsimor rom (REF), Shoqata e qytetarëve “Romaverzitas”, Asociacioni për zhvillim demokratik të romëve “Dielli” dhe Qendra rome e resurseve.

Ministrja Carovska theksoi se Ministria e Punës dhe Politikës Soiciale ka bërë freski të sistemit, sepse të gjitha reformat të cilat i realizojmë kanë të bëjnë më së shumti me qytetarët e varfër.

“Vetëm 30 për qind e fëmijëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë përfshirë në arsimin parashkollor përkatësisht ajo do të thotë edhe numër më i vogël i fëmijëve të përfshirë romë prej 21, për qind. Për atë, vendosëm ta rrisim kapacitetin e pranimit të fëmijëve romë në kopshte, përderisa e respektojmë kapitalin tonë njerëzor si shtet. Të gjtihë fëmijët romë, në mënyrë sistematike, do të përfshihen në kopshtet dhe ajo do të financohet nga shteti. Ky është fillim i shkëlqyeshëm për arsimin sistematik, për çka kemi përkrahje të tërësishme nga të gjithë faktorët kyç në shtet dhe jemi ndjekur nga bashkësia ndërkombëtare”, tha Carovska.Ajo edhe njëherë u bëri thirrje deputetëve ta votojnë reformën sociale sepse me atë përfundimisht, shteti do të transferojë para deri te më të varfërit.

Në ngjarje folën edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Petar Atanasov, Ana Matevska, koordinuesi i projektit të Romaverzitas dhe Rexhep Ali Çupi përfaqësues i Fondit arsimor rom. sa/

Bejta:Tani kemi një histori të re dhe kemi kandidatin e përbashkët

0

Bashkimi Demokratik për Integrim, dega në Gostivar, ka vijuar fushatën zgjedhore në ditën e 11, duke vizutar dhe takuar banorët e Balindollit dhe Debreshit.

I shoqëruar nga anëtarët e Shtabit Komunal Zgjedhor, nënkryetari i BDI-së njëherit dhe Kryetar dege,  z. Nevzat Bejta, informoi të pranishmit rreth zgjedhjeve presidenciale dhe kandidaturave pjesëmarrëse në garë.

Duke foluar për kandidatin e përbashkët dhe konsensual, Bejta potencoi që: “Ishte lartëpamësia, përvoja e madhe në politikë, durimi, sakrifica dhe mençuria e liderit të BDI-së, z. Ali Ahmeti që proceset të arrijnë deri në këtë shkallë.

“Në vitin 2001 bëri Marrëveshjen e Ohrit, në vitin 2019 dha kontribut të jashtëzakonshëm për arritjen e Marrëveshjes së Prespës. U ndërrua Kushtetua dhe Marrëveshja e Ohrit hyri në preambulë. Ishte vendosmëria e Ali Ahmetit që të arrihet deri këtu. Këto Marrëveshje janë arritur me përkrahjen e faktorit ndërkombëtar. Marrëveshjet garantohen dhe fuqizohen kur pas tyre qëndron faktori ndëkombëtar. Tani kemi një histori të re dhe kemi kandidatin e përbashkët”, tha Bejta, duke shtuar që tani është koha të punohet për rritjen e standartit dhe zhvillimit ekonomik, me çka do të mundësohet kthimi i njerëzve nga shtetet e perëndimit.

“U miratua ligji për flamurin, ligji i gjuhëve, ligji për legalizimin e universitetit të Tetovës. U formua Universiteti në Shkup, kemi kryeparlamentarin shqiptar, kryetarin e Federatës së Futbollit një shqiptar. Pra, u kthyen tabutë dhe shumë shpejt do të kemi edhe Kryeministër shqiptar, po edhe President nëse do kemi ndryshim të ligjit. Ishte një proces i gjatë dhe plot mundime të arrijmë deri këtu. Tani shtetet anëtare të NATO-s po ratifikojnë protokollin për inkuadrim të RMV-së në NATO. Me Presidentin e ri me qëndrime pro – evropiane, do të presim fillimin e bisedimeve për në BE”, tha Bejta, duke shtuar që destruktiviteti i partive politike opozitare, nuk do të mund ta ndalon perspektivën e vendit drejt NATO-s dhe BE-së.

Drejtori i BPP Bardhyl Nasufi qëndron në Tashkent të Uzbekistanit për forumin “Prokurimi & zbatimi i projekteve publike infrastrukturore”

0

– Nga 10 deri më 13 prill, në Tashkent të Uzbekistanit është duke u mbajtur Forumi i pesëmbëdhjetë për prokurim publik, integritet dhe transparencë për rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore, i organizuar nga Banka Botërore, BERZH, Banka Aziatike dhe Islamike për Zhvillim, BEI dhe OECD, në bashkëpunim me Qeverinë e vendit nikoqir.

 

Tema e Forumit të këtij viti është “Prokurimi dhe zbatimi i projekteve publike infrastrukturore”. Në këtë Forum marrin pjesë përfaqësues nga 24 vende, duke përfshirë këtu Byronë e Prokurimit Publik, që përfaqëson Republikën e Maqedonisë së Veriut e që këtë herë vendi në Tashkent përfaqësohet nga drejtori i Byrosë për prokurime publike z. Bardhyl Nasufi.

Forumi për herë të parë është mbajtur në vitin 2005 me iniciativën e Bankës Botërore dhe prej atëherë është shëndërruar në ngjarje vjetore që synon të promovojë bashkëpunim rajonal dhe botëror në fushën e prokurimit publik dhe mundësimin e shkëmbimit të përvojave mes pjesëmarrësve mbi tema të ndryshme nga fusha e prokurimit publik.

Ndryshe, Republika e Maqedonisë së Veriut ishte nikoqir i këtij Forumi në vitin 2013.

Akademi Koncertale në Tetovë, “30 vite krenari- 30 vite Elita 5”

0

Shoqëria Kulturore Artistike “Xheladin Zeqiri” dhe Komuna e Tetovës në kuadër të agjendës kulturore “70 vite Xheladin Zeqiri” organizojnë Akademi koncertale për legjendarët Elita 5 dhe veprës së tyre 30 vjeçare të cilën si të rinj e filluan karrierën në këtë shoqëri!

“Nderojmë ambasadorët e kulturës shqiptare pikërisht kētu në Tetovën e tyre!
Këngët e këtij grupi që lan nishan në trashëgiminë kulturore të qytetit tonë do të interpretohen nga anëtarët dhe të rinjtë e SHKASH ‘Xheladin Zeqiri’-Tetovë! Ju mirëpresim!” thuhet në njoftimin e SHKASH “Xheladin Zeqiri”.

Akademia do të mbahet sonte (e premte) me fillim në ora 19:00 në Qendrën për kulturë –Tetovë.

Kryetari i PDSH-se takim në shtabin e qytetit të Shkupit

0

Kryetari i PDSH-se dje takoi shtabin e qytetit te Shkupit ku u analizua puna rreth fushatës së deritanishme për zgjedhjet presidenciale.
Në këtë takim, siç citojnë nga partia mes kryetarit Menduh Thaçi dhe shtabit të qytetit të Shkupit u vendos që të mbahet Tubim të shtunën (13 prill 2019) me fillim në orën 19:30 në sheshin “SKENDERBEU” në Shkup.

Karvan edukativ i KSHZ-së për të drejtën e votës të qytetarëve

0

Në prag të Zgjedhjeve Presidenciale 2019, dhe me qëllim edukimin e votuesve, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve organizon karvan edukativ dhe informativ në kuadër të fushatës “Votë pas vote” në komunat më të mëdha të vendit. Karvani gjatë javës i vizitoi Velesin, Shtipin, Koçanin, Kavadarin, Prilepin, Manastirin, Tetovën, Gostivarin, Ohrin, Strugën, Vevçanin dhe disa komuna në Shkup.

Gjatë kohës së karvanit një numër i madh i qytetarëve erdhën me qëllim që të njihen me të drejtat e tyre të votimit, mënyrën dhe rëndësinë e realizimit të drejtës së votës, si dhe ndalesat në vendvotimet. Kjo qasje e KSHZ-së është për shkak të përpjekjeve të Komisionit që në fushatë të realizohet një komunikim i drejtpërdrejtë me votuesit, përmes së cilit i përcjellin informatat kryesore deri tek ata.

Gjatë karvanit shpërndahen edhe materiale edukative. Çdo qytetar mund të njihet me të drejtat e tyre dhe me vizitën e mediave zyrtare sociale të KSHZ-së dhe atë faqja në Fejsbuk https://www.facebook.com/drzavna.izborna.komisija/ dhe profili në Tuiter: https://twitter.com/izbori_mk, por edhe në ueb faqen zyrtare në http://www.sec.mk/.

Për më shumë informata, qytetarët mund të paraqiten në linjën telefonike falas 0800 555 444.

(video) Skandali i ri i Jean-Claude Juncker pothuajse ndezi Presidentin Ruanda dhe gruan e tij

0

Jean-Claude Juncker, 65 vjeç, president i Komisionit Europian, nxiti një skandal të ri javën e kaluar. Gjatë kremtimit të gjenocidit në të cilin u vranë 800,000 njerëz, Juncker pothuajse e dogji zonjën e parë të Ruandës, Jeanette Kagame, 56 vjeç dhe bashkëshortin e saj, Paul Kagame, 61 vjeç. Juncker dhe pjesëmarrësit e tjerë morën pishtarë që ndezën simbolikisht ato. Juncker pastaj u kthye për të dorëzuar pishtarin për asistent dhe gati dogji presidentin dhe gruan e tij. Për fat të mirë, ata arritën të largohe në momentin e fundit, shkruan “Daily Mail”.

Kamerat kohët e fundit kanë regjistruar gjithnjë e më shumë  sjelljen e pazakontë të Presidentit të Komisionit Evropian. Në korrik të vitit të kaluar u shfaqën pamjet e regjistruara para një darkë pune e cila solli së bashku liderët e samitit të NATO-s.

Pamjet tregojnë Juncker që mezi mban një ekuilibër dhe të pranishmit e ndihmojnë atë të qëndrojë në këmbë. Juncker më vonë tha se nuk ishte i dehur, por u kap nga irakianët. Pastaj, në tetor të atij viti, ajo imitonte Kryeministrin britanik Theresa Maj dhe kërcente në skenë.

Gjithashtu në dhjetor të vitit të kaluar, Juncker hodhi letër në dysheme, preku flokët e një gruaje  dhe e puthi.

Në shkurt të këtij viti, në mes të fjalës, ai u shfaq me telefon celular. Gruaja e tij e thirri atë, kështu Juncker arsyetoi veten se duhet të përgjigjej.

Reka nga takimet në Veles dhe Jabollçishtë: Më 21 prill dëshmoni se nuk jeni statistikë

0

Kandidati për president, Prof. Blerim Reka, mbrëm vazhdoi fushatën e tij në Veles dhe në fshtatin
Jablloçishtë të poshtme dhe të epërme, ku u takua me qytetarë.


Gjatë takimeve, Prof. Blerim Reka, me qytetarët diskutoi për korrupsionin, nepotimzmin dhe krimin e
organizuar si shkak për humbjen e besimit të qytetarëve në shtetin dhe shpërnguljet masive.


“Vetëm sundimi i ligjit në një Republikë të vërtetë do çrrënjosë qeverisjen e oligarkëve dhe do të kthejë
qeverisjen bazuar në llogaridhënie. Fati i këtij populli, nuk mund të mbetet peng i fatit të një individi po
kushdo qoftë ai”, u shprehë Reka.