05/05/2024
18.1 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 1794

Bisedë me drejtorin e dorëhequr të Ansamblit shqiptar: I dhamë fund tendencave që selia e Ansamblit të zhvendoset në Tetovë

0

Shkruan: Albion Memeti

Ende pa u formuar si duhet, Ansamblin shtetëror shqiptar po e përcjellin turbulenca në funksionimin e tij. Shkaku i këtyre turbulencave, para disa ditëve është dorëhequr drejtori i Ansamblit, prof.dr. Fatos Lumani. Gazeta Lajm ka zhvilluar një bisedë të shkurtër me profesor Lumanin, për detaje shtesë lidhur me shkaqet që sollën deri te dorëheqja e tij.

Cili është shkaku i vërtetë për dorëheqjen tuaj, a është e vërtetë që një nga shkaqet është tendenca që selia e Ansamblit të jetë në Tetovë e jo në Shkup?

– Me marrjen e sallës së Shtëpisë së Armatës për prova dhe koncerte, ne i dhamë fund tendencave (nëse ka pasur të tilla) që selia e Ansamblit të zhvendoset në Tetovë. Gjithashtu vlen që të theksohet se Ansamblit i është ndarë një sipërfaqe e mjaftueshme për zyra në ish objektin e Ministrisë së Ekologjisë (te RTVM-ja). Ky sukses i Ansamblit është arritur me shumë përpjekje dhe sakrificë. Ndoshta zgjidhja nuk është ideale, por është e mjaftueshme për një fillim të mbarë të institucionit. -Nga ana tjetër alternativat që na u ofruan ishin fatale për një institucion të ri. Asnjëherë nuk do e degradoja pozitën e Ansamblit Shtetëror, duke e vendosur në një objekt “lagjeje”, ku rekonstruimi mund të zgjaste me vite, dhe asnjëherë nuk do kishte sallë për mbajtjen e koncerteve. Si pasojë e kësaj, Ansambli do të zhvendoseshte nga objekti në objekt, dhe detyrimisht pas një kohe lodhjeje institucionale (ndoshta) do gjente vendin në Pallatin e Kulturës në Tetovë, si vend më i afërt me Shkupin, dhe që i plotëson kushtet e një institucioni. Dhe në këtë pikpamje do ishte një humbje për të gjithë shqiptarët e RMV-së, të cilët aspiratat e tyre në realizimin e vetvetes përveç mërgatës duhet ti shohin në Shkup. Qytet ku duhet të ngrihen institucione të shëndosha ku ne do të realizohemi plotësisht dhe profesionalisht. Pra nëse e shohim kështu, pozita (vendi) i drejtorit u ndërrua me vendin e Shtëpisë së Armatës, një ujdi dhe fund i kënaqshëm për të gjithë. Nga ana tjetër, deri më sot unë si drejtor nuk kam pasur asnjë vërejtje zyrtare për mbarëvajtjen e institucionit. Duke e ditur se pozita Drejtor i Ansamblit është pozitë politike, dhe si e tillë nuk mund të funksionojë pa përkrahjen e politikës ditore në këtë vend, është dashur që tmë bëhej me dije( pse jo dhe në mënyrë jozyrtare) që jam i padëshirueshëm nga subjekti politik. Unë pa mëdyshje dhe pa bujë mediatike do kisha dhënë dorëheqjen time nga ky post, kurse nga ana tjetër veprimi fshehtas për ndërrimin tim pa paralajmërim ngjall keqardhje dhe dyshim(ndoshta dhe kur nuk duhet të ketë të tillë).

Ministria e financave ka miratuar vetëm gjysmën e punësimeve në krahasim me vendimin qeveritar. A mundet një Ansambël shtetëror të funksionojë me një numër aq të vogël?

Mospërkrahja e plotë politike e Ansamblit u pa ndër të tjerat dhe te punësimet, ku ndryshe nga institucionet tjera kulturore të sferës së muzikës (Opera Maqedonase, Filharmonia Maqedonase dhe Ansambli Tanec), institucione të cilat edhe pse kanë një administratë dhe ekip të konsoliduar ndër vite, morën punësime aq sa dëshiruan. Ansambli për dallim nga këto institucione mori më pak se gjysmën. Duke ju rikthyer thelbit të pyetjes suaj se nëse mundemi te funksionohet edhe me më pak se gjysëm ekipi? Përgjigjja ime është: Padyshim se po, biles mund të funksionojmë dhe me më pak se aq; mundemi të funksionojmë edhe pa sallë koncertesh, pa sallë provash, me rrymë dhe nxemje të kufizuar, me ujë me orar të caktuar dhe jokualitativ dhe shumë e shumë më pak kushte se na janë ofruar deri tani. Shpëtimin nga e gjithë kjo situatë e palakmueshme unë e shoh në ndërrimin e qasjes sonë ndaj vetvetes. Njëherë e mirë na duhet që të dalim nga mentaliteti i refugjatit që i kemi imponuar vetvetes, me qëllim që dhe pala tjetër t`na trajtojë si qënje të barabarta njerëzore.

Në vazhdim ju sjellim edhe sqarimin e detajuar të profesor Lumanit për shkaqet e dorëheqjes së tij. Ky sqarim përmban edhe rezultatet dhe aktivitete që janë realizuar në këtë fazë, deri sa ai ka qenë drejtues i Ansamblit:

Të nderuar dashamirë të Artit dhe Kulturës!
-Duke marrë shkas nga një iniciativë të mbërrirë në Ministrinë e Kulturës nga subjekti politik të cilit i takon posti i Ansambit Shtetëror Shqiptar, Ministria e Kulturës së RMV-së, ka marrë iniciativë për shkarkimin tim nga posti i drejtorit të Ansamblit Shtetëror Shqiptar.
-Duke dashur të shkurtoj procedurat e shkarkimit tim, jap dorëheqje nga ky post.
Në tekstin e mëposhtëm me vija të shkurtra përmbledh disa nga punët të cilat janë realizuar në mandatin tim një vjeçar:
Raport mbi aktivitetet e deritanishme të Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Shqiptare në Republikën e Maqedonisë
Qeveria e Republikës së Maqedonisë- Ministria e Kulturës, në bazë të nenit 24 paragrafit 1 të Ligjit për Kulturë, ka miratuar Vendimin nr.44-2705/1 nga 06.03.2018, për themelimin e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Shqiptare në Republikën e Maqedonisë dhe ky institucion do të merret dhe do të afirmojë vlerat e folklorit shqiptar, traditën dhe kulturën, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit, si edhe do të nxisë rininë që të kultivojë dhe të praktikojë folklorin.
• Vendimi për themelimin e Ansamblit me nr.44-2705/1 të datës 06.03.2018;
• Shkresën nga Ministria e Kulturës për dorëzim të Vendimit 08-2780/1 të datës 12.03.2018.
Ministria e Kulturës, në bazë të nenit 55 paragrafit 1 të Ligjit për organizim dhe punë të organeve shtetërore, ka miratuar Vendimin nr.43-5230/1 nga 27.04.2018, me të cilën ka emëruar kryetarin dhe anëtarët e Bordit Drejtues të Ansamblit.
• Vendim për emërim të anëtarëve të Bordit Drejtues, nr.43-5230/1 ,27.04.2018;
Gjithashtu, Ministria e Kulturës ka emëruar si ushtrues detyre Fatos Lumanin, me mandat deri në konstituimin e institucionit nacional.
• Vendim për emërim të Drejtorit të institucionit nacional Fatos Lumani, 43-4474/1, 18.04.2018;
Ministria e Kulturës, në bazë të nenit 55 pika 1 të ligjit për organizim dhe punë të organeve shtetërore, ka miratuar Vendimin nr.43-5885/1 të datës 07.05.2018 për emërimin e anëtarit të Bordit Drejtues si përfaqësues i komunës.
• Vendim për emërim të Mustafa Imerit si anëtar i Bordit Drejtues si përfaqësues i komunës, 43-5885/1 të datës 07.05.2018.
Institucioni Nacional Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe, si një organizatë jofitimprurëse në fushën e kulturës – në kategorinë e institucionit nacional, duke ndjekur procedurën ligjore, ka pregatitur tekstin e konsoliduar të Statutit me shkresë përcjellëse në datë 11.05.2018 është dërguar në Ministrinë e kulturës për të marrë Vendimin për dhënie të pëlqimit.
• Statuti i Institucioni Nacional Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe në RM Shkup, 11.06.2018.
• Shkresë përcjellëse nga Institucioni Nacional Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe në RM Shkup drejtuar Ministrisë, data 11.05.2018;
Vendimi për dhënie të pëlqimit për Statutin e Institucioni Nacional Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe në RM Shkup, është marrë në datën 18.06.2018 me nr.52-6578/4.
• Vendimi për dhënie të pëlqimit për Statutin e Institucioni Nacional Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe në RM Shkup, me nr.52-6578/4, 18.06.2018;
• Shkresë nga Ministria e Kulturës për dorëzim të Vendimit 08-2780/1 të datës 18.06.2018;
Institucioni Nacional Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe për të finalizuar procedurën e regjistrimit pranë Regjistrit Qendror të R.M, ka hasur në nevojën për paraqitjen e adresës së selisë, përkatësisht hapësirë afariste, e cila do të jetë edhe selia zyrtare e institucionit, ku do të realizojë veprimtarinë dhe të gjithë aktivitetet përkatëse të parashikuara me Statutin e institucionit.
Për shkak se Ansambli ka përjetuar probleme në procedurën e regjistrimit në Rregjistrin Qendror dhe adresa e paraqitur “rr.Xhon Kenedi nr. bb Shkup” nuk është pranuar nga sistemi i Regjistrit Qendror, me arsyetim se nuk është në përputhje me Ligjin për përcaktimin e emrave të rrugëve, busteve dhe tjera.
Për këtë qëllim jemi drejtuar dhe kemi parashtruar kërkesë pranë Komunës së Çairit, që të na mundësojë një zyrë ose hapësirë në kuadër të objektit të Komunës, ku formalisht do të jetë e vendosur selia e Institucioni Nacional Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe.
• Kërkesë drejtuar Komunës së Çairit , 28.06.2018;
Përgjigje e kërkesës me nr.26-1421/2 të 28.06.2018 përfshin një pjesë ku thuhet se Komuna merr përsipër që të nënshkruaj një parakontratë, ku do t’i përcaktojë hollësisht kushtet e palëve nënshkruese, deri në momentin që do të nënshkruhet Kontrata kryesore për shfrytëzimin e hapësirës afariste.
• Përgjigje kërkesës nr.26-142/2 04.07.2018;
Deri në ditën e sotme, Institucioni Nacional Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe nuk ka nënshkruar Parakontratë, e as Kontratë lidhur me shkresën në fjalë.
Përmes korespodencës telefonike nga Komuna kemi qënë të informuar që kemi të drejtë të shfrytëzojmë adresën aktuale të komunës, respektivisht “rr.Bulevar Hristijan Todorovski Karposh Çair nr.5” dhe në ndërkohë do të nënshkruhej parakontrata, kurse pas regjistrimit formal edhe kontata për shfrytëzim të hapësirave afariste.
Institucioni Nacional Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe, me këmbëngulje ka vazhduar t’i ndërmarrë hapat e rradhës dhe ka bërë të pamundurën për të arritur qëllimin final. Andaj ka pregaditur dokumentacionin e kërkuar dhe me korespodencë zyrtare është ngritur procedura për ndryshim të Vendimit për themelim dhe kerkesë për dhënie të pëlqimit për ndryshim të Statutit.
• Shkresa për ndryshim të statutit me dokumentet përcjellëse me datë pranimi nga Ministria e Kulturës më 05.07.2018;
Pritja në heshtje, për procedurën e ndërmarrë është përfunduar në muajin Shtator, ku dhe Institucioni Nacional Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe, me korespodnecë oficiale është informuar për epilogun e kërkësës tonë.
• Vendimi për ndryshimin e Vendimit për themelim të ansamblit , 29.08.2018 nr.44-7228/1;
• Shkresë nga Ministria e Kulturës për dorëzim të Vendimit 52-1207/1 të datës 06.09.2018;
• Vendim për dhënie të pëlqimit për Vendimin për ndryshim të Statutit nr.52-10249/1 të datës 06.09.2018;
• Shkresë nga Ministria e Kulturës për dorëzim të Vendimit për pëlqim të Statutit nr.10249/2 06.09.2018;
Institucioni Nacional Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe, pas kompletimit të dokumentacionit ka parashturar kërkesë për regjistrim pranë Regjistrit Qendror në 07.09.2018 dhe është miratuar ne datën 24.09.2018.
• Ekstrakt nga Rregjistri Qendror;
Në fillim të punës së Ansamblit Drejtori refuzoi kategorikisht objektin e Partizanit, duke e cilësuar që nuk ka kushte dhe në të njëjtën kohë si hapësirë jo e denjë për një institucion reprezent të tillë. Duke mos patur asnjë zgjidhje tjetër ate se ku në realitet do te jenë të vendosura hapësirat afariste të Institucioni Nacional Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe, Drejtori me shkresë ka kërkuar nga Ministria e mbrojtjes që të vendosen në Shtëpinë e Armatës.
• Shkresë drejtuar Ministrisë për mbrojtje nr.09-5754/1, 25.09.2018;
Lidhur me këtë shkresë Ministria e Mbrojtjes, me korespodencë zyrtare ka informuar Ansamblin se nuk kanë hapësira të lira, të cilat mund t’i shfrytëzojë ansambli.
Minsitria e Kulturës, duke vepruar në bazë të Vendimit për themelim të Institucioni Nacional Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe, dhe duke ndjekur procedurat për emërim të Drejtorit të institucionit, Ministria ka hapur Konkurs për emërim, por i njëjti është përfunduar pa epilog me shpjegim se nuk ka kandindat që i plotëson kushtet (edhe pse të gjitha kushtet u plotësuan nga ana e Drejtorit F.Lumani për mandat 4 vjeçar).
Përsëri Ministria e Kulturës me Vendim ka emëruar përsëri Fatos Lumanin si ushtrues detyre në afat prej 6 muaj duke filluar nga data 27.09.2018.
• Vendim për emërim të Fatos Lumanit si ushtrues detyre Drejtor i Ansamblit nr.3-11121/1 te datës 27.09.2018.
Institucioni Nacional Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe edhe një herë me shkresë zyrtare është drejtuar tek Komuna e Çairit për të kërkuar hapësira afariste dhe për nënshkrim të Kontratës së paralajmëruar nga vetë Komuna.
Shkresa drejtuar komunës së Çairit të datës 09.10.2018.
Drejtori i Ansamblit, ne bazë të Statutit ka pregatitur Aktin për sistematizim dhe përshkrim te vendeve të punës dhe të njëjtën e ka dorëzuar tek Bordi Drejtues për miratim.
Për punën në fjalë është kërkuar nga Minstria e Informatikës miratim, i cili është marrë në datën 20.11.2018.(pelqim i Ministrisë për Informatikë si dhe mendimi pozitiv për planin e punësimeve).
Drejtori I Ansamblit ka përpiluar Propozim planin për punesim për vitin 2019 dhe të njëjtën e ka dorëzuar në ministritë përkatese për të hyrë në procedurë.
Pasi u kryen te gjitha procedurat, morrëm pëlqim nga Ministria e Financave vetëm shumë më pak se gjysma e punësimeve të kërkuara dhe të miratuara me konkluzë Qeverie. Për të qënë situata dhe më absurde, pëlqimi për punësimin Ministria e Financave e lëshojnë ditën e shpalljes së zgjedhjeve presidenciale (qëllimshëm apo jo) që Ansambli mos të ketë kohë që të shpallë konkurs pranimi të anëtarëve të rinj.
Drejtori i institucionit për shkak se akoma nuk ka punëtor me marrëdhënie të rregullt pune, është drejtuar në Ministrinë e Kulturës për të marrë miratim për angazhim të 10 përsonave me kontratë në vepër.
Miratimi është marrë në datën 09.01.2019.
Drejtori i Ansamblit me shkresë zyrtare eshte drejtuar deri tek Ministria e Kulturës dhe Qeveria (përsëri) e RM-së, me kerkesë për te shfrytëzuar objektin e Armates se RM ose objektin e Filharmonise te RM.
Bashkangjitur:
Kerkese drejtuar Ministrisë së Kulturës 14.01.2019
Kërkesë drejtuar Qeverisë më datë 14.01.2019.
Për keto shkresa fillimisht u morr përgjigje negative dhe pas një insistimi të madh (për të tretën herë), u lejuan hapësira në objektin e RTV-m dhe Salla e Shtëpisë së Armatës në Shkup, e cila do të përdoret për prova dhe për koncerte nga ana e Ansamblit. Kjo ishte dhe fitore e madhe për institucionin tonë, pasi që institucioni jonë do ketë më ne fund në shfrytëzim sallë për prova dhe koncerte.
BUXHETI I MIRATUAR NGA MINISTRIA E KULTURËS
Ansambli shteteror I Këngëve dhe valleve shqipe në RM Shkup, edhe pse prej dites së regjistrimit ka patur në dispozicion vetëm 4 muaj, ka pregatitur Planin vjetor për punë për 2018 dhe të njëjtën e ka dorëzuar në Ministrinë e Kulturës për miratim.
Bashkangjitur: Programa e punësimeve dhe Plani financiar për 2018, me shkresë përcjellëse me datë pranimi në Ministrinë e Kulturës 6.10.2018.
Ministria e Kulturës ka miratuar buxhetin në vlerë prej 13.195.000 denarë, eshte lidhur kontrata për finasim te Institucijonit nga Ministria, me vlerën e lartëpërmendur në datën 23.11.2018.
Bashkangjitur: Kontrata nr. 17-11727/15 te 23.11.2018.
PROKURIME PUBLIKE TE REALIZUARA (Tenderimet)
Bazuar në Kontratën dhe në kuadër të Ligjit për kulturë, Ansambli ka hapur procedurë për prokurime publike dhe ate si në vijim:
1. Për pajisje me dy lloje të veshjeve tradicionale. Ky projekt eshte I realizuar në tërësi.
2. Për paisje me mjete për zërim,mikseta, mikrofon e tjera. Proekti i realizuar në tërësi.
3. Për paisje me 8 kompjutere, 2 laptop, tablet dhe nje fotoaparat. Proekt I realizuar ne teresi.
4. Për paisje me instrumete. Ky proekt nuk është i realizuar, për shkak se nuk ka pasur asnjë ofertë, pasi vlera e instrumeteve në tërësi ka qenë më e lartë se vlera e ofruar.
PROJEKTE TE REALIZURA
1.Ansambli ka realizuar me sukses proektin për Gala koncertin e 28 Nentorit. Për këtë proekt kanë qënë të angazhuar Solistë, Orkestra së bashku me Shkëlzen Dolin, valltarë, janë punuar 2 koereografi, dhe është pregaditur material propagandues.
2.Ansambli ka parashtruar kërkesë për punësim me kontratë në vepër të 7 personave. Për kete qëllim kanë qenë të angazhuar 7 persona me kontratë në vepër .
3.Me Planin për punë për 2019 janë të parashikuara një numër I madh I projekteve, ndër të cilat: organizim I kocerteve në Maqedoni dhe jashtë shtetit, kompletimi I një studioje të sofistikuar, paisje me instrumete, veshje, investime të shumëllojta për mbarëvajtjen e punës në institucion.
Sa I përket Planit vjetor për 2018, mund te vlersohet se eshte realizuar në tërësi, duke marrë parasysh se kemi patur në dispozicion vetëm tremujorin e fundit të vitit 2018.
AKTIVITETE TË REALIZUARA PËR TREMUJORIN E PARË TË VITIT 2019
1. Nga Ministria e finanacave është marrë përgjigje pozitive për punesimin e 37 pesonave për të cilat janë sigururar mjete finaciare.
Bashkangjitur : Shkresa e ministrisë për Kulturë 18-1138/4 data 07.02.2019;
2. Është dorëzuar Programi vjetor për punë të Ansamblit për vitin 2019; për Programën vjetore akoma nuk ka vendim final për nënshkrim të kontratës;
3. Ansambli është drejtuar edhe në Qeveri për sigurimin e objektit në Shtëpinë e Armatës, ku do të jetë i vendosur Ansambli dhe për kete qëllim herën e parë është marrë përgjigje negative nga Ministria e mbrojtjes dhe me vonë, Qeveria në mbledhjen e 125 ka marrë vendim që Ansambli të shfrytëzojë një pjesë të objektit të Ministrisë së mjedisit dhe planifikimit hapësinor, kurse Ministria e mbrojtjes të mundesojë që Ansambli ushtrimet të mund t’i realizojë në Shtëpinë e Armatës.
4. Ansambli shtetëror ka bërë disa ankesa në lidhje me Konkursin vjetor për finasim te projekteve, ku për nje pjesë të projekteve jemi tërhjekur.
5. Ansambli shtëteror ka bërë disa ankesa për Programën vjetore të investimeve, për të cilat akoma nuk ka asnjë përgjigje
6. Gjithashtu, në afat te parashikuar deri në 15.03.2019 . Ansambli ka organizuar mbledhjen e Bordit drejtues, ku janë miratuar vendimet për ndryshim të Statutit për ndryshimin e emrit te Institucionit dhe janë miratuar Llogaria vjetore, Raporti finaciar dhe Raporti i punës për vitin 2018. Ndryshimi i Statutit është realizuar edhe në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Pavarsisht obstruksioneve dhe neglizhencën e institucioneve(dhe individëve) të caktuara ne arritëm që Ansamblin ta sjellim deri këtu: NË PRAG TË PRANIMIT TË KUADRIT PROFESIONAL.
Një rrugë e gjatë dhe e vështirë për të krijuar një institucion ktë mirëfilltë kulturor nga hiçi.
Punët e mira bëhën me miq. Në këtë rrugëtim pata rastin të bindem se në mesin tanë ka njerëz të mirë dhe të ndershëm të cilët me të gjithë energjitë e tyre pa kurfarë interesi më ndihmuan në konstituimin e këtij institucioni.
Falenderoj përzemërsisht Bordin Drejtues, Ansamblet dhe Shoqërite Kulturore-Artistike shqiptare, Afrim Farizin, Avokaten Semra Lamçe Hoxha, Tair Hanin i cili mundësoi marrjen e sallës së Shtëpisë së Armatës për nevojat e Ansamblit, Nora Aliti, Gazmend Sejfulin, Qefali Havziun, profesorinArtan F. Ibershimi si dhe mikun tim dhe dashamirin e artit dhe kulturës Shqiptare z.Bejtulla Ademi.
Me respekt Prof.Dr.Fatos Lumani

MSHIA vendosi veglën për paraqitje të presioneve gjatë kohës së fushatës zgjedhore

0

Të punësuar në Administratën publike prej sot do të mund të paraqesin presion eventual në vendin e punës gjatë fushatës vijuese të zgjedhjeve presidenciale në veglën që ka bërë publike Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA). Paraqitja do të jetë anonime, por nëse dikush dëshiron mund t’i lë të dhënat personale të cilat do të mbrohen konform Ligjit për mbrojtje të të dhënave personale.

Këtë sot e ka deklaruar ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë Damjan Mançevski, i cili ka porositur se nuk do të ketë presione, shantazhe dhe keqpërdorime të të punësuarve në administratë publike dhe ka shtuar se Qeveria punon me përkushtim në reformimin e administratës e cila siç tha, “do të jetë profesionale dhe në shërbim të qytetarëve”.

“Vendosja e veglës ka për qëllim të shërbejë si mbrojtje të administratë në rast të presioneve. Ata do të mund në një vend të paraqesin keqpërdorime dhe presione. MSHIA këtë e ka bërë edhe gjatë kohës së fushatës së referendumit”, ka thënë Mançevski dhe ka shtuar se të gjitha fletëparaqitjet e arritura do të përcillen deri te organet kompetente për veprim të mëtejshëm.

Ai ka shtuar se ky është edhe një mekanizmat të cilat MSHIA i ka ndërmarrë për profesionalizim të plotë në administratën publike dhe ka shtuar se poashtu finalizohet edhe ligji për shërbim të lartë udhëheqës, ku janë caktuar kritere të larta dhe standarde për bartësit e pozicioneve të larta.

Në pyetjen nëse në koalicionin qeveritar ka ujdi për qëndrimet e zëvendës drejtorëve në institucione dhe Ndërmarrjet publike, Mançevski është përgjigjur se ligji i ri nuk parashikon zëvendës, qe 20 ditë është në Regjistrin e vetëm elektronik kombëtar dhe për të duhet të ketë një debat të gjerë me qëllim të sillet zgjidhja më e mirë e mundshme. Ai ka paralajmëruar debat publik në Kuvend, por edhe debat publik me ekspertë dy muajt e ardhshëm me qëllim në mënyrë më transparente të mbyllen të gjitha çështjet e hapura lidhur me këtë vendim ligjor.

Mançevski ka shtuar se nëse gjatë debatit dëshmohet se ekziston nevojë reale zëvendës drejtorët të mbeten në institucione dhe Ndërmarrjet publike, atëherë ekziston mundësia të përfshihet në ligj.

KASAMI: PSP-JA TË VAZHDOJ ME PUNË DERI NË ZBARDHJEN E RASTEVE

0

Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami sot realizoi një takim me kryeministrin Zoran Zaev, temë e takimit ishte Prokuroria Speciale Publike (PSP). Pas takimit Kasami deklaroi se Lëvizja BESA është për vazhdimin e mandatit të PSP-së dhe atë deri në përmbylljen e të gjitha rasteve.

“Sot i përcollëm kryeministrit qëndrimin tonë. Ne si Lëvizje BESA e përkrahim funksionimin e PSP me gjithë kapacitetin e saj, këtu dua të ngrit faktin e vlefshmërisë së përgjimet, dhe ti përmbyllë të gjitha lëndët që dalin nga përgjimet. I dhamë propozimet tona, komfor marrëveshjes, që amendamentet të jenë zgjidhje. Synojmë që bombat të përdoret si dëshmi dhe indice”, tha Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA. /Alsat-m

Xhaferi: Apel për fushatë zgjedhore demokratike

0

“Interes i shtetit dhe i qytetarit është që zgjedhjet të jenë të qeta dhe të lira. Apeloj qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të dalin më zgjedhje, ndërsa partive që të mbajnë llogari për vokabularin e tyre dhe për fushatë pozitive”, deklaroi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Zhbogar: Është rëndësi të madhe që PSP-ja të vazhdojë me ndjekjen e atyre të cilët janë përgjegjës

0

Prokuroria Speciale Publike (PSP) dukshëm kontribuoi drejtë vendosjes së sërishme të përgjegjësisë dhe drejtë luftës kundër mosndëshkimit. Me rëndësi shumë të madhe është që PSP-ja të vazhdojë me ndjekjen e atyre të cilët janë përgjegjës, të kryesve, dhe këtë e bën në mënyrë profesionale dhe të pavarur, thotë në deklaratën me shkrim shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriu, Samoel Zhbogar.

Bashkimi Evropian, siç thekson ai, i ndjek nga afër përgatitjet për ndryshimin e Ligjit për Prokurori Publike, të cilat kanë për qëllim që ta përfshijnë funksionimin e PSP-së si pjesë përbërëse e Prokurorisë Publike.

“Na kujtohet që PSP-ja ishte vendosur nga partitë kryesore politike përmes Marrëveshjes së Përzhinos, me qëllim që të sigurohet marrja e përgjegjësisë për përgjimet e paligjshme të komunikimeve, si dhe përmbajtja e të njëjtave”, thotë Zhbogar.

Thekson se nga afër i kanë ndjekur diskutimet për draft-ligjin, të cilat zhvilloheshin mes Qeverisë dhe partisë kryesore opozitare.

“I inkurajojmë të gjitha partitë politike dhe anëtarët e respektuar të Kuvendit që pozitivisht ta marrin parasysh miratimin e ligjit. Këtë do t’ia thotë qytetarëve, si dhe bashkësisë ndërkombëtare, përkushtimin për konfirmimin e përgjegjësisë për të gjitha veprat penale, veçanërisht për korrupsionin në nivel të lartë dhe keqpërdorimin e forcës, por edhe në përforcimin e sundimit të së drejtës në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu, do të kontribuojë drejtë përmbushjes së dëshirës së qytetarëve për shoqëri korrekte, e bazuar në rregulla, që në fakt është thelbi i procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian”, thekson Zhbogar në deklaratën në lidhje me ndryshimet e Ligjit për prokurori publike. fc/

Fejsbuku ndaloi racizmin e të bardhëve

0

Fejsbuku ndaloi mbështetjen dhe përfaqësimin e racizmit të të bardhëve dhe separatizmit në plaftomat e veta me çfarë i ka përforcuar përpjekjet në luftën kundër gjuhës së urrejtjes.

Politika e re hynë në fuqi javën e ardhshme, publikoi rrjeti social.

Fejsbuku, Tuiteri dhe Jutjub janë nën presion që t’i largojnë përmbajtjet me racizëm dhe neonacizëm nga platformat e tyre.

Si përgjigje, Fejsbuku i ka përforcuar grupet për mbikëqyrje të përmbajtjes dhe pezulloi faqe të cilat përdoren për promovimin dhe organizimin e tubimeve të grupeve raciste të të bardhëve.

“Gjatë tre muajve të kaluar bisedimet me anëtarët e shoqërisë civile dhe ekspertëve për marrëdhënie ndërracore mbarë botën na konfirmuan se nacionalizimi i të bardhëve dhe separatizmi nuk mund të ndahet nga racizmi dhe grupeve të organizuara të cilat nxisin urrejte”, publikuan nga kompania.

Anija e rrëmbyer me emigrantë mbërriti në Maltë në shoqërim të Armatës

0

Anija që mbrëmë ishte ndërmarrë nga emigrantët në afërsi të bregut të Libisë sot ka mbërritur në Maltë në shoqërim të Armatës së Maltës, e cila e ktheu kontrollin mbi anijen.

Pas mbërritjes në Maltë policia ka arrestuar katër emigrantë nën dyshim se e kanë organizar anijen e rrëmbyer.

Më shumë se njëqind emigrantë mbrëmë kanë rrëmbyer një anije kargo që ka tentuar t’i shpëtojë në afërsi të bregut të Libisë, duke kërkuar nga ekuipazi t’i transportojë deri në Maltë. Supozohet se emigrantët kanë vendosur ta rrëmbejnë anijen pasi ekuipazhi i ka bërë të ditur se do t’i kthejnë mbrapa në Libi.

Ky ësht rasti i parë që emigrantët të rrëmbejnë anije.

Fjalori i ri i shtangët i kandidatit Pendarovski: formulë e garantuar për dështim

0

Prandaj, pothuajse gjithmonë fiton oratori i cili me virtyt, guxim dhe dinjitet ka qëndruar besnik ndaj principeve të tij, e jo ato „dredhacak“ politik të cilët, të udhëhequr nga interesa përdhese dhe llukrative, përkulen përpara parave dhe fuqisë, në vend se përpara Të drejtës dhe Drejtësisë.

Siç po afrohet fillimi zyrtar i fushatës parazgjedhore për zgjedhjet vijuese presidenciale, ashtu ajo po bëhet gjithnjë e më e nxehtë dhe më e fëlliqur – duke i involvuar madje edhe jetët private anëtarëve të familjeve më të ngushta të kandidatëve dhe duke e problematizuar kapacitetin e tyre për kryerjen e funksionit. Në vazhdim do të japim një vështrim kritik të kandidaturës se protagonistit qeveritar Stevo Pendarovski, nga një aspekt profesional retorik, duke e kontekstualizuar atë nëpër rregullat e pashkruara të cilat vlejnë në oratorinë deliberative bashkëkohore.

Natofundamentalizmi si kornizë unike politike
Pendarovski (i lindur në v. 1963 n Shkup) për herë të parë u bë i njohur për opinionin gjatë konfliktit të armatosur të vitit 2001, si zëdhënës i atëhershëm i ri, karizmatik dhe elokuent i Ministrisë së punëve të brendshme, i cili në bazë ditore i kumtonte numrat e „çerdheve të neutralizuara të mitralozëve të UÇK-së terroriste“ nga ana e forcave të armatosura maqedonase. Më pas shërbente si këshilltar në kabinetet e dy presidentëve të Maqedonisë Boris Trajkovskit dhe Branko Cërvenkovskit, ndërsa në një mandat ishte edhe në pozitën kryetar i Komisionit shtetëror zgjedhor. Nga viti 2008 fillon kariera e tij e profesoresorit një universitet privat, kryesisht në programe studimore në lëminë e sigurisë ndërkombëtare, terrorizmit dhe politikës botërore. Në vitin 2014, në zgjedhjet e pesta me rradhe presidenciale, ai ishte kandidat i LSDM-së – me përkrahje nga deputetët e tyre të atëhershëm në kuvend – dhe humbi bindshëm në raundin e dytë nga kryetari aktual në largim prof. d-r Gjorgje Ivanov, me afro 400.000 vota të fituara – pothuajse 135.000 më pak se Ivanovi.

Në skenën politike të Maqedonisë Pendarovski është i njohur si një prej propaguesve dhe lobistëve më të mëdhenj të ideologjisë së NATO-s dhe apologjet skolastik i të ashtuquajturës Shkollë real-politike në politikën e jashtme të ShBA-ve. Vlen si ithtar i globalizmit dhe imperializmit amerikan dhe përkrahës i anëtarësimit të shtetit tonë në këtë aleancë militare – me çdo kusht, madje edhe përmes ndryshimit ilegal të emrit kushtetues, në kundërshtim me vullnetin e popullit të shprehur në Referendumin (2018), i cili nuk e fitoi censusin minimal për sukses të nevojshëm sipas kushtetutës.

Kandidatët duhet të jenë njerëz të ndershëm dhe të nderuar
Fjala „kandidat“ rrjedh nga e drejta publike Romake. Për nga etimologjia e saj nga toga e bardhë (lat. toga candida), e cila ka qenë e zbardhur qëllimisht me ndihmë të tymit helmues nga sulfuri, e të cilën e ka veshur kandidati në zgjedhje për funksion të lartë magjistrati, në vendet publike dhe në Forumin, gjatë fushatës parazgjedhore. Pas saj ai është veçuar nga qytetarët e tjerë romakë dhe në atë mënyrë është bërë i dukshëm në masën e popullit. Por, nga ana tjetër, ngjyra e bardhë ka aluduar ndaj faktit se qytetari i nominuar është pa asnjë njollë, respektivisht pa njollë të zezë në karrierën e tij, do të thotë se është „njeri i pastër dhe i ndershëm“. Por, a mund ta themi këtë për të ashtuquajturin kandidat konsenzual presidencial të qeverisë – Stevo Pendarovskin?

Njollat e „togës së bardhë“ të Pendarovskit

Në karrierën e tij politike – e cila, nga pikëpamja faktografike, është më tepër burokrate-konsultuese, se sa burrështetase – do të mbahen mend disa njolla të cilat duhet të jenë të theksuara në kontekst të elaborimit të besueshmërisë dhe karakterit të tij si „politikan kolerik “ socialdemokrat në hije:

(1) Ai sot është kandidat i përbashkët i qeverisë së udhëhequr nga pakica, respektivisht i koalicionit LSD dhe BDI, më saktësisht i atyre kundër të cilëve zellshëm luftonte në vitin 2001 – kriminelëve të amnistuar të luftës për të ashtuquajturit Raste të Hagës;

(2) Pas të ashtuquajturit Revolucion i larmë, në 2016, u zgjodh si deputet në Kuvendin e Maqedonisë, por më pas – pa kurrfarë respekti ndaj votuesve të cilët e kanë votuar që të jetë zëdhënës i tyre dhe i zgjedhur i popullit në parlamentin – në mënyrë të qetë dhe pa zhurmë u transferua në Qeverinë e kryeministrit Zoran Zaev – si Koordinator nacional për përgatitje të vendit për anëtarësim në NATO-traktatin;

Aprovimi i heshtur i zaevizmit pendarovskin do ta kushtojë shtrenjtë në zgjedhjet
(3) Në këto zgjedhje presidenciale të gjashta me rradhë, Pendarovski, qartë me lejen e tij paraprake, në mënyrë të koordinuar është i kandiduar nga LSD dhe BDI, edhe pse paraprakisht partia më e madhe qeverisëse shpalli Konkurs të brendshëm për paraqitje të kandidatëve – e cila më pas në mënyrë shpërfillëse e vetë-anuloi, duke treguar mungesë të kulturës elementare politike dhe duke i hequr qafe kandidatët e tjerë potencialë të cilët besonin në mënyrë naive në qëllimet gjoja të sinqerta dhe në kapacitetin kinse demokratik të kësaj klike qeverisëse.(4) Në mënyrë plotësuese, vlen të përmendet se gjatë deklaratave të tij publike për emrin jo edhe aq të largëta, Pendarovski e vuri veten e tij në një pozitë tejet të palakmueshme – duke e ndryshuar në mënyrë drastike kursin politik, apo të ashtuquajturin qëndrim të pastër të cilin e përfaqësonte për më tepër se një dekadë. Dhe ashtu, ai në një intervistë për TV 24 Vesti, në cilësinë e përfaqësuesit të opozitës së atëhershme, shprehet në mënyrë të prerë: „Emri nuk mund të ndryshohet pa konsenzus shtetëror. Jo partiak, jo qeveritar, jo etnik – por konsenzus mbarështetëror! Ajo do të thotë se të gjitha palët relevante, qeveria dhe opozita, shqiptarë dhe maqedonas – të gjithë duhet të pajtohemi rreth asaj se cila është vija e kuqe e Republikës së Maqedonisë. Unë pohoj se kjo çështje ka proporcione kaq të mëdha dhe na prek apsolutisht të gjithëve që jetojmë në këtë vend, sa që legjitimiteti të cilin partia qeverisëse e ka fituar në zgjedhje nuk mjafton… A e dini se sa njerëz duhet të votojnë në atë referendum obligativ?… Unë jam për arritjen e konsenzusit. Megjithatë, për atë se çfarë përmbajtje do të ketë ai kompromis, nuk mund të vendosë vetëm një njeri! Do të thotë, njerëzit këtu janë pajtuar për shtesën gjeografike. Kë kanë pyetur? Kush i ka autorizuar? Kush u ka dhënë të drejtën të merren vesh për shtesë gjeografike?“ (cit. mbyll.)

Politikani mendon për zgjedhjet e ardhshme, ndërsa burrështetasi – për gjeneratat e ardhshme
Një parafrazim i ish kryeministrit britanik Vinston Çerçil në mënyrë të shkëlqyeshme do të na paraqesë thelbin e asaj që dëshirojmë ta potencojmë rreth jokonzistencës dhe diskrepancës midis fjalëve të shqiptuara dhe veprave të bëra nga protagonisti ynë Pendarovski: „Njeriu mbetet sundues i asaj që do ta heshtë, por bëhet shërbëtor i asaj që do ta thojë“! Deri më tani, së paku në disa raste, Pendarovski është i kapur në vepër se si në mënyrë flagrante e gënjen opinionin apo – të përdorim eufemizëm – se nuk e tregon të Vërtetën. Teoreticientja politike Hana Arent, duke folur për gënjeshtrën moderne politike, thotë se ajo i drejtohet opinionit laik vendor, e ka të bëjë me gjëra përgjithësisht të njohura të cilat heshten apo shtrembërohen, e në vend të tyre plasohen të vërteta të rafinuara gjysmake. Kjo, në shumicën e rasteve bëhet përmes mjeteve të informimit publik dhe mas-medieve – jo rrallëherë duke e ofenduar inteligjencën mesatare të dëgjuesve/shikuesve, si dhe mendimin logjik të gjykimit të shëndoshë (common sense).

Sot, për këto pesona publikë punojnë PR-ekipe të tëra profesionale dhe agjenci të ushtruara reklamuese të cilat e ndërtojnë imazhin për ta, dhe përmes organizimit të një sëre të solemniteteve, kremtimeve, ngjarjeve kinse „spontane“ etj. – por, edhe përmes krijimit të problemeve fiktive të cilat faktikisht nuk ekzistojnë, ndërkaq personi imazhi i të cilit ndërtohet gjoja duhet ti zgjidhë – arrihet që ai të perceptohet kinse si i dërguar/ profet, respektivisht si „heroi i kohës sonë“.

Nëpërmjet metodave të përpunuara të psikologjisë sociale, propagandës dhe marketingut politik – ku vend të posaçëm kanë botët partiakë në rrjetet sociale, lajmet e rreme, emisionet e porositura televizive dhe „gazetarët e paguar të fabrikës“ – gjithçka hyn në zonën e përhitur të karakterit përrallor-sfidues të retorikës deliberative. Prandaj, duke i analizuar në mënyrë profesionale shfaqjet publike të kandidatit Pendarovski, e kemi të domosdoshme të paralajmërojmë se ato i ngjasojnë këngës së sirenave e cila edhe pse tingëllon ëmbël për veshin, në vete mund të fshehë rrezik të madh për ardhmërinë e Republikës – posaçërisht përmes vendosjes në fronin e qeverisjes totale koalicionin aktual qeverisës, pa asçfarë sistemi institucional të „frenave dhe drejtpeshimit“ (checks and balances).

Virtyti është thelbësor për reputacionin dhe zërin e mirë të oratorit politik
Deliberativiteti, i cili vlen si përcjellëse e parë e demokracisë, definohet si diskutim jo-autokratik i një grupi të njerëzve dhe udhëheqësve të tyre për çështje të rëndësishme dhe sjellje të vendimeve (decision making), në funksion të ndryshimit të politikës publike për shkak të realizimit të së mirës së përbashkët, respektivisht të interesave më të gjera shoqërore (res publica = “e mirë e përgjithshme / çështje publike“). Aristoteli, në veprën e tij të njohur Retorika, thotë se ekzistojnë tre lloje kryesore të oratorisë: (1) Retorikë gjyqësore, apo e ashtuquajtur gojëtari forenzike; (2) Retorikë politike apo e ashtuquajtur gojëtari deliberative; dhe (3) Retorikë e rastit, apo e ashtuquajtur gojëtari epideiktike. Për dallim prej dy llojeve tjera, kur bëhet fjalë për oratorinë politike apo të quajtur ndryshe edhe oratori simbuletike, ajo, parësisht, e nënkupton elementin moral, respektivisht elementin etik (ethos), ka të bëjë me ardhmërinë, kriterin të cilin e respekton është dobia, argumentim dominues është shembulli personal, ndërsa qëllimi final është këshillimi dhe udhëheqja e popullit.

Qëllimi parësor i oratorit të mirë politik është që dejtimi i tij ndaj audiencës të bazohet të forcën e argumenteve dhe integritetit personal, e jo autoritetin e fuqisë apo pozitën ose fuqinë momentale shoqërore – të tij apo të shokëve të tij partiakë. Mirëpo, është e pakontestueshme se procesi i ndërtimit të urave të besimit ndaj votuesve dhe elektoratit është i gjatë, posaçërisht nëse i keni ndryshuar deklaratat për çështje kruciale për shtetin dhe identitetin – varësisht nga rrethanat dhe konstelacionet.

Sepse, në fund të fundit, ne nuk i dëgjojmë fjalët, por Njeriun i cili flet! Prandaj, pothuajse gjithmonë fiton oratori i cili me virtyt, guxim dhe dinjitet ka qëndruar besnik ndaj principeve të tij, e jo ato „dredhacak“ politik të cilët, të udhëhequr nga interesa përdhese dhe llukrative, përkulen përpara parave dhe fuqisë, në vend se përpara Të drejtës dhe Drejtësisë.

d-r Dimitar Apasiev

Konferencë “Ndërtim i sistemit të vlerës dhe të sigurisë: kusht për integrim në NATO”

0

“Ndërtim i sistemit të vlerës dhe të sigurisë: kusht për integrim në NATO” është tema e konferencës, e cila sot do të mbahet në amfiteatrin e ASHAM-it.

Në hapjen e konferencës do të ketë fjalim zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Në kuadër të pjesës hyrëse dedikuar integrimit në NATO dhe efektet për Republikën e Maqedonisë së Veriut, fjalime do të kenë edhe kryetari i ASHAM-it, Taki Fiti, ish-presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq dhe ambasadori i Francës, Kristijan Timonie. fb/

Zgjedhja e menaxhereve më të suksesshme për vitin 2018

0

Zgjedhja e dhjetë grave më të suksesshme menaxhere do të mbahet sonte në Shkup.

Agjencia “Marili” për të 23-ën herë me radhë do t’i ndajë shpërblimet për menaxheret më të suksesshme për vitin 2018. Këtë vit manifestimi po mbahet nën kryesimin e ministres së Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

Në zgjedhjen e këtij viti në top 10 menaxheret më të suksesshme, siç informon agjencia “Marili” është edhe gruaja e parë kolonele, komandante e Qendrës Ushtarake-Mjekësore – Shkup, Irena Mineva.

Laureatët tjerë janë nga sektori privat, nga kompani nga sfera dhe veprimtari të ndryshme dhe shumë shpesh janë të rekomanduar nga kolegët dhe partnerët e tyre afaristë.

Laureate të këtij viti janë: Daniella Ademovska, pronare dhe menaxhere e përgjithshme në Double Tree by Hilton – Shkup, Natasha Angellovska, menaxhere e përgjithshme e Trodat-Tromak-Shkup, Maja Acevski, menaxhere për prodhim dhe menaxhere ekzekutive e “Zllateks” – Shkup, Ivana Gjorgievska Matevska, drejtoreshë operative e HASELT – Shkup, Marija Sekulovska Mitrevska, menaxhere e përgjithshme e “Baga Food” – Manastir, Daniella Karadakov, drejtoreshë e Biznes akademisë Smilevski – Shkup, Jasna Azhievska Petrusheva, drejtoreshë ekzekutive administrative e Kombinatit të mermerit SHA Prilep – Prilep, Viktoria Rafajllovska, menaxhere e përgjithshme e “Viktorija Bob SHPK” – Gostivar dhe Nina Sherifovska, drejtoreshë ekzekutive e “Park rezidens”-Shkup dhe 10 Irena Mineva, kolonele-komandante e Qendrës Ushtarake-Mjekësore – Shkup, ARM.

Është paralajmëruar që laureatët e këtij viti t’i përshëndetë Zorica Apostollska, ministre pa dikaster përgjegjëse për Investimet e Huaja në Qeveri.

Ky manifestim e afirmon gruan në biznes si menaxhere e suksesshme dhe e konfirmon zhvillimin e menaxhmentit të grave në këtë traditë të gjatë, ndërsa njëkohësisht paraqet edhe nxitje për gjeneratat e reja të grave të arsimuara.

Agjencia “Marili” edhe këtë vit për herë të pestë do ta organizojë ditën tematike “Dama-po-Shëndeti dhe bukuria në funksion të gruas bashkëkohore”.

Dita tematike nën sloganin “Dama-po-Donon” do të mbahet më 30 mars në Shtëpinë e ARM-së dhe këtë vit ka karakter humanitar. Mjetet nga secila biletë e blerë për ditën tematike do të ndahen për Entin Special në Demir Kapi, që mbështetet nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe ministrja Milla Carovska.

Në kuadër të ditës tematike janë planifikuar një numër i madh i ligjëratave nga mjekësia, farmacia, dermatologjia, kozmetologjia, ushqimi i shëndetshëm, prindërimi, si dhe punëtori për karrierë, zhvillim personal dhe biznes-psikologji. Në këtë ngjarje do të mbahen edhe debate për stilin modern të jetës dhe transformim i gruas përmes modës .fc/