18/05/2024
16.5 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 1794

Deskoska: Do të dërgojmë porosi serioze nëse mundësojmë funksionim të përhershëm të PSP-së

0

Ministrja e Drejtësisë, Renata Trenevska-Deskoska para raundit të sotëm të ri të negociatave për Ligjin për prokurorinë publike me të cilin duhet të zgjidhet statusi i ardhshëm i Prokurorisë Speciale Publike deklaroi se mund të pritet përparim nëse përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së janë të gatshëm t’i respektojnë rekomandimet e komunitetit ndërkombëtar, por nëse mbeten në qëndrimet e veta, atëherë nuk sheh shpresë se diçka e posaçme do të ndodhte.

Ajo në deklaratë për mediemet, dhënë para konferencës “Angazhim i përbashkët për arritje më të mira në gjyqësi” edhe njëherë përsëriti se nuk dakordohet me atë se duhet të përfundojë misioni dhe puna e PSP-së, por se si shtet do të dërgojmë porosi serioze nëse mundësojmë funksionim të përhershëm të PSP-së.

“Rekomandimet të cilat i morëm janë shumë të qarta dhe janë bërë publikisht se atë që do ta vlerësojë komuniteti ndërkombëtar, do ta vlerësojë si hap pozitiv, por edhe si vendosshmëri në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, është dërgimi i sinjalit se asnjë qeveri nuk duhet të frikësohet nga lufta kundër korrupsionit sepse secili lloj i veprimit të paligjshëm në suaza të cilës do qeveri duhet të jetë i ndëshkuar me organizim të prokurorisë publike e cila do t’i ndjekë kryesit e korrupsionit të lartë. Në ligjin tonë është vendosur si Prokurori speciale publike e cila do t’i ruajë kapacitetet dhe do t’i fitojë kompetencat dhe garancat e zgjeruarapër veprimin e vet të ardhshëm”, deklaroi Deskoska.

Ajo shtoi se do të bëjnë përpjekje që të arrihet shumicë prej dy të tretave në Kuvend për votimin e këtij ligji.

“Është çështje e grupeve të deputetëve dhe partive politike nëse do të duan t’u bashkangjiten proceseve eurointegruese apo prioritetin do ta vendosin në mbrojtjen e krimit në radhët e veta”, deklaroi Deksoska.

Edhe gjykatësja Margarita Caca Nikollovska konsideron se PSP duhet të vazhdojë të punojë në drejtim të përcaktimit të asaj çka ka qenë krim dhe të asaj çka nuk ka qenë krim.

“Nuk mund të pranojmë situata deri dje materialet e përgjuara të jenë një nga dëshmitë, ndërsa tani përnjëherë të sjellim vendim që ato dëshmi duhet të lihen anash”, deklaroi gjykatësja Caca Nikollovska.

Posaçërisht është me rëndësi, sipas saj, cili do organ që do të veprojë, të implementohen standardet e procedurës së drejtë. ab/

Mici:E vlerësojmë Akademija Pandev, por dihet se kush është kampioni

0

Java e 26-të në LPFM rezervon derbin mes liderit të renditjes, Shkëndija dhe ndjekësit Akademija Pandev, që do të zhbvillohet në stadiumin “Mlladost” në Strumicë, të mërkurën, me fillim prej orës 15:30 minuta.
“Është ndeshje e radhës që si të gjithë ndeshjet e tjera ka vlerën e tre pikëve. Skuadrën e Akademija Pandev duhet vlerësuar për pozitën që ka, por kampionët dhe ekipi më i mirë jemi ne, kështu që pres të marrim tre pikë dhe të vazhdojmë rrugën drejt titullit”, ka deklaruar mbrojtësi nga Shqipëria, Gledi Mici.
Shkëndija udhëheq tabelën me 56 pikë (në 25 javë), 11 më shumë se A.Pandev, që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

LPFMV, java e 26-të
(e mërkurë, ora 15:30)
Renova-Shkupi
Rabotnicki-Bellasica
Sileks-Makedonija GJP
Pobeda-Vardar
A.Pandev-Shkëndija
Renditja:Shkëndija 56, Vardar 48, A.Pandev 45 (-1), Renova 33, Shkupi 33, Rabotnicki 32, Makedonija GJP 30, Sileks 24, Bellasica 22, Pobeda 18 (-1) pikë.

Reka: Përshëndetje Shkupi im, Shkupi i Hasan Prishtinës dhe Nënë Terezës (Video)

0

Kandidati për president, Blerim Reka, në konventën e mbrëmshme në Sheshin Skënderbeu, ka kërkuar nga shqiptarët të mos bien në ndikimin e atyre që mundohen t’i bindin që ende nuk ka ardhur koha të votojnë për vetveten.
“Kjo është besëlidhja aq e munguar nga Shkupi i Hasan Prishtinës dhe Nënë Terezës”, ka thënë mes tjerash Reka, duke shtuar se po shkruhet një histori e re dhe se po lidhet besa për Republikën.
“Mos lejoni që me votën tuaj të largoni edhe të rinjtë e fundit idealistë që ende besojnë në idenë shqiptare. Votoni kundër korrupsionit, nepotizmit dhe drejtësisë selektive. Por sidomos, votoni kundër aksham pazareve me votën tuaj nga patriotët tenderistë”, ka porositur Reka.

https://www.facebook.com/pr.blerimreka/videos/273389603603520/?t=0

Rasti “Talir” i PSP-së është shtyrë për më 16 prill

0

Gjykimi për lëndën “Talir” të prokurorisë Speciale Publike në të cilën të akuzuar janë Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski dhe Mile Janakieski të cilët ngarkohen për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar” dhe “larje parash”, si dhe Ilia Dimovski dhe Leko RIstoski të akuzuar vetëm për veprën “larje parash” është shtyrë për më 16 prill. Për veprën e njejtë, si subjekt juridik me aktakuzën është përfshirë edhe partia VMRO-DPMNE.

Avokatët e të akuzuarve kërkuan nga gjykatësi Osman Shabani ta shtyjë seancën me arsyetimin se me PSP-në janë dakorduar t’u dorëzojnë CD me dëshmi verbale të dëshmitarëve sipas të cilave edhe do ta përgatisnin mbrojtjen.

Në fillim të gjykimit të sotëm, prokurorja Lençe Ristovska kërkoi nga gjykata ta ndajë procedurën për të akuzuarin Nikolla Gruevski i cili ndodhet në arrati, me qëllim të, siç tha, zhvillimit të papenguar të procesit.

Sipas aktakuzës, ata në mënyrë joligjore morën së paku 4,6 milionë euro për partinë, e më pas organizuan që paratë të paguhen në xhiro-llogari të partisë përmes fletëpagesave nga njerëz të ndryshëm. ab/

Integrimi gjinor në parlament në qendër të seminarit të mbështetur nga OSBE në Shkup

0

Sot në Shkup u mbajt seminari njëditor për vlerësimin gjinor, i përkrahur nga OSBE, i cili u fokusua në mënyrat për përforcimin e pjesëmarrjes së grave në parlament.

 

Në seminar morën pjesë rreth 30 pjesëmarrës, përfshi deputetë nga Komisioni parlamentar për Mundësi të Barabarta ndërmjet Grave dhe Burrave, nga Klubi Parlamentar i Grave, si dhe nga stafi tjetër i parlamentit. Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim të ngushtë me Institutin Demokratik Kombëtar (NDI).

 

“Barazia gjinore nuk ka të bëjë thjesht me numrin e grave dhe burrave të përfaqësuar, por gjithashtu ka të bëjë me ndjeshmërinë gjinore gjatë hartimit të ligjeve, mbikëqyrjen  e përgjegjësisë gjinore të politikave dhe praktikave të Shërbimit të Parlamentit,” tha Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Clemens Koja.

 

Deputetja Daniela Rangelova, kryetare e Komisionit parlamentar për Mundësi të Barabarta ndërmjet Grave dhe Burrave, tha: “Parlamenti po ndërmerr aktivitete të rëndësishme në lidhje me fuqizimin e gruas dhe krijimin e mekanizmave efikase institucionale gjinore, si dhe lidhur me politikat publike në vend.”

 

“Ky seminar na ofroi njohuri të reja dhe do të na udhëzojë lidhur me aktivitetet e ardhshme që do të ndërmerren. Tani është e qartë se ekziston nevojë për një qasje më sistematike në lidhje me integrimin gjinor në parlamentin tonë. Ne presim me padurim të punojmë me OSBE-në për sfidat e identifikuara gjatë diskutimit të sotëm.”

 

Misioni do të analizojë të dhënat e mbledhura gjatë punëtorisë për vlerësimin gjinor dhe do të përgatisë një raport të detajuar me një plan veprimi që do t’i dërgohet parlamentit për shqyrtim.

Një grua humbi jetën në aksidentin në autostradën Tetovë-Gostivar

0

Në përplasjen e dy automjeteve në traun e pikës së pagesës në autostradën Tetovë-Gostivar në mëngjes humbi jetën një grua 51-vjeçare nga Kërçova, informoi Sektori i Punëve të Brendshme – Tetovë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:45.

“Në pikën e pagesës që është në afërsi të Tetovës midis dy kabinave ndodhi një aksident rrugor mes dy automjeteve. “Mercedes” me targa të Ohrit i drejtuar nga një grua 51-vjeçare, banore e Kërçovës dhe “folsvagen tuareg” me targa të Dibrës i drejtuar nga një 37-vjeçar, banor i qytetit. Për shkak të përplasjes së dy automjeteve në vend jetën e ka humbur gruaja nga Kërçova e cila ka qenë vetëm në automjet”, deklaroi Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB-së Tetovë.

Shoferi i automjetit tjetër, si dhe tre bashkudhëtarë prej 32, 36 dhe 62 vjet kanë marrë lëndime të ndryshme trupore dhe janë transferuar në spitalin e Klinikës së Tetovës.

“Për shkak të seriozitetit të lëndimeve të gjithë janë mbajtur për mbikëqyrje në spital”, tha Josifovski.

Kontroll në vendin e ngjarjes kanë bërë nëpunësit e SPB-së në Tetovë dhe prokuroria publike. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i gruas është dorëzuar për autopsi. Policia filloi hetimin për caktimin e arsyeve për aksidentin. aa/mp/

Aktivizohet shtabi i degës së PDSH-së në Tetovë

0

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, bashkë me anëtarët e Shtabit Qendror të partisë për zgjedhjet presidenciale, mbajti mbledhje me shtabin e degës së PDSH-së në Tetovë.

Në mbledhje, siç thuhet në kumtesën e PDSH-së, u bisedua për çështjet organizative, aktivitetet dhe strategjinë e punës së degës së PDSH-së Tetovë gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale.

Informojmë se takime të tilla, Kryetari i PDSH-së, bashkë me Shtabin Qendror të partisë do të mbajë me të gjitha degët dhe shtabet e degëve tē Partisë Demokratike Shqiptare. shk/

Në Qeveri takim Zaev – Cipras

0

Në Qeveri në vijim janë bisedat e kryeministrit Zoran Zaev dhe kryeministrit grek Aleksis Cipras i cili sot po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Cipras paraprakisht u prit para Qeverisë së Zaevit dhe ministrat qeveritarë. Për shkak të vonesës së aeroplanit me të cilin arritën Ciprasi dhe dhjetë ministra të cilët e shoqërojnë, ceremonia e pritjes është shkurtuar.

Dy kryeministrat gjatë ardhjes së Ciprasit në Qeveri u përshëndetën me gazetarët dhe i bënë disa fotografi selfi ndërsa më pas u drejtuan nga godina e Qeverisë.

Vizitën zyrtare të Ciprasit në Maqedoninë e Veriut, e para e një kryeministri grek, e ndjekin 100 gazetarë të akredituar, prej të cilëve rreth 40 nga Greqia.

Vizita e Ciprasit e cila nga mediat dhe analistët e dy vendeve vlerësohet si historike do të transmetohet drejtpërdrejtë nga televizionet kombëtare të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, përshirë arritjen në aeroport, pritjen solemne para Qeverisë, seancën ndërqeveritare, pres konferencën e përbashkët të kryeministrave dhe forumin e biznesit.

Pas takimit tet-a-tet bisedimet Zaev- Cipras dhe takimi ndërqeveritar, dy kryeministrat do të mbajnë pres konferencë të përbashkët.

Kryeministri grek do të ketë takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.

Pasdite do të mbahet Forum biznesi në të cilin fjalime do të mbajnë dy kryeministrat.

Në delegacionin që do ta shoqërojë Ciprasin gjatë vizitës në Shkup, krahas ministrave të Qeverisë, janë edhe më shumë se njëqind përfaqësues të kompanive të mëdha dhe të mesme të interesuara për investime në vend. shk/

Doktorantët e UT-së realizuan puntori në lëndën Metodologjia e hulumtimit shkencor

0

Studentët e ciklit të tretë në Universitetin e Tetovës, më 30 mars 2018, realizuan një punëtori në kuadër të lëndës Metodologjia e hulumtimit shkencor, të cilën e ligjëron Prof. Dr. Vullnet Ameti, Rektori i Universitetit të Tetovës.
Gjatë mbajtjes së punëtorisë, studentët nën udhëheqjen e mësimdhënësve të fushave specifike shkencore, u përkrahën për realizimin e aktiviteteve të tyre në kuadër të grupeve të punës me këto tematika që ndërlidhen me hapat e përpilimit të projektit ideor të hulumtimit, si: ngritja e tezës; struktura e tezës; llojet e punimeve; qëllimi i hulumtimit; problemi i hulumtimit; hipotezat; mostra; metodat; rezultatet; citimet; fusnotat; literatura; etika metodologjike; roli i mentorit; shkrimi akademik dhe drejtshkrimi.
Punëtoria me doktorantët e gjeneratës 2018/2019 edhe këtë vit u realizua në 6 grupe, ku studentët në veçanti patën mundësi që të fitojnë njohuri shtesë nga udhëheqësit e grupeve rreth përpilimit të disertacionit të doktoraturës, me qëllim që planifikimi dhe ecuria e një studimi të realizohet me matje dhe analiza përkatëse shkencore, duke respektuar të gjithë hapat e caktuar për arritjen e qëllimeve shkencore.

Drejtoresha rajonale e UNDP-së për vizitë dyditore në Shkup

0

Mirjana Spolariq Eger, ndihmës administratore e UNDP-së dhe drejtoresh e Byrosë Rajonale për Evropën dhe Unionin e shteteve të pavarura, nesër dhe pasnesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare dyditore në vend.

Gjatë qëndrimit, Eger do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev dhe me zëvendëskryetarin e Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani.

Proceset për integrim në BE, reformat aktuale në institucionet shtetërore kyçe, krijimi i vendeve të punës, përfshirja e personave me aftësi të kufizuara në tregun e punës, mbrojtja e mjedisit jetësor dhe ulja e rrezikut nga katastrofat, janë temat në të cilat do të bisedojnë Eger, Zaev dhe Osmani.

Pjesë e agjendës janë Qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm.

Në suaza të vizitës drejtoresha e UNDP-së për Euroazinë do të vizitojë disa programe dhe projekte që për momentin i zbaton UNDP.