20/05/2024
17.3 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 1811

PO plaken dhe nuk po shtohen shqiptarët, ja statistikat

0

Popullsia e Shqipërisë përveçse po pakësohet po ndryshon më shpejtësi strukturën e saj në disfavor të moshave të reja, teksa popullsia në moshë pensioni po rritet me shpejtësi.

Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT në janar të këtij viti popullsia në grupmoshën 0-24 vjeç ra me mbi 31 mijë persona në raport me vitin 2018. Rënia më e madhe i përket grupmoshës 15-24 vjeç me më shumë se 17 mijë persona.

Rrudhja e popullsisë në këtë grup moshë lidhet edhe me flukset e larta të emigracionit dhe lindjet më të pakta viteve 1997.

Në këtë periudhe Shqipëria përjetoi një eksod masiv për shkak të trazirave civile.

Gjithashtu rënie e numrit të lindjeve nga viti në vit po tkurr me shpejtësi numrin e foshnjave.

Në vitin 2019 grup mosha 0-4 vjeç u pakësua me 6700 persona, teksa numri i lindjeve në tërësi vitin e kaluar ishte 6.3 për qind më e ulët se në vitin 2018.

Në grup moshat 0-54 vjeç në përgjithësi ka rënie të popullsisë në raport me një vit më parë, teksa shihet se, rritje ka vetëm për grup moshën 29 deri në 39 vjeç.

Ndryshimet e popullsisë në raport me 2018 tregojnë se ka një rritje të ndjeshme të popullsisë mbi moshën 55 vjeç me rreth 30 mijë persona më shumë se një vit më parë.

Lënia e mandateve, PD mbledh sot Këshillin Kombëtar

0

Partia Demokratike do të mbledhë në orën 17:00 të pasdites së sotme Këshillin Kombëtar të PD për të konfirmuar vendimmarrjen unanime të grupit parlamentar dhe Kryesisë së kësaj partie për dorëzimin e mandateve të deputetëve.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në përgjigje të deklaratës së Ambasadës së SHBA-së që u bëri thirrje deputetëve të mos lënë mandatet, deklaroi mbrëmë pas mbledhjes së Kryesisë se djegia e mandateve nuk është qëllim në vetëvete, por rekursi i fundit që i është lënë opozitës për të arritur një qëllim madhor: Shembja e një qeverie të krimit, për krimin dhe nga krimi dhe kthimi i një qeverie të njerëzve, nga njerëzit dhe për njerëzit.

Basha: Nuk komentoj kurrë asnjë deklaratë të përfaqësive të huaja në Tiranë por dua t’ua them qartë dhe shkoqur: Për PD dhe mua personalisht nuk ka frymëzim më të madh se SHBA dhe demokracia amerikane. Mes galerisë së personaliteteve që kanë dhënë kaq shumë në altarin e demokracisë amerikane veçoj presidentin Lincoln. Dhe dua ta citoj, ndjesë se citimi duhet bërë fjalë për fjalë, po aq sa më kujtohet nga fjalimi i tij në Gettysburg.

“That these dead shall not have died in vain. That this nation under God, shall knoë a neë birth of Freedom and that Government of the people, by the people and for the people shall not perish from the face of Earth”.

Djegia e mandateve nuk është qëllim në vetëvete, djegia e mandateve është rekursi i fundit që i është lënë opozitës për të arritur një qëllim madhor.Të shembim një qeveri të krimit, për krimin dhe nga krimi dhe t’u japim shqiptarëve një qeveri të njerëzve, nga njerëzit dhe për njerëzit.

Deklaratën Basha e bëri pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së e cila votoi në mënyrë unanime në mbështetje të vendimit të grupit parlamentar për lënien e mandateve të deputetëve.

Protestat, Meta për DW: Opozita të bëjë një hap prapa, dy maxhoranca

0

Presidenti Ilir Meta e quan zhvillim të padëshiruar përshkallëzimin e protestave apo i politikave ndarëse, dhe bën thirrje për reflektim dhe qasje tjetër.

Në një intervistë dhënë dje për “Deutsche Welle”, Meta vlerëson se çdo veprim ekstrem nuk i shërben demokracisë

Kreu i shtetit, ndodhej në Berlin ku pati dhe një takim me Presidentin e Gjermanisë, zotin Steinmeier.

Gazetarja: Zoti President, para pak ditësh kishte një protestë masive në Shqipëri. Po protestohet për të rrëzuar qeverinë “Rama”. Cili është vlerësimi juaj për situatën politike në vend?

Presidenti Meta: Përshkallëzimi i protestave apo i politikave ndarëse, akoma më keq konfrontuese, sidomos jashtë institucioneve, është një zhvillim i padëshiruar, ndërkohë që mbeten pak muaj që vendet anëtare të Bashkimit Europian të shprehen edhe një herë për mundësinë e hapjes së negociatave për anëtarësim të vendit.

Kështu që është momenti për të reflektuar të gjitha palët, për të pasur një qasje tjetër jashtë konfrontimeve të padëshiruara.

Gazetarja: Përkundër këtyre që thatë duket se ka një acarim apo përkeqësim të situatës që vjen nga vendimi i opozitës për të dorëzuar mandatet e deputetëve. A mund të na thoni cili është qëndrimi juaj për këtë krizë institucionale?

Presidenti Meta: Vlerësoj se çdo veprim ekstrem nuk i shërben demokracisë, nuk i shërben forcimit të institucioneve dhe nuk i shërben njëkohësisht as integrimit europian të vendit, që është dëshira e çdo qytetari shqiptar. Dhe me këtë është e lidhur edhe shpresa për të mos e shpopulluar më tej vendin tonë, sidomos nga të rinjtë dhe forcat më krijuese të tij.

Është koha të kemi një hap prapa nga opozita, por mendoj që është koha të kemi edhe dy hapa pas nga mazhoranca, nga qeveria dhe nga Kryeministri, të cilët duhet të kuptojnë që përgjegjësitë kryesore për qeverisjen e vendit janë të tyre.

Tetova “evropiane ” që ua merr bukën të varfërve

Tetova ime prej betoni, që nuk diktohen si vijnë dhe ikin pranverat.Gjelbërim ka vetëm në pjatat e zyrtarëve që kur marrin vendime mund të kenë drekuar diku në një restorant luksi, me pjata që ta risin kolesterolin .Pastaj pa pastruar vetveten dhe ndërgjegjet e tyre ,pa sanksionuar të fortët, marrin vendime të pastrojnë për shembull rrugët nga shitësit e varfër që janë duke perënduar .

Ata ekzekutojnë shpresën e fundit të tyre që mëditjen e sigurojnë të mërdhirë në dimrin e ashpër , veshur aq hollë duke fryrë duart që ti ngrohin .

E njoh njërin prej tyre.Kalimthi më ndali dhe më tha : Ka disa ditë që fëmijët e mij presin tu dërgojë dicka .Gjënë e fundit që pata ma morrën.

Ata që projektuan këtë duan të pastrojnë qytetin e mbytur nga gropat , asfaltin e arrnuar si jeta e atyre shitësve në rrugë , që të zverdhur nga kequshqyerja të paktën kishin dicka të fundit dhe të vetme, por paria e Komunës, ua morri edhe atë.Ua morri në emër të ndryshimit të madh që nis nga njerëzit që janë duke perënduar.Ata njerëz që edhe ashtu janë të mposhtur dhe se kanë rrënuar ata këtë qytet,por kazinotë, bastet, ndërtimet e egra .Një qytet që vetëm pse s’ka ujë dhe i mbytur në mbeturina do të mbulojë dështimet tek shitësit e rrugëve .Gjithmonë viktimat janë të dobëtit .Gabimisht u nis qyteti të “ndryshojë “nga ata fate të varfëra që të paktën bukën e sigurojnë me punën dhe lodhjen e tyre .

Tetova ime prej vitesh po rrënohesh ,prandaj po zbrazesh sepse dikush të do ashtu.Tetova ime e shtrenjtë nuk do bëhesh evropiane vetëm sepse ke marrë bukën e gojës disa hallexhinjve te tregu i qytetit dhe u ke dhënë jetë bossëve .Mundohesh të mbulosh kalbjen përbrenda dhe nuk e justifikon ndryshimin një sanksion arbitrarë ndaj atyre që para një jave kishin cfarë tu dërgojnë dicka fëmijëve të tyre dhe tani edhe atë se kanë më.Atyre që iu vra mundësia e fundit.Atyre që luftonin me skamjen, stinët,të ftohtin dhe tani edhe me urinë .
Po, një ditë edhe ato vende duhet të pastrohen, por ka kaq shumë gjëra që e kanë shkatërruar këtë qytet , ka kaq shumë …

Tetova ime , mbase ata që e menduan këtë ndryshim të madh se kanë ndjerë kurrë se cfarë është të mos hash një racion ushqimi me ditë të tërra.Ata që duan ta ndryshojnë qytetin janë ata që su japin jetë njerëzve të tyre dhe aq më keq ua marrin edhe vaktin e fundit.Po kush e do Tetovën evropiane nëse ti ke nisur ndryshimin tek njerëzit më të nështruar të botës që jetojnë si në geto dhe aq më keq edhe ekzistencën e siguronin në rrugë dhe tani edhe aty nuk janë më .Po ku ka më keq se sa të jetosh rrugëve dhe ku ka më keq kur edhe shpresën më të vogël dikush ta ekzekuton aty .

Bilaçi i Bujanocit dikur qendër ushtarake tani në ethet e zbrazjes

0

Bilaçi është fshati me jugorë i komunës së Bujanocit, shtrihet rrëzë vargmaleve Rujan, përballë ka autostradën ndërkombëtare të njohur si Korridori 10 dhe ka mbi tre mijë banorë, rreth tetëqind shtëpi, popullata është e përzier, në të jetojnë shqiptarët, turqit dhe serbët.

Marrëdhëniet ndëretnike janë të mira, por problem i përbashkët mbetet papunësia, kështu ka vlerësuar Jakup Xhelili, kryetar i Bashkësisë Lokale në Bilaç.

Në kohën e dyndjeve të mëdha në shekullin XII, sipas legjendës, ushtarët turq kishin vendosur kampin e tyre, diku mbi vendbanimin aktual dhe deri sa një ushtar po ndërtonte një rrethoj për ruajtjen e kafshëve, një tjetër ushtarë ia kishte tërhequr vërejtjen se aty nuk do të mund të mbijetonin kafshët e as njerëzit, duke i thënë se në këtë vend do të mbetesh i uritur në turqishte Bilaç.

Dhe ky ishte emërtimi që më pas iu dha fshatit, ndërsa më vonë banorët kishin lënë kodrat dhe ishin vendos në rrafsh. Madje në vitin 1375 ishte ndërtuar Xhamia e parë e cila në vitet e `90 të shekullit të kaluar ishte rinovuar. Bilaçi ndër shekuj ka qenë qendër administrative dhe ushtarake, në kazermën ushtarake që dikur ishte në Bilaç, kanë shërbyer edhe të rinjtë e Gjilanit me rrethinë. Ndërsa Bilaçi i kushtohej më shumë rëndësi se Preshevës, nga pushtetarët e kohës.

Avdullah Agushi në Bilaç ka ardhur para pesëdhjetë vite nga fshati Vërban i Malësisë së Buajnocit, thotë se jeta është e mirë dhe se probleme nuk ka, ai shpreson që në një të ardhme ët shpejtë të bëhet edhe më mirë. Shpresa për të ardhme të mirë, shihet kur në këtë pjesë investohet në ruajtjen e rinisë e ajo arrihet duke hapur perspektivë ekonomike, thonë banorët e Bilaçit.

Nëse do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, ja si do të votonin shqiptarët

0

57.1% e shqiptarëve të anketuar do të dalin për të votuar në zgjedhjet presidenciale, 13.8% jo, ndërkaq 29.1% ende s’kanë vendosur. 57 % thonë se partitë shqiptare duhet që të dalin me kandidat të përbashkët në zgjedhjet presidenciale, 8.3% thonë jo, 32% nuk kanë qëndrim, ndërkaq 2.7 nuk përgjigjen.

Këto janë disa prej të dhënave nga anketa e Institutit për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisje të Mirë (IHPQM) e cila është realizuar në periudhë 6 mujore nëpërmjet telefonit për zgjedhjet figurat politike ne Maqedoni. Anketa e fundit është realizuar në periudhë prej 07-10 Shkurt 2019 ne lidhje me zgjedhjet presidenciale

Nëse në rrethin e dytë mbeten LSDM dhe VMRO-DPMNE në zgjedhjet presidenciale, 31.7% e të anketuarve do të votonin për LSDM-në, 1.6% për VMRO-DPMNE-në, 34.1% për asnjërën, ndërkaq 32.6% nuk kanë përgjigje.

Nëse bashkë me zgjedhjet presidenciale do mbaheshin edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, 18.8% do ta votonin BDI-në, 14.2% Aleancën për Shqiptarët, 5% Alternativën, 5% Lëvizjen BESA, 2.8% LSDM-në, 1.8% PDSH-në, 15.8% asnjërën, 32.5% nuk do të votonin, ndërkaq 4.6% janë të pavendosur.

Ndryshe, hulumtimi është zbatuar në 800 të anketuar që është ekzemplarë reprezentativë për Maqedoninë. Gjatë procesit të anketimit janë plotësuar të gjitha karakteristikat demografike dhe specifikat e popullatës ( siç janë struktura etnike, mosha, arsimi, vendbanimi urban/rural dhe gjinia). Gabimi marjginal (statistikor) për të dhënat është ±4%.

Kosova pritet të hapë ambasada edhe në katër shtete të tjera

0

Brenda këtij viti, Kosova do të bëhet me ambasada të reja në katër shtete. Sipas një njoftimi zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, gjatë 2019-s, do të hapen ambasadat në Mbretërinë e Tajlandës, në Republikën Popullore të Bangaldeshit, në Republikën e Kolumbisë dhe Republikën e Ganës.

“Në vitin e njëmbëdhjetë të ekzistencës së saj si shtet i pavarur, sovran dhe i mirë integruar në komunitetin ndërkombëtarë të shteteve, Republika e Kosovës do të vazhdojë të shtrijë dhe përforcojë edhe më shumë rrjetin e saj diplomatik në disa kontinente”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Sipas këtij njoftimi, nëpërmjet këtyre misioneve të reja diplomatike, MPJ-ja synon të mbulojë edhe disa shtete të tjera nëpërmjet akreditimeve jo-rezidente, me qëllimin e zgjerimit të bashkëpunimit dhe vendosjes së partneriteteve sipas interesave të përbashkëta.

“Ministria e Punëve të Jashtme tashmë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet për procedurat respektive, që ndërlidhen me hapjen dhe funksionalizimin e plotë të këtyre Ambasadave”, thuhet në njoftim.

Brenda këtij viti, Kosova do të bëhet me ambasada të reja në katër shtete. Sipas një njoftimi zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, gjatë 2019-s, do të hapen ambasadat në Mbretërinë e Tajlandës, në Republikën Popullore të Bangaldeshit, në Republikën e Kolumbisë dhe Republikën e Ganës.

“Në vitin e njëmbëdhjetë të ekzistencës së saj si shtet i pavarur, sovran dhe i mirë integruar në komunitetin ndërkombëtarë të shteteve, Republika e Kosovës do të vazhdojë të shtrijë dhe përforcojë edhe më shumë rrjetin e saj diplomatik në disa kontinente”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Sipas këtij njoftimi, nëpërmjet këtyre misioneve të reja diplomatike, MPJ-ja synon të mbulojë edhe disa shtete të tjera nëpërmjet akreditimeve jo-rezidente, me qëllimin e zgjerimit të bashkëpunimit dhe vendosjes së partneriteteve sipas interesave të përbashkëta.

“Ministria e Punëve të Jashtme tashmë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet për procedurat respektive, që ndërlidhen me hapjen dhe funksionalizimin e plotë të këtyre Ambasadave”, thuhet në njoftim.

Beogradi kërkon kufi ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve

0

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç, tha të martën se propozimi zyrtar i Beogradit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës është kufiri ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.

Ai i barti këto komente në Beograd gjatë punimeve të një konference mbi të ardhmen e Evropës dhe Ballkanit, duke theksuar se “çështja se ku do të shtrihej vija ndarëse nuk është përcaktuar” dhe se kjo ide e hedhur nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç, nuk është përpunuar gjatë bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

“Kur ai (Aleksandër Vuçiç) filloi të fliste për këtë, për vënien e kufirit, të gjithë u hodhën në sulm kundër tij. Deri tash kanë ekzistuar vetëm dy mundësi; ose Kosova është krahinë, ose është e pavarur. Për asgjë tjetër nuk është folur”, tha ai, duke nënvizuar se kjo është mundësia më e mirë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

I pyetur më pas gjatë ditës për këtë qëndrim të ministrit të Jashtëm, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, theksoi se një ide të tillë e kishte dhënë para dy vjetësh.

Mundësia që kufijtë e Kosovës dhe Serbisë të bëhen pjesë e një procesi bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve, është hedhur në verën e vitit të kaluar nga presidenti serb, Alëksandër Vuçic dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Derisa presidenti serb flet për vënie kufiri, duke nënkuptuar shkëputjen e veriut të Kosovës të banuar me shumicë serbe dhe bashkimin me Serbinë, presidenti Thaçi angazhohet për “korrigjimin e kufijve”.

Në fillim të muajit shkurt ai tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se “do ishte shumë e logjikshme përfshirja e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në territorin e Republikës së Kosovës, duke mos i cenuar në asnjë rrethanë resurset e shtetit të Kosovës, as Gazivodën, as veriun e Mitrovicës, as Trepçën dhe as hapësirat e tjera”.

Idetë për prekje kufijsh kanë nxitur kundërshtime në Kosovë ku ndër më të zëshmit është kryeministri Ramush Haradinaj, i cili hedh poshtë çdo mundësi të tillë.

Idetë kanë nxitur reagime të ndara edhe në skenën ndërkombëtare. Gjermania prin si kundërshtare e ideve të tilla që sipas saj mund të nxisin reagime zinxhirore në rajonin e Ballkanit, që ende nuk është ripërtërirë nga luftërat e përgjakshme të fundit të shekullit të kaluar.

Shtetet e Bashkuara thonë se të dyja palët duhet të arrijnë një marrëveshje normalizimi e cila “në thelb duhet të ketë njohjen e ndërsjellë”.

Por, procesi i bisedimeve që do të çonin tek një marrëveshje është pezulluar për shkak se Beogradi kushtëzon vazhdimin e tyre me heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe që qeveria e Kosovës i vendosi në nëntor të vitit të kaluar.

Djegia e mandateve në Shqipëri, reagon Ambasada e SHBA-ve

0

Ambasada amerikane në Tiranë u bën thirrje deputetëve të opozitës në Shqipëri që të mos pranojnë djegien e mandateve të tyre, duke theksuar se një vendim i tillë minon parimet bazë të demokracisë.

Reagimi i plotë: Një demokraci e shëndetshme kërkon një opozitë që funksionon në mënyrë konstruktive brenda institucioneve kushtetuese. Kërcënimet nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe parti të tjera opozitare për të braktisur mandatet e tyre në parlament minojnë parimet bazë të demokracisë dhe sabotojnë përparimin e rëndësishëm që Shqipëria ka arritur në zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e përgjegjshme. Shtetet e Bashkuara iu bëjnë thirrje të gjithë deputetëve të ngrihen mbi sherret politike, të refuzojnë thirrjet për të braktisur mandatet e tyre dhe të mbrojnë idealet dhe parimet që janë me rëndësi thelbësore për çdo demokraci të fortë. Nëse dështoni të bëni punën tuaj, do të zhgënjeni njerëzit të cilëve keni privilegjin tu shërbeni.

Një ditë më parë, ambasadori i BE, Luigi Soreca dhe zv/ambasadorja Amerikane, Leyla Moses zhvilluan një takim me kryeministrin Edi Rama në selinë e Kryeministrisë, përmbajta e të cilit nuk u bë publike.

Kocijançiq: Po punohet për një marrëveshje të zbatueshme dhe reale mes Prishtinës dhe Beogradit

0

Zëdhënësja e BE-së Maja Koçijançiq tha se fokusi i punës së BE-së është për të arritur një marrëveshje ligjërisht të obligueshme që do të sillte një zgjidhje të qëndrueshme për çështjet e hapura midis Beogradit dhe Prishtinës.

E pyetur për deklaratën e ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiq, i cili tha se “delimitimit është propozim zyrtar i Beogradit në bisedimet me Prishtinën”, Kocijançiq tha për mediat serbe se marrëveshja përfundimtare duhet të jetë “e aplikueshme, e qëndrueshme dhe reale”.

“Rrjedhimisht po punohet për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme për normalizim gjithëpërfshirës që do të sillte një zgjidhje të qëndrueshme për çështje të hapura, të zbatueshme dhe të qëndrueshme, bazuar në pëlqim të dyanshëm, dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe të BE-së, dhe të pranueshme për vendet anëtare”, ka thënë Kocijançiq.

Ajo përsëriti se një marrëveshje gjithëpërfshirëse është “urgjente dhe thelbësore” për përparimin e Serbisë dhe Kosovës në BE dhe stabilitetin e paqen në rajon.