04/05/2024
7.5 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 29

Fronti Europian në Strugë/ Ahmeti: Ky është mision, andaj jemi bërë bashkë…

Fronti Europian aktivitetet parazgjedhore i vazhdoi në komunën e Strugës. Para simpatizantëve, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët fjalë rasti kanë mbajtur kryetari i BDI Ali Ahmeti, kryeministri Talat Xhaferi si dhe bartësi i listës në njësinë zgjedhore numër pesë Ziadin Sela.

Ali Ahmeti tha se ky front do jetë edhe më i fortë në të ardhmen sepse ka vite që e përcjellë por kryesisht këto dy vitet e fundit kemi punuar intensivisht.

Struga ka dhënë prova që në moment kur duhet del të bashkohet dhe mendoj që ky front në brendi ndërtohet nga misionarë, atdhetarë, patriotë që duan çështjen dhe misionet e amanetet ti çojnë përpara. Ky është misioni se pse jemi bërë bashkë. Jemi bërë bashkë për t’u bë më të fortë sepse edhe rethanat në të cilat jetojmë janë rrethana që duhet me shumë kujdes të veprojnë dhe punojnë. Kemi problem akoma të pazgjidhur në rajon, Kosovë Serbi, kemi një Bosnjë jo funksionale me tre shtete që asesi të jenë një. Kemi problem të pazgjidhur që është pengesë me ndryshimet kushtetuese sa i takon ndryshimit që duhet bërë tek ne që komuniteti bullgar të bëhet kategori kushtetuese dhe asgjë e keqe nuk është nëse këto komunitete zënë vendin e tyre dhe trajtohen si të tjerët. Moszgjidhja e këtij problemi sigurisht që paraqet problem sepse nuk mund të hapim kapituj drejt anëtarësimit në BE. Të gjithë ata forca regresive që paraqiten dhe unë i dëgjoj dhe vërtetë është dëshpruese kur dëgjon bashkëqytetarë maqedonas kur flasin kundër Amerikës e Europës dhe ju them se me armiqësi të përhershme nuk jetohet. Ky front do jetë edhe më i fortë në të ardhmen sepse ka vite që e përcjellë por kryesisht këto dy vitet e fundit kemi punuar intensivisht, u shpreh Ahmeti.

Kryeministri Talat Xhaferi nga Struga bëri thirrje për mbështetje të Frontit Evropian dhe kandidatit për president Bujar Osmani. Ai në fjalën e tij  tha se Republika e Kosovës është bërë anëtare e Këshillit të Europës dhe pro anëtarësimit të saj kanë votuar dy deputetët e  shumicës parlamentare ndërsa deputeti i opozitës maqedonase nuk ka marrë pjesë në seancë. Kjo ngjarje historike në të cilën deputetët tanë kanë votuar pro anëtarësimit të Kosovës është kontribut i kandidatit të Frontit për president, Bujar Osmani i cli udhëheq me politikën e jashtme.

Sot Kosova është bërë anëtare e Këshillit të Evropës dhe pro anëtarësimit të Republikës së Kosovës kanë votuar dy deputetët e shumicës parlamentare, ndërsa deputeti i opozitës nuk ka shkuar në këtë mbledhje. Kjo ngjarje reflekton edhe atë që është kontributi i kandidatit tonë të përbashkët të Frontit Europian, Bujar Osmani. Andaj, shfrytëzoj nga rasti që nga kjo foltore nga Struga të uroj kryeministrin e Republikës ë Kosovës, z. Kurti për këtë arrritje të popullit të Kosovës dhe le të jetë kjo përgjigjja për të gjithë ata përpjekje që kryeministri Kurti në cilësin e kryetarit të Vetëvendosjesë po e bënë për mbështetje të atyre që nuk ishin në Strazburg, theksoi Xhaferi.

Ziadin Sela shtoi se duhet të sillemi me përgjegjësi e të bëhemi bashkë në mënyrë që të jemi më të përgaditur, sepse nuk është kohë betejash politike për të treguar se kush na qenka më i zoti e kush mbledh më tepër vota, por është koha që t’i bashkojmë të gjitha votat bashkërisht, që të jemi të gatshëm t’u bëjmë ballë sfidave ashtu si sfidës sot të cilën kryeministri e përmendi

Ne jemi bërë bashkë në këto zgjedhje, për shkak se vlerësuam që sfidat të cilat na presin, janë shumë të mëdhaja dhe vetëm bashkërisht mund tu bëjmë ballë. Në takimet më herët e kam biseduar dhe jam munduar ta shpjegoj edhe fenomenin e shembullit që duhet ta marin faktori politik jo vetëm në Maqedoninë Veriore, por edhe jashtë Maqedonisë. Janë momente të vështira politike, janë momente të vështira sa i përket sigurisë së rajonit, por edhe të botës në përgjithësi. Nuk ka ditë në të cilën qytetarët nuk zgjohen me konflikte të armatosura të cilat po ndodhin jo shumë larg nesh. Dhe natyrisht përgjigja më e mirë që ne mund ta bëjmë si shqiptarë ësht të sillemi me përgjegjësi. Të sillemi me përgjegjësi e të bëhemi bashkë në mënyrë që të jemi më të përgaditur, sepse nuk është kohë betejash politike për të treguar se kush na qenka më i zoti e kush mbledh më tepër vota, por është koha që t’i bashkojmë të gjitha votat bashkërisht, që të jemi të gatshëm t’u bëjmë ballë sfidave ashtu si sfidës sot të cilën kryeministri e përmendi. Kosova përfundimisht bëri një hap përpara drejt anëtarësimit edhe në Këshillin e Europës dhe ky hap përpara ishte edhe falë kontributit të gjitha atyre forcave progresive që i ka vendi pa dallime etnike e sidomos të kontributitndeputetëve në Këshillin e Europës të cilët janë pjesë e Frontit Europian dhe pjesë të mendësisë europiane. Ato që munguan gjoja, ato janë pjesë të mendësisë anti Europë, shtoi për fund Sela.

Kazinot s’po ndalen, dy të tjera gjigante hapen në Shkup

Në një periudhë relativisht të shkurtër kohore, dy kazinotë e mëdha klasike në Maqedoninë e Veriut janë shtrirë edhe më shumë.

“Admiral Casino” nga fundjava e kaluar zyrtarisht ka filluar punën në hotelin “Limak” në Shkup, ndërsa “Apex” nga kjo javë ka hapur dyert në hotelin “Luxor” në pikën kufitare Bllacë me Kosovën, shkruan portali Faktor.

“Admiral” licencën e ka marrë nga Qeveria, pra muajin e kaluar nga Ministria e Financave, ndërsa “Apex” ka edhe leje pune që nga prilli.

Përveç 317 slot-makinave dhe ruletës elektronike, “Apex” ka gjithashtu shtatë tavolina ruletë live dhe tetë tavolina me karta live. Admirali ka 181 slot machines, pesë tavolina blackjack dhe pesë tavolina ruletë amerikane.

Kazinotë duhet t’i paguajnë buxhetit një shumë një herë për licencë në vlerë prej 600,000 euro, të paguajnë 20 për qind të diferencës midis shumës së paguar, si dhe të paguajnë nga 1,725 ​​deri në 3,000 euro për tavolinë lojrash në baza mujore.

“Apex” është në pronësi të kompanive Beteiligungsk-und Consulting, Apex Holding, Unio Beteiligungs Austria dhe Call Maxx. “Grand Admiral Casino” u themelua nga “VVC Group”, “Atlantis Holding” dhe “SBA Holding”, por më vonë primatin e mori e njohura “Novomatic” përmes “Royal Eagle”.

Novomatic, përmes Makoten-it, zotëron kazinonë Flamingo në vendkalimin kufitar Bogorodicë, si dhe kazinonë në hotelin Marriott në Shkup. Ndër kazinotë tjera të njohura në vend është edhe “Hotel dhe Kazino Princesha” e Bogorodicës në Gjevgjeli. Këto kazino, si të tjerat, duhet të shfaqin dhe mbajnë një bazë kapitali prej 2.5 milionë euro për të funksionuar.

Izet Mexhiti nga Dibra: Kandidatura e Bujar Osmanit për ta përçarë votën shqiptare dhe për të bërë pazare të ulta politike

Në tubimin qëndror të koalicionit VLEN në Dibër, lzet Mexhiti mes tjerash tha: “Duke vlerësuar lartë vlerësimin e mprehtë tuaj politik, sot dua të zbardh disa fakte.

Me datë 30 janar, Ali Ahmeti personalisht deklaroi që nuk është koha për President shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Me datë 15 shkurt, Koalicioni VLEN dolëm me kandidaturën e dr. Arben Taravarit për President, me gjasa shumë të mëdha që të shkojmë në rundin e dytë, ku beteja për PRESIDENT do të ishtë shqiptaro-maqedonase.

Atëherë në panik, brenda natës, BDI vendosi që ta kandidojë Bujar Osmanin, vetëm e vetëm për ta përçarë votën shqiptare, vetëm që ta pamundosojë Arben Taravarin të shkojë në rundin e dytë!

Tash këto ditë, përmes Artan kazinomanit e shohim që kanë filluar që ta përgadisin terenin për të tregtuar me votat shqiptare, tamamile si në lojërat e fatit, herë me VMRO e herë me LSDM, se kujt do ia japin votat në rundin e dytë BDI-ja, duke hequr dorë përfundimisht nga kandidati i tyre që tash.

Por, të nderuar Dibranë, sot më shumë se kurrë, këto fakte duhet të na bindin se nuk duhet të lejojmë askush të tregtojë me votat tona!

Sot më shumë se kurrë duhet që të unifikohemi opozita dhe populli, por edhe votuesit e sinqertë të BDI-së, ta përkrahim gjithë Arbenin dhe ta çojmë në rundin e dytë!

Pra POPULLI dhe NE në njërën anë, e ata e kazinotë, pazaret e pista, Gruevskat e Mijallkovat në anën tjetër! Situata është sot më e pastër se asnjëhere më parë.”

24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Në seancën e 16-të, Qeveria vendosi që 24 prilli 2024 (e mërkurë) dhe 8 maj 2024 (e mërkurë) të jenë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kjo, siç sqarojnë në njoftimin e qeverisë, është për mbarëvajtjen e zgjedhjeve për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Këto dy ditë jo pune nuk do të punohen”, njoftojnë nga Qeveria.

Vendimi i sotëm i qeverisë vlen për të gjithë qytetarët e territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me të reshura të përkohshme të shiut

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me të reshura të përkohshme të shiut. Në disa vende, posaçërisht pasdite, do të jetë jostabil me të reshura më të mëdha të shiut (mbi 30l/m2), bubullima dhe erë të fuqishme (mbi 70 km/orë), lokalisht në formë të motit të ligë. Temperatiura minimale do të jetë në interval prej 8 deri 13, ndërsa ajo maksimale do të jetë prej 15 deri 23 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me të reshura të përkohshme të shiut. Pasdite në disa pjesë të luginës do të jetë jostabil me të reshura të shiut, bubullimë dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të ulet deri 12, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 20 gradë Celsius.

Nën ndikimin e valëve të lagështa, deri në fillim të javës së ardhshme, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me të reshura të përkohshme të shiut. Nesër në disa vende do të ketë paraqitje të motit jostabil, me të reshura të shiut, bubullima dhe erë të fuqishme (mbi 70 km/orë), lokalisht në formë të motit të ligë. Prej të premtes, e posaçërisht gjatë fundjavës, për shkak të uljes së masës së ftohtë ajrore, të reshurat në male dhe vendet më të larta do të jenë të borës dhe do të formohet shtresë e re e borës. Të reshurat kohëpaskohe do të jenë të mëdha, në disa vende mbi 40 l/m2 për periudhë të shkurtë.

Kryesuesi i seancës në KiE i tërheq vërejtjen deputetes serbe: Respektoni kodin e sjelljes, s’mund t’i çrregulloni procedurat

Kryesuesi i seancës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës ku po diskutohet për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, i tërhoqi vërejtje deputetes serbe Biljana Pantiq Pilja, e cila e quajti të pa integritet dhe hipokrite Dora Bakoyannis, përpiluesen e raportit që rekomandon për anëtarësimin e Kosovës.

Pasi deputetja serbe foli ashpër, kryesuesi tha se debatet duhet të bëhen ndryshe dhe se asnjë deputet nuk mund “të shkaktojë çrregullim të procedurave”.

“Të nderuar kolegë, dua t’ju përkujtoj që sipas rregullores së punës dhe kodit të sjelljes së anëtarëve të kësaj asambleje, debatet duhet të bëhen në mënyrë civile dhe të rregullt, dhe që anëtarët e kësaj asambleje nuk mund të bëjnë asgjë që mund të shkaktojë çrregullim të procedurave. Thjesht po ua rikujtoj të gjithë juve këtë gjë”, tha ai.

Deputeti i VMRO-së nuk shkoi në Strasburg, ku pritet të votohet anëtarësimi i Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Deputeti dhe nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandër Nikollovski, sot nuk ka udhëtuar për në Strasburg, kur në Këshillin e Parlamentit të Bashkimit Evropian pritet të votohet anëtarësimi i Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, shkruan gazeta KOHA.

Për në Strasburg kanë udhëtuar dy anëtarët tjerë të Maqedonisë së Veriut – deputetja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli dhe deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski, por jo edhe Nikollovski i VMRO-së.

Në një bisedë me gazetën KOHA, deputetja Bilalli Zendeli tregon se pasdite, rreth orës 16 fillon debati për Raportin dhe aplikimin e Kosovës si anëtare e Asamblesë Parlamentare në Këshillin e Evropës, ndërkohe që rreth orës 20 duhet të votohet. Të dy, Bilalli Zendeli dhe Kaevski kanë paralajmëruar se do të votojnë PËR anëtarësimin e Kosovës në APKE.

Në Bruksel, deputetja Bilalli Zendeli është me kolegun Kaevski, ndërsa mungon Nikollovski i VMRO-së, as edhe zëvendësi i tij Misajllovski.

I pyetur për arsyet e mungesës së Nikollovskit dhe Misajlovskit në seancën ku vendoset aplikimi për pranim në Kosovë, nga kabineti i Mickoskit janë përgjigjur për gazetën se nuk kanë shkuar për shkak të obligimeve në fushatën zgjedhore, e jo se kanë pasur diçka kundër Kosovës.

Gazeta KOHA merr vesh se Nikollovski nuk ka shkuar në Strasburg, pasi qëndrimi i VMRO-së është të mos votohet PËR anëtarësimin e Kosovës, dhe me këtë, t’i bëj qejfin Serbisë dhe Aleksandar Vuçiçit.

Maqedonia e Veriut ka tre anëtarë në Këshillin e Parlamentit: Aleksandar Nikollovski i VMRO-së, Darko Kaevski i LSDM-së dhe Arta Bilalli Zendeli e BDI-së. Zëvendës të tyre janë Vllado Misajllovski, Fanica Nikollovska dhe Artina Qazimi.

Ndryshe, anëtarësimi në Këshillin e Evropës – një synim i Kosovës që nga shpallja e pavarësisë nga Serbia në vitin 2008 – do të nënkuptonte, mes tjerash, përfaqësimin e parlamentarëve të saj në Asamblenë Parlamentare të organizatës. Kosovarët, po ashtu, do të mund t’i paraqisnin rastet e tyre në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Vendi do t’i bashkohej edhe Unionit të Transmetuesve Evropianë, duke i hapur rrugë pjesëmarrjes së tij në garën vjetore të këngës, Eurovizion.

Nëse sonte në Strasburg – dy të tretat e parlamentarëve kombëtarë që përfaqësojnë 46 shtetet anëtare të organizatës, japin dritën e gjelbër, çështja do të kalojë para ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, saktësisht një muaj më vonë, dhe ata do ta marrin vendimin përfundimtar. (koha.mk)

Dodik kërcënon: Nëse votohet rezoluta për gjenocidin serb, do shkëputemi

Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës, Milorad Dodik, kërcënon me ndarje të territorit si kundërpërgjigje ndaj rezolutës për Srebrenicën.

Duke mohuar gjenocidin në Srebrenicë, Dodik tha se boshnjakët kanë bërë autogol duke kërkuar miratimi e një rezolute.

Lideri kundërthënës i Republikës Serbe, ka folur edhe për numrin e të vrarëve në gjenocidin e Srebrenicës. Ai ka deklaruar se “askund nuk gjendet numri i serbëve të vrarë”. Sipas tij, në Srebrenicë kanë humbur jetë edhe 2500 serbë.

Ai ka paraqitur planet për shkëputjen dhe ka deklaruar se “ndarja paqësore është zgjidhja e vetme për të gjithë popujt në Bosnjë e Hercegovinë”.

Dodiku edhe javë më parë ka kërcënuar me shkëputje nëse miratohet rezoluta. Ai ka paralajmëruar tubim të madh në Banjallukë. Idetë e Dodik mbështeten jo zyrtatisht nga qeveria serbe. Ndërkohë Dodik cilësohet si një nga aleatët e Vladimir Putin. I Sanksionuar nga SHBA dhe BE, ai vijon të ketë komunikim të rregullt me Kremlinin./Euronews.al

“Të ngulet në hu”, kërcënohet me vdekje ambasadori amerikan në Beograd

Kërcënime me vdekje për ambasadorin amerikan në Beograd Christopher Hill dhe profesorin e Universitetit të Novi Sadit, Dinko Gruhonjiq, janë shfaqur në rrjetet sociale, pas vizitës së djeshme të ambasadorit në Fakultetin Filozofik.

Siç raporton portali “Autonomia” nga Novi Sadi, në rrjetet sociale thuhet “Plumb për të dy” dhe “Të dy të ngulen në hu”.

Fakulteti Filozofik njoftoi se ambasadori amerikan në Serbi Christopher Hill ka vizituar Fakultetin dhe Departamentin e Studimeve të Medias, ku foli me dekanin Ivan Zhivançeviq Sekerush dhe prodekanin për Bashkëpunim Ndërkombëtar Zoran Paunoviq, pas së cilës vizitoi studion televizive multimediale, e cila u ndërtua me ndihmën e Ambasadës Amerikane në Serbi.

Shtohet se ambasadori Hill ka folur me ligjërues dhe studentë për gjendjen në Serbi në lidhje me lirinë e mediave dhe kërcënimet e gazetarëve, profesorëve dhe studentëve në Novi Sad.

Për këtë temë, ambasadori Hill foli ndaras në fakultet me Dinko Gruhonjiqin nga Departamenti i Studimeve të Medias të Fakultetit Filozofik, i cili kohëve të fundit ishte shënjestër e kërcënimeve, e që më pas ka dhënë edhe një intervistë për ueb-faqen studentor “University Echo”, krijimi i të cilit u ndihmua gjithashtu nga Ambasada e SHBA në Serbi.

Parlamenti Studentor i Fakultetit Filozofik ka paraqitur një ankesë kundër profesorit Gruhonjiq për gjoja “gjuhë urrejtjes në Komisionin e Etikës të Fakultetit”.

Gruhonjiq u akuzua për “gjuhën e urrejtjes” në bazë të një video të montuar nga forumi në Dubrovnik të një viti më parë, ku ai dyshohet se ka lavdëruar një kriminel lufte nga Lufta e Dytë Botërore (Dinko Shakiq), e çka profesori e mohoi me këmbëngulje dhe kujtoi se ai gjithë karrierën e tij si gazetar dhe profesor e kaloi si luftëtar i vazhdueshëm kundër nacionalizmit dhe kundër glorifikimit të politikës së krimeve të luftës në rajon./BS

Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore në Kosovë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shpallur ditën e mërkurë si ditë zie shtetërore në Kosovë, në kujtim të të gjitha grave dhe vajzave të vrara si rezultat i dhunës gjinore.

Osmani ka shkruar se “shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona”.

Brenda katër ditësh në Kosovë u vranë dy gra.

Një 21-vjeçare u vra ditën e premte në Ferizaj, nga ish-bashkëshorti i saj. Ndërsa, sot në qytetin e Pejës u vra një grua 43-vjeçare, nga bashkëshorti i saj. Vrasja ndodhi në banesën e çiftit.

Të dyja vrasjet u dënuan ashpër, ku edhe u kërkua dënim maksimal për dorasit./Telegrafi/