14/10/2024
11.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Fronti Europian në Strugë/ Ahmeti: Ky është mision, andaj jemi bërë bashkë…

Fronti Europian aktivitetet parazgjedhore i vazhdoi në komunën e Strugës. Para simpatizantëve, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët fjalë rasti kanë mbajtur kryetari i BDI Ali Ahmeti, kryeministri Talat Xhaferi si dhe bartësi i listës në njësinë zgjedhore numër pesë Ziadin Sela.

Ali Ahmeti tha se ky front do jetë edhe më i fortë në të ardhmen sepse ka vite që e përcjellë por kryesisht këto dy vitet e fundit kemi punuar intensivisht.

Struga ka dhënë prova që në moment kur duhet del të bashkohet dhe mendoj që ky front në brendi ndërtohet nga misionarë, atdhetarë, patriotë që duan çështjen dhe misionet e amanetet ti çojnë përpara. Ky është misioni se pse jemi bërë bashkë. Jemi bërë bashkë për t’u bë më të fortë sepse edhe rethanat në të cilat jetojmë janë rrethana që duhet me shumë kujdes të veprojnë dhe punojnë. Kemi problem akoma të pazgjidhur në rajon, Kosovë Serbi, kemi një Bosnjë jo funksionale me tre shtete që asesi të jenë një. Kemi problem të pazgjidhur që është pengesë me ndryshimet kushtetuese sa i takon ndryshimit që duhet bërë tek ne që komuniteti bullgar të bëhet kategori kushtetuese dhe asgjë e keqe nuk është nëse këto komunitete zënë vendin e tyre dhe trajtohen si të tjerët. Moszgjidhja e këtij problemi sigurisht që paraqet problem sepse nuk mund të hapim kapituj drejt anëtarësimit në BE. Të gjithë ata forca regresive që paraqiten dhe unë i dëgjoj dhe vërtetë është dëshpruese kur dëgjon bashkëqytetarë maqedonas kur flasin kundër Amerikës e Europës dhe ju them se me armiqësi të përhershme nuk jetohet. Ky front do jetë edhe më i fortë në të ardhmen sepse ka vite që e përcjellë por kryesisht këto dy vitet e fundit kemi punuar intensivisht, u shpreh Ahmeti.

Kryeministri Talat Xhaferi nga Struga bëri thirrje për mbështetje të Frontit Evropian dhe kandidatit për president Bujar Osmani. Ai në fjalën e tij  tha se Republika e Kosovës është bërë anëtare e Këshillit të Europës dhe pro anëtarësimit të saj kanë votuar dy deputetët e  shumicës parlamentare ndërsa deputeti i opozitës maqedonase nuk ka marrë pjesë në seancë. Kjo ngjarje historike në të cilën deputetët tanë kanë votuar pro anëtarësimit të Kosovës është kontribut i kandidatit të Frontit për president, Bujar Osmani i cli udhëheq me politikën e jashtme.

Sot Kosova është bërë anëtare e Këshillit të Evropës dhe pro anëtarësimit të Republikës së Kosovës kanë votuar dy deputetët e shumicës parlamentare, ndërsa deputeti i opozitës nuk ka shkuar në këtë mbledhje. Kjo ngjarje reflekton edhe atë që është kontributi i kandidatit tonë të përbashkët të Frontit Europian, Bujar Osmani. Andaj, shfrytëzoj nga rasti që nga kjo foltore nga Struga të uroj kryeministrin e Republikës ë Kosovës, z. Kurti për këtë arrritje të popullit të Kosovës dhe le të jetë kjo përgjigjja për të gjithë ata përpjekje që kryeministri Kurti në cilësin e kryetarit të Vetëvendosjesë po e bënë për mbështetje të atyre që nuk ishin në Strazburg, theksoi Xhaferi.

Ziadin Sela shtoi se duhet të sillemi me përgjegjësi e të bëhemi bashkë në mënyrë që të jemi më të përgaditur, sepse nuk është kohë betejash politike për të treguar se kush na qenka më i zoti e kush mbledh më tepër vota, por është koha që t’i bashkojmë të gjitha votat bashkërisht, që të jemi të gatshëm t’u bëjmë ballë sfidave ashtu si sfidës sot të cilën kryeministri e përmendi

Ne jemi bërë bashkë në këto zgjedhje, për shkak se vlerësuam që sfidat të cilat na presin, janë shumë të mëdhaja dhe vetëm bashkërisht mund tu bëjmë ballë. Në takimet më herët e kam biseduar dhe jam munduar ta shpjegoj edhe fenomenin e shembullit që duhet ta marin faktori politik jo vetëm në Maqedoninë Veriore, por edhe jashtë Maqedonisë. Janë momente të vështira politike, janë momente të vështira sa i përket sigurisë së rajonit, por edhe të botës në përgjithësi. Nuk ka ditë në të cilën qytetarët nuk zgjohen me konflikte të armatosura të cilat po ndodhin jo shumë larg nesh. Dhe natyrisht përgjigja më e mirë që ne mund ta bëjmë si shqiptarë ësht të sillemi me përgjegjësi. Të sillemi me përgjegjësi e të bëhemi bashkë në mënyrë që të jemi më të përgaditur, sepse nuk është kohë betejash politike për të treguar se kush na qenka më i zoti e kush mbledh më tepër vota, por është koha që t’i bashkojmë të gjitha votat bashkërisht, që të jemi të gatshëm t’u bëjmë ballë sfidave ashtu si sfidës sot të cilën kryeministri e përmendi. Kosova përfundimisht bëri një hap përpara drejt anëtarësimit edhe në Këshillin e Europës dhe ky hap përpara ishte edhe falë kontributit të gjitha atyre forcave progresive që i ka vendi pa dallime etnike e sidomos të kontributitndeputetëve në Këshillin e Europës të cilët janë pjesë e Frontit Europian dhe pjesë të mendësisë europiane. Ato që munguan gjoja, ato janë pjesë të mendësisë anti Europë, shtoi për fund Sela.

Të fundit