08/05/2024
18 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 3

Mexhiti: 10 mijë mërgimtarë kanë ardhur ta vulosin ndryshimin

Bartësi i Listës së Koalicionit VLEN në Njësinë e Parë Zgjedhore, Izet Mexhiti në ditën përmbyllëse të fushatës parlamentare tha se afër 10 mijë mërgimtarë kanë ardhur për ta vulosur ndryshimin në politikën shqiptare. Ai e falënderoi mërgatën për rrugën e gjatë që kanë bërë, kanë lënë punët dhe familjet e tyre që më 8 maj të votojnë, që siç tha ai duhet vetëm 5 minuta punë për ta bërë ndryshimin.

Izet Mexhiti, kandidat për deputet

“Janë afër 10 mijë të cilët kanë ardhur për ta vulos ndryshimin që duhet të ndodh në politikën shqiptare, pra po frynë era e ndryshimit. Dhe kjo do të jetë edhe një motivim edhe më i madhë për ne që jemi këtu, kur ata kanë bërë me mijëra kilometra vetëm për ta shfrytëzuar të drejtën e tyre, të votojnë për ndryshimin”.

Mexhiti akuzoi Frontin Evropian se në ditët e fundit të fushaës zgjedhore ata kanë vazhduar me punën e njëjtë duke blerë vota.

Izet Mexhiti, kandidat për deputet

“Ato i kanë shqelmat e fundit, po vazhdojnë me blerje të votave, me shantazhe, me presione ndaj biznesit, ndaj atyre të punsuarve që janë me kontrata. Mirëpo, mendoj që nuk do ju mjafton as kjo, sepse do ballafaqohen më 8 maj me popullin”.

I pyetur se cilin kandidat do të mbështesin në zgjedhjet presienciale, Mexhiti tha se qytetarët janë të lirë të votojnë sipas bindjeve të tyre.Linda Ebibi /SHENJA/

RMV, sot është dita e fundit e fushatës për zgjedhjet e dyfishta, nesër nis heshtja zgjedhore

Partitë politike dhe kandidatët presidencialë sot e kanë ditën e fundit për të prezantuar programet dhe ofertat e tyre para se qytetarët të japin fjalën e tyre të fundit në zgjedhjet e 8 majit, pra të vendosin se kush do ta udhëheqë vendin në vitet e ardhshme dhe si do të jetë përbërja e re parlamentare, transmeton Portalb.mk.

Sonte në mesnatë përfundon fushata si për zgjedhjet presidenciale ashtu edhe për ato parlamentare.

Më 7 maj fillon heshtja parazgjedhore dhe më pas të drejtën e votës do ta ushtrojnë personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, të burgosurit dhe diaspora.

KSHZ-ja më dy maj ia ka dorëzuar personit të autorizuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme materialin votim për në PDK.

MPJ e dorëzon materialin e votimit menjëherë pas marrjes së tij dhe jo më vonë se deri në fund të ditës.

Anëtarët e Komisionet Zgjedhore (KZ) në Përfaqësitë Diplomatike-Konsullore (PDK) kanë votuar në KSHZ tri ditë para ditës së caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve, përkatësisht më 4 maj.

Kujtojmë se në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale 2024 nga numri i përgjithshëm i votuesve 1.1814.317 votuan 867.000 qytetarë apo 49,94%, prej të cilëve numri i votave të vlefshme ishte 881.272 ndërsa vota të pavlefshme dolën 24.562. Në bazë të rezultateve të fundit, dallimi mes Bujar Osmanit dhe Arben Taravarit ishte mbi 37 mijë vota, ndërsa mes Siljana Davkovës dhe Stevo Pendarovskit ishte mbi 182 mijë vota.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet me 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare.

Kasami në ‘Euronews’: Rruga Tetovë-Prizren, prioritet i qeverisjes së VLEN

Rruga Tetovë-Prizren patjetër që do të jetë prioritet i qeverisjes së VLEN, tha kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në intervistën për Euronews Albania.

“Patjetër që do të jetë prioritet dhe kjo nuk është vetëm deklarative por është edhe me vepra. Nga pozicioni i kryetarit të Komunës së Tetovës e din opinioni që bashkë me kryeministrin e Kosovës bëmë një vizitë në malësinë e Sharrit që duhet të kalojë edhe aksi rrugor Tetovë-Prizren, si rezultat i të cilës ne mund të them që detyruam Qeverinë e RMV-së të nënshkruaj marrëveshje me Qeverinë e Kosovës.Sipas informatave diku gjashtë muaj ajo marrëveshje kishte qendruar në sirtarët e Qeverisë së Maqedonisë në Shkup. Më pas Qeveria u deyrua që të shpallin tenderin për përpilimin e projektit të tunelit që do lidh Tetovën me Prizrenin, një tunel diku mbi 6 kilometra”, tha Kasami.
Kreu i BESËS, njëherit eshe bartës i listës pë njësinë e zgjedhore numër 6 ka garantuar shqiptarët se në mandatin e parë do ta përmbyllin përfundimisht edhe autostradën nga Shkupi deri në Bllacë sepse kjo Qeveri nuk arriti të ndërtojë as 2 kilometra e nga ana tjetër Kosova ndërtoi autostradën 60 kilometërshe.

KF Shkëndija më e mirë se KF Shkupi, së bashku me Strugën tani në vendin e parë

Në orët e pasdites në stadiumin e Çair u zhvillua ndeshja ndërmjet KF Shkupit dhe KF Shkëndijës, ku mysafirët arritën të fitojnë me rezultat 0-2, 

Me këtë rezultat, Shkëndija tani është tri pikë para Shkupit. Në vendin e parë është edhe Struga, e cila sot fitoi kundër Gostivarit me rezultat 1-0.

Voska Sport gjithashtu u tregua e suksesshme, pasi në minutat e fundit arriti të fiton 3 pikë, pasi fitoi kundër Sileksit me rezultat 2-1.

Në të njëjtën kohë u luajtën edhe ndeshjet tjera të javës së XXXI-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut: Akademija Brera – Bregallnica 1-1, Vardar – Makedonija 1-1 dhe Rabotnicki – Tikvesh 3-1.

Në krye të tabelës gjendet Shkëndija dhe Struga me 61 pikë, e treta Shkupi me nga 58 pikë, ndërsa Voska Sport dhe Gostivari gjendet në pozitën e shtatë dhe të tetë me 40 pikë. Pas kësaj jave, kanë ngelur edhe dy javë tjera, duke përfshirë edhe dy ndeshjet e rëndësishme Shkëndija – Struga (12 maj) dhe Struga – Shkupi (19 maj).

Ndryshe, në sezonin 2024/25 në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut do të jetë edhe ekipi tjetër shqiptar, Besa e Dobërdollit, pasi arriti të bëhet kampion në Ligën e Dytë në sezonin 2023/24.

Më 17 prill, Voska Sport nga Ohri për herë të parë u kualifikua në finalen e Kupës së Maqedonisë. Finalja e Kupës së Maqedonisë së Veriut do të luhet më 22 maj.

Nis distribuimi i materialit zgjedhor – 3.6 milionë fletëvotime për zgjedhjet e dyfishta!

Nga shtypshkronja “Kiro Dandaro” në Manastir nisi distribuimi i materialit zgjedhor nëpër komisionet zgjedhore. Për zgjedhjet e dyfishta të 8 majit, janë distribuar 3.6 milionë fletëvotime.

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, thotë se me sukses kanë përfunduar përgatitjet për zgjedhjet e 8 majit.

“Gjithçka përfundoi me sukses. Tani mbetet vetëm që të dëshirojmë fat për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve të rregullta parlamentare, pasi na ndajnë vetëm disa ditë. Tashmë në mënyrë shumë më efikase e distribuojmë materialin e besueshëm zgjedhor”, tha Aleksandar Dashtevski.

Kanë votuar 140 anëtarët e këshillave zgjedhore që shkojnë nëpër përfaqësitë diplomatiko-konsulare për t`i zbatuar zgjedhjet në diasporë.

Diaspora do të votojë vetëm për presidentin, për shkak se nuk pati interesim për zgjedhjet parlamentare. Por, të gjithë ata që do të vijnë në ditën e zgjedhjeve, mund ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, 1.814.317 qytetarë kanë të drejtë të votojnë për njërin nga dy kandidatët.

Për zgjedhjet parlamentare, 17 parti dhe koalicioni dorëzuan lista të kandidatëve, ku të drejtë vote kanë 1.815.350 qytetarë.

Zgjedhjet e dyfishta të 8 majit do të ndiqen nga 1.800 monitorues nga vendi dhe të huaj.

Mexhiti: Ata që vjedhin vota nuk falen këtë herë – do të ballafaqohen me drejtësinë

Lideri i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti thotë se, të gjitha ata që vjedhin vota dhe manipulojnë procesin zgjedhor do të ballafaqohen me drejtësinë.

“E shohim se këto ditë pati edhe vendim nga Gjykata Administrative që konstatoi vjedhjen e votave në Likovë.
Shfryzëzoj rastin të them se të gjithë ata do të mbajnë përgjegjësi para gjyqit dhe organeve të drejtësis.
Secili që ndërmerr një hap të tillë kësaj radhe do të falen, por do të ballafaqohen me drejtësinë”, është shprehur Mexhiti. (INA)

Dy persona humbën jetën në një ndeshje komunikacioni në RMV, një tjetër ka lëndime të rënda trupore

Policia e Maqedonisë së Veriut sot ka dhënë detaje nga një ndeshje komunikacioni që ndodhi dje pasdite, ku në vendin e ngjarjes humbën jetën dy persona.

“Më 3 maj, në ora 18:05 në SPB është raportuar se në rrugën magjistrale A-4, në dalje nga Rodovishi kah Shtipi, ka ndodhur një ndeshje tragjike e komunikacionit ndërmjet veturës “Pasat” me tabela nga Radvoishi dhe veturës “Opel” me tabela provuese”, raporton Policia.

Në veturën “Pasat” ngasës ishte 27 vjeçari M.L. nga Radovishi, ndërsa në veturën “Opel” ngasës ishte 49 vjeçari Zh.G. nga Radovishi. Të dy ndërruan jetë në vendin e ngjarjes.

Në këtë ndeshje, lëndime të rënda trupore ka marrë edhe 41 vjeçarja e cila ishte në veturën “Opel”.

Osmani: Mickoski mund ta ftojë VLEN-in në kafe, por jo në Qeveri!

Fronti Evropian e ka bërë të qartë edhe njëherë se për ta, është e papranueshme Qeveria e cila nuk do të përfshijë partinë fituese te komuniteti shqiptar.

Në një deklaratë të dhënë për media pas një debati të organizuar për temën e nacionalizmin në shtetet multietnike, Osmani tha se, VMRO mund ta ftojë VLEN-in të jetë pjesë e koalicionit të kësaj partie, por jo të qeverisë.

“Zotëri Mickoski VLEN-in mund ta ftojë në kafe, në qytet, në shpi, ose në koalicionin Maqedonia përsëri e jotja dhe nëse VLEN-i thotë do të jemi në qeverisje si pjesë e koalicionit të VMRO – DPMNE-së me partnerët e tyre se ato kanë 20 parti, nëse e kanë edhe VLEN-in, jemi në rregull ne nuk kemi asgjë, por përfaqësuesit të popullit shqiptar do të jenë ata që do t’i zgjedhë populli” – tha Bujar Osmani.

E nga ana tjetër, VLEN është e bindur se do të jetë pjesëmarrëse në Qeverinë e ardhshme. I pyetur nëse në Qeverinë e ardhshme, përpos VMRO-s dhe VLEN-it, do të jetë edhe ndonjë parti tjetër, Izet Mexhiti nga blloku opozitar shqiptar tha se po shqyrtohen më shumë kombinime.

“Ka më shumë kombinime, por të gjitha kombinimet janë në favor të VLEN-it dhe asnjë kombinim nuk shkon në favor të BDI-së. Sepse, asnjë subjekt, asnjë tabor politik nuk e dëshiron bashkëpunimin me BDI-n” – tha Izet Mexhiti.

Kujtojmë se VMRO – DPMNE, e cila pritet t’i fitojë zgjedhjet parlamentare, paralajmëroi se nuk do të bëjë koalicion qeveritar me BDI-në, por me opozitën shqiptare. /tvklan.mk/

Të gjitha ndeshjet do të luhen sot prej orës 17:00, “finalja” shqiptare do të jetë në Shkup

Java e XXXI-të në futbollin e Maqedonisë së Veriut do të sjellë një derbi shqiptar në Çair, atë ndërmjet Shkupit dhe Shkëndijës. Të dy ekipet kanë pikë të barabarta.

Ndeshja do të luhet në stadiumin e Çairit, duke filluar nga ora 17:00. Kryesia e ekipit vendas ka vendosur që biletat për këtë ndeshje të jenë falas për të gjithë.

Në të njëjtën kohë do të luhet edhe ndeshja ndërmjet Strugës dhe Gostivarit, si dhe ajo ndërmjet Voska Sportit dhe Sileksit.

Duke filluar prej orës 17:00, do të luhen edhe ndeshjet tjera: Akadmia Brera – Bregallnicës, Vardar – Makedonija dhe Rabotnicki – Tikveshi.

Në krye të tabelës gjendet Shkëndija, Struga dhe Shkupi me nga 58 pikë, ndërsa Gostviari gjendet e gjashta me 40 pikë, ndërsa Voska Sporti e nënta me 37 pikë. Pas kësaj jave, kanë ngelur edhe dy javë tjera, duke përfshirë edhe dy ndeshjet e rëndësishme Shkëndija – Struga (12 maj) dhe Struga – Shkupi (19 maj).

Në sezonin 2024/25 në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut do të jetë edhe ekipi tjetër shqiptar, Besa e Dobërdollit, pasi arriti të bëhet kampion në Ligën e Dytë në sezonin 2023/24.

Çfarë nëse VMRO-ja e anashkalon Frontin Europian?

Çfarë nëse VMRO-DPMNE-ja, si favorite për të fituar në bllokun maqedonas, do ta anashkalonte Frontin Europian – si fituese në bllokun shqiptar në formimin e Qeverisë së ardhshme në Maqedoninë e Veriut?

Kjo është pyetja që iu parashtruar kandidatit për deputet, nga Fronti Europian dhe kryeministër, Talat Xhaferit nga BDI-ja, transmeton TV21

Xhaferi nuk ka dha një qëndrim, pasi siç tha, për këtë çështje do të duhet të dakordohen dhe më pas të prononcohen partitë e Frontit Europian.

“Për çështje konkrete, pas mbarimit të zgjedhjeve. Organet partiake të Frontit Europian… Ka strukturë udhëheqëse të Frontit… Çështja do të diskutohet… Normal që do të ketë vendim përkatës”, tha Xhaferi.