17/05/2024
15.5 C
Tetovo
Ballina Blog Faqe 5

Taravari: Në tubimin përmbyllës të koalicionit VLEN në Tetovë tha pasi ta formojmë Qeverinë, do të punojmë edhe më shumë sesa në fushatë

Kreu i Gostivarit, Arben Taravari, në tubimin përmbyllës të koalicionit VLEN në Tetovë, dha besën se sapo ta formojnë qeverinë, do të vrapojnë edhe më shumë për të mirën e qytetarëve.

“E di që ju kemi lodhur edhe juve, pasi me leje e pa leje kemi trokitur në çdo derë, por mikpritja e juve ka qenë e jashtëzakonshme. Me thënë të vërtetën na keni shtuar përgjegjësinë edhe më shumë. “Me besë premtoj se unë dhe ekipi i VLEN-it, kur ta bëjmë qeverinë tash së shpejti pas 2-3 ditëve, do të vrapojmë edhe më fuqishëm sesa në fushatë. Nuk do të rahatohemi në kolltuqe. Kjo fushatë ishte një nevojë e paharrueshme”, u shpreh Taravari.

Aksident i rëndë në autostradë në Turqi/ 8 të vdekur e 11 të plagosur

Një aksident trafiku i rëndë ka ndodhur pranë lagjes Islahiye të Gaziantep të Turqisë, me tetë të vdekur dhe të plagosur të shumtë.

Aksidenti ishte si rezultat i një përplasjeje kokë më kokë midis një kamioni-betoniere dhe një minibusi pasagjerësh në autostradën Islahiye-Hatay pranë lokalitetit Agabey.

Identiteti i viktimave, si dhe informacioni i targës dhe drejtuesit të minibusit nuk janë konfirmuar ende. Shërbimet e urgjencës, përfshirë zyrtarë shëndetësorë, xhandarmëri dhe zjarrfikëse, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Të plagosurit janë transportuar në spitalet e afërta me autoambulanca të shumta, ndërsa të ndjerit janë dërguar në morg.

Guvernatori i Gaziantepit, Kemal Çeber, konfirmoi numrin fillestar të viktimave, duke thënë: “Sipas informacioneve që kemi marrë në këtë moment, tetë qytetarë tanë humbën jetën në aksident dhe njëmbëdhjetë u plagosën”.

Shkaku i aksidentit aktualisht po hetohet. Duke qenë se kjo është një ngjarje në zhvillim, detaje të mëtejshme do të jepen sapo të bëhen të disponueshme.

Për pesë vjet nga vendi janë larguar 300 mjekë shqiptarë

Një nga arsyet përse punonjësit shëndetësorë po largohen nga kujdesi shëndetësor publik i Maqedonisë, është stërngarkimi me punë administrative në vend të asaj profesionale për të cilën paguhen, thonë nga Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni.

Sipas Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë, në 5 vitet e fundit, më shumë se 300 mjekë shqiptarë janë larguar nga vendi, duke u larguar jo vetëm mjekët e rinj, por edhe ata në moshë, si dhe personeli tjetër mjekësor.

“Është e qartë se mungojnë mjekët. Sipas statistikave zyrtare, më shumë se 70% e pacientëve trajtohen në spitalin shtetëror në Shkup. Ne do të parandalojmë migracionin nëse u japim njerëzve një punë dhe mundësi për t’u arsimuar, duhet të bëjmë diçka, disa ndryshime rreth arsimimit, kemi pasur 4 vjet specializim dhe 2 vjet subspecializim”, tha Kalina Grivçeva Stardelova – Kryetare e Odës së Mjekëve.

Por tendenca e largimit të mjekëve dhe personelit tjetër mjekësor është e pranishme në të gjithë Evropën, thonë shoqatat mjekësore. Por në vende si Maqedonia, largimi i mjekëve mund të jetë gjithashtu një arsye për mbylljen e disa reparteve./Alsat.mk

Ali Ahmeti: Jemi betuar, Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e BE-së!

Ali Ahmeti nga tubimi i mbrëmshëm përmbyllës i fushatës së Frontit Evropian në Tetovë tha se ata kanë dhënë një betim që Maqedoninë e Veriut ta bëjnë pjesë e Bashkimit Evropian, dhe siç tha ai, asnjëherë nuk ka thënë diçka që nuk mund ta bëjë. Sipas Ahmetit, vendi duhet të ketë paqe, stabilitet dhe siguri, dhe për këtë ashtu siç kanë luftuar për t’u bërë pjesë e NATO-s, ashtu do të luftojnë për  Bashkimin Evropian.

Ali Ahmeti

“Vllezër dhe motra asnjëherë nuk ka dalë që të them atë që smund ta bëjë, por sot unë jam edhe më i fortë me vllezërit e frontit, dhe kemi dhënjë në betim që ky vend vendin e ka në Bashkimin Evropian”.

Ndërkohë sot në Shkup, Arbër Ademi, kandidati për deputet nga Fronti Evropian, në përmbylljen e fushatës zgjedhore, tha se po punojnë për një Maqedoni për të gjitha gjeneratat dhe etnitë, dhe sipas tij kjo do t’i bëjë ata fitues.

Arbër Ademi, kandidat për deputet

“Të dashur qytetarë ashtu sikurse më 24 prill ka më shumë se një arsye se pse fronti evropian do të fitojë thelllë edhe me 8 maj. Arsyeja më e madhe që e ilustron fitoren e frontit, është sepse ne po ndërtojmë me vizion, ambicie, punë të palodhur dhe me këmbëngulje”.

Arbër Ademi komentoi në lidhje me atë se kë do ta mbështesin në zgjedhjet presidenciale, duke thënë se qytetarë janë të lirë për të votuar si të duan.Linda Ebibi /SHENJA

Mexhiti: 10 mijë mërgimtarë kanë ardhur ta vulosin ndryshimin

Bartësi i Listës së Koalicionit VLEN në Njësinë e Parë Zgjedhore, Izet Mexhiti në ditën përmbyllëse të fushatës parlamentare tha se afër 10 mijë mërgimtarë kanë ardhur për ta vulosur ndryshimin në politikën shqiptare. Ai e falënderoi mërgatën për rrugën e gjatë që kanë bërë, kanë lënë punët dhe familjet e tyre që më 8 maj të votojnë, që siç tha ai duhet vetëm 5 minuta punë për ta bërë ndryshimin.

Izet Mexhiti, kandidat për deputet

“Janë afër 10 mijë të cilët kanë ardhur për ta vulos ndryshimin që duhet të ndodh në politikën shqiptare, pra po frynë era e ndryshimit. Dhe kjo do të jetë edhe një motivim edhe më i madhë për ne që jemi këtu, kur ata kanë bërë me mijëra kilometra vetëm për ta shfrytëzuar të drejtën e tyre, të votojnë për ndryshimin”.

Mexhiti akuzoi Frontin Evropian se në ditët e fundit të fushaës zgjedhore ata kanë vazhduar me punën e njëjtë duke blerë vota.

Izet Mexhiti, kandidat për deputet

“Ato i kanë shqelmat e fundit, po vazhdojnë me blerje të votave, me shantazhe, me presione ndaj biznesit, ndaj atyre të punsuarve që janë me kontrata. Mirëpo, mendoj që nuk do ju mjafton as kjo, sepse do ballafaqohen më 8 maj me popullin”.

I pyetur se cilin kandidat do të mbështesin në zgjedhjet presienciale, Mexhiti tha se qytetarët janë të lirë të votojnë sipas bindjeve të tyre.Linda Ebibi /SHENJA/

RMV, sot është dita e fundit e fushatës për zgjedhjet e dyfishta, nesër nis heshtja zgjedhore

Partitë politike dhe kandidatët presidencialë sot e kanë ditën e fundit për të prezantuar programet dhe ofertat e tyre para se qytetarët të japin fjalën e tyre të fundit në zgjedhjet e 8 majit, pra të vendosin se kush do ta udhëheqë vendin në vitet e ardhshme dhe si do të jetë përbërja e re parlamentare, transmeton Portalb.mk.

Sonte në mesnatë përfundon fushata si për zgjedhjet presidenciale ashtu edhe për ato parlamentare.

Më 7 maj fillon heshtja parazgjedhore dhe më pas të drejtën e votës do ta ushtrojnë personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, të burgosurit dhe diaspora.

KSHZ-ja më dy maj ia ka dorëzuar personit të autorizuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme materialin votim për në PDK.

MPJ e dorëzon materialin e votimit menjëherë pas marrjes së tij dhe jo më vonë se deri në fund të ditës.

Anëtarët e Komisionet Zgjedhore (KZ) në Përfaqësitë Diplomatike-Konsullore (PDK) kanë votuar në KSHZ tri ditë para ditës së caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve, përkatësisht më 4 maj.

Kujtojmë se në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale 2024 nga numri i përgjithshëm i votuesve 1.1814.317 votuan 867.000 qytetarë apo 49,94%, prej të cilëve numri i votave të vlefshme ishte 881.272 ndërsa vota të pavlefshme dolën 24.562. Në bazë të rezultateve të fundit, dallimi mes Bujar Osmanit dhe Arben Taravarit ishte mbi 37 mijë vota, ndërsa mes Siljana Davkovës dhe Stevo Pendarovskit ishte mbi 182 mijë vota.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet me 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare.

Kasami në ‘Euronews’: Rruga Tetovë-Prizren, prioritet i qeverisjes së VLEN

Rruga Tetovë-Prizren patjetër që do të jetë prioritet i qeverisjes së VLEN, tha kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në intervistën për Euronews Albania.

“Patjetër që do të jetë prioritet dhe kjo nuk është vetëm deklarative por është edhe me vepra. Nga pozicioni i kryetarit të Komunës së Tetovës e din opinioni që bashkë me kryeministrin e Kosovës bëmë një vizitë në malësinë e Sharrit që duhet të kalojë edhe aksi rrugor Tetovë-Prizren, si rezultat i të cilës ne mund të them që detyruam Qeverinë e RMV-së të nënshkruaj marrëveshje me Qeverinë e Kosovës.Sipas informatave diku gjashtë muaj ajo marrëveshje kishte qendruar në sirtarët e Qeverisë së Maqedonisë në Shkup. Më pas Qeveria u deyrua që të shpallin tenderin për përpilimin e projektit të tunelit që do lidh Tetovën me Prizrenin, një tunel diku mbi 6 kilometra”, tha Kasami.
Kreu i BESËS, njëherit eshe bartës i listës pë njësinë e zgjedhore numër 6 ka garantuar shqiptarët se në mandatin e parë do ta përmbyllin përfundimisht edhe autostradën nga Shkupi deri në Bllacë sepse kjo Qeveri nuk arriti të ndërtojë as 2 kilometra e nga ana tjetër Kosova ndërtoi autostradën 60 kilometërshe.

KF Shkëndija më e mirë se KF Shkupi, së bashku me Strugën tani në vendin e parë

Në orët e pasdites në stadiumin e Çair u zhvillua ndeshja ndërmjet KF Shkupit dhe KF Shkëndijës, ku mysafirët arritën të fitojnë me rezultat 0-2, 

Me këtë rezultat, Shkëndija tani është tri pikë para Shkupit. Në vendin e parë është edhe Struga, e cila sot fitoi kundër Gostivarit me rezultat 1-0.

Voska Sport gjithashtu u tregua e suksesshme, pasi në minutat e fundit arriti të fiton 3 pikë, pasi fitoi kundër Sileksit me rezultat 2-1.

Në të njëjtën kohë u luajtën edhe ndeshjet tjera të javës së XXXI-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut: Akademija Brera – Bregallnica 1-1, Vardar – Makedonija 1-1 dhe Rabotnicki – Tikvesh 3-1.

Në krye të tabelës gjendet Shkëndija dhe Struga me 61 pikë, e treta Shkupi me nga 58 pikë, ndërsa Voska Sport dhe Gostivari gjendet në pozitën e shtatë dhe të tetë me 40 pikë. Pas kësaj jave, kanë ngelur edhe dy javë tjera, duke përfshirë edhe dy ndeshjet e rëndësishme Shkëndija – Struga (12 maj) dhe Struga – Shkupi (19 maj).

Ndryshe, në sezonin 2024/25 në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut do të jetë edhe ekipi tjetër shqiptar, Besa e Dobërdollit, pasi arriti të bëhet kampion në Ligën e Dytë në sezonin 2023/24.

Më 17 prill, Voska Sport nga Ohri për herë të parë u kualifikua në finalen e Kupës së Maqedonisë. Finalja e Kupës së Maqedonisë së Veriut do të luhet më 22 maj.

Nis distribuimi i materialit zgjedhor – 3.6 milionë fletëvotime për zgjedhjet e dyfishta!

Nga shtypshkronja “Kiro Dandaro” në Manastir nisi distribuimi i materialit zgjedhor nëpër komisionet zgjedhore. Për zgjedhjet e dyfishta të 8 majit, janë distribuar 3.6 milionë fletëvotime.

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, thotë se me sukses kanë përfunduar përgatitjet për zgjedhjet e 8 majit.

“Gjithçka përfundoi me sukses. Tani mbetet vetëm që të dëshirojmë fat për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve të rregullta parlamentare, pasi na ndajnë vetëm disa ditë. Tashmë në mënyrë shumë më efikase e distribuojmë materialin e besueshëm zgjedhor”, tha Aleksandar Dashtevski.

Kanë votuar 140 anëtarët e këshillave zgjedhore që shkojnë nëpër përfaqësitë diplomatiko-konsulare për t`i zbatuar zgjedhjet në diasporë.

Diaspora do të votojë vetëm për presidentin, për shkak se nuk pati interesim për zgjedhjet parlamentare. Por, të gjithë ata që do të vijnë në ditën e zgjedhjeve, mund ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, 1.814.317 qytetarë kanë të drejtë të votojnë për njërin nga dy kandidatët.

Për zgjedhjet parlamentare, 17 parti dhe koalicioni dorëzuan lista të kandidatëve, ku të drejtë vote kanë 1.815.350 qytetarë.

Zgjedhjet e dyfishta të 8 majit do të ndiqen nga 1.800 monitorues nga vendi dhe të huaj.

Mexhiti: Ata që vjedhin vota nuk falen këtë herë – do të ballafaqohen me drejtësinë

Lideri i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti thotë se, të gjitha ata që vjedhin vota dhe manipulojnë procesin zgjedhor do të ballafaqohen me drejtësinë.

“E shohim se këto ditë pati edhe vendim nga Gjykata Administrative që konstatoi vjedhjen e votave në Likovë.
Shfryzëzoj rastin të them se të gjithë ata do të mbajnë përgjegjësi para gjyqit dhe organeve të drejtësis.
Secili që ndërmerr një hap të tillë kësaj radhe do të falen, por do të ballafaqohen me drejtësinë”, është shprehur Mexhiti. (INA)