04/05/2024
7.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Paguhen subvencionet për kokë dhie

Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural për 1.972 blegtorë të cilët kujdesen për dhi ka paguar 61 milionë denarë. Bëhet fjalë për masën “Pagesa direkte për kokë dhie” shfrytëzuesit e të cilëve janë ekonomi bujqësore me të paktën 10 kokë dhie nga të gjitha kategoritë.

Vlera e pagesave direkte arrin 1.000 denarë për kokë dhie, gjegjësisht 1.100 denarë për ekonomitë bujqësore të cilat kanë të paraqitur numër për kokë dhie për mbështetje financiare nga minimum 50 deri në maksimum 150 dhi nga të gjitha kategoritë.

“Praktika për pagesë në kohë dhe joselektuese të subvencioneve vazhdon. Paratë për subvencione bujqësore paguhen para fillimit të rekoltës së re, në periudhën kur blegtorëve u janë më se të nevojshme. Kjo Qeveri, nga fillimi i mandatit e deri më sot, ka paguar 383,3 milionë euro për zhvillimin e agro sektorit”, thekson Agjencia.MEDIAL.mk

Të fundit