04/05/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pakoja e tretë e masave ekonomike të LSDM-së parashikon 500 milion euro ndihmë për qytetarët

Blerja e prodhimeve vendore, vizita e kapaciteteve turistike vendore, përparimi i IT sektorit dhe bujqësia përmes ndërtimit të pikave blerëse, parashikon pakoja e tretë e masave ekonomike të cilën e paralajmëroi lideri i LSDM-së qeveritare Zoran Zaev për të cilat tha se dimensionohen mbi 500 milion euro ndihmë për qytetarët.

Ai, në intervistë për Top Tema potencoi se pakoja e re për të cilën Qeveria duhet ta konfirmojë realizimin e tij ka tre dimensione.

“E para është ta simulojmë konsumin vendor. Do të kahëzojmë mjete direkt te qytetarët, saktë ndaj kategorive të caktuara të qytetarëve që t’i shpenzojnë ato para, me çka do të blejnë prodhime vendore, do të vizitojnë kapacitete turistike vendore dhe kjo duhet të ndodh në verë. Flasim për vlerë prej dhjetëra madje edhe deri në 100 milion euro, varet nga mundësitë buxhetore dhe vendimi i Qeverisë”, potencoi Zaev.

Dimensioni i dytë, shtoi ai, është kahëzuar drejt konsumit publik.

“Do të fillojnë projektet të cilat ishin planifikuar për vitet 2021-2022. Bëhet fjalë për ujësjellës, rrugë, kanalizime, gazifikim, hekurudha, shkolla dhe kopshte. Për gjithçka që ka projekt do të vendoset në shirit dhe në atë mënyrë do ta aktivizojmë ndërtimtarinë, ndërsa ajo sjell dhe afron 72 degë tjera me të”, sqaroi Zaev.

Në lidhje me dimensionin e tretë, ai theksoi se ka të bëjë me avantazhin krahasues të ekonomisë së Maqedonisë.

Zaev potencoi se në atë mënyrë, përmes lëshimit të parave në qarkullim qytetarët do ta ndihmojnë ekonominë vendore.

“Kjo do të jetë kontribut serioz për ekonominë. Kjo pako e masave, pakoja e tretë deri në fund të vitit do të arrijë 500 milion euro në ekonomi, me mjete nga pakoja e parë dhe e dytë dhe kjo është rreth 1 miliard euro, që është rreth 10 për qind e bruto prodhimit vendor”, përfundoi Zaev. sa/

Të fundit