Të nderuar qytetarë të Komunës së Tearcës,
Ju lutem të tregoni kujdes maksimal gjatë kësaj periudhe me temperatura të larta. Fatkeqësisht, në këtë zonë janë shtuar rastet e zjarreve, si pasojë e pakujdesisë, por edhe e zjarrvënieve të qëllimshme.
Le ta ruajmë së bashku natyrën dhe pasurinë tonë të përbashkët. Çdo rast të dyshimtë ose zjarr të mundshëm, ju lutem ta raportoni menjëherë te institucionet përkatëse.
Njëkohësisht, u bëj thirrje edhe institucioneve dhe personave kompetentë që të shtojnë kontrollet dhe patrullimet në terren, me qëllim parandalimin e zjarreve dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe mjedisit.
Bashkë mund ta mbrojmë natyrën dhe ta mbajmë Komunën e Tearcës të sigurt.







