18/06/2024
18.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Panairi Librit në Torino, Kushi: Me rëndësi mësimi i gjuhës shqipe dhe botimet për fëmijët e diasporës

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi e cilësoi shumë të rëndësishëm prezantimin e Shqipërisë në Sallonin Ndërkombëtar të Librit në Torino.

Kushi u shpreh se, “zhvilluam një takim mbresëlënës me nxënës dhe mësues të gjuhës shqipe nga qytete të ndryshme të Italisë, në një atmosferë të mrekullueshme festive në Sallonin Ndërkombëtar të Librit në Torino”.

Ministrja theksoi se, “në këtë takim, të titulluar “Letra nga Diaspora – Gjuhë në Pasqyrë” diskutuam për gjuhën amtare, dygjuhësinë, rëndësinë e mësimit të gjuhës shqipe dhe botimet për fëmijët e diasporës”.

“Mirënjohje të gjithë mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë, që me shumë pasion, krenari e dashuri ndihmojnë në ruajtjen e gjuhës, kulturës e traditave shqiptare tek fëmijët shqiptarë kudo ku ata jetojnë. Faleminderit Mimoza Hysa dhe Qendra e Botimeve për Diasporën për organizimin e takimit dhe punën e palodhur në përmbushjen e misionit tuaj fisnik e patriotik”, u shpreh Kushi.

Ajo falënderoi ministren Elva Margariti dhe Ministria e Kulturës për ftesën dhe mundësinë e organizimit të këtij takimi në sallonin më të veçantë të librit në Torino “Kronikë në gur”. / atsh /

Të fundit