03/03/2024
8.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Panel – diskutim “Tranzicioni i gjelbër energjetik dhe mjedis më i shëndoshë jetësor për të ardhme evropiane”

Panel diskutim në temë “Tranzicioni i gjelbër energjetik dhe mjedis më i shëndoshë jetësor për të ardhme evropiane”, në kuadër të fushatës qeveritare “E ardhmja evropiane, më afër se kurrë” e drejtuar në përfitimet nga procesi i integrimeve evropiane dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, organizon në Shkup Qeveria në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Fjalim hyrës në këtë ngjarje, siç është paralajmëruar, do të ketë ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, ndërsa do të marrin pjesë edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, eksperti në ASHAM në sferën e energjetikës dhe mjedisit jetësor Aleksandar Dedinec dhe udhëheqësja e programit për klimë në Eko vetëdije dhe aktivistja ekologjike Elena Nikollovska.

Përmes panel – diskutimit, siç informojnë organizatorët, do të informohet publiku në Maqedoninë e Veriut për nevojën e tranzicionit të përforcuar energjetik dhe ndërtim të sistemit të fuqishëm dhe të qëndrueshëm të energjisë nga burime ripërtëritëse – diell, ujë dhe erë dhe do të analizohen dhe debatohen përfitimet për qytetarët nga integrimi në BE i vendit në lidhje me mjedisin jetësor dhe efektet ndaj tranzicionit energjetik nëpër të cilin kalon Maqedonia e Veriut.

Të fundit