22/07/2024
28.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Para pa fund të fshehura në shtëpi; edhe Apeli lë në burg ish-zyrtaren e lartë të Ministrisë, Alda Klosi

Ish- zyrtarja Alda Klosi do të vijojë të qëndrojë në burg me vendim të Gjykatës së Apelit. Avokati mbrojtës e quajti të padrejtë vendimin ndaj Klosit për refuzimin e ndryshimit të masës së sigurisë.

ILIRJAN MUHO

AVOKAT

Në vitin 2018 janë divorcuar dhe Alda Klosit i janë lënë në kujdestari 2 fëmijët e mitur dhe marrëdhëniet me bashkëshortin kanë vijuar të jenë korrekte për hir të fëmijëve. Ajo çfarë thotë Prokuroria është një gjë që ka nevojë të verifikohet. Kjo nuk do të thotë që Klosi duhet të qëndrojë në burg deri atëherë.

Mbrojtja kundërshtoi edhe sekuestrimin e një apartamenti si dhe të një garazhi.

ILIRJAN MUHO

AVOKAT

Prokuroria para disa ditësh ka bërë sekuestro të një apartamenti të regjistruar në emër të ish bashkëshortit të saj që e ka marrë në vitin 2021, pra më shumë se 2 vite e disa pasi ishin ndarë dhe nuk e dimë si mund të akuzohet për pasuritë e tij kur kanë më shumë se 3 vite të ndarë.

Ndaj ish-shefes së kabinetit të ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj, rëndojnë tri akuza, ajo e fshehjes e mosdeklarimit së pasurisë, pastrimit të parave dhe dhënies së deklaratave të rremë përballë oficerit të policisë gjyqësore.

Ajo u arrestua pas dëshmisë së pastrueses Rozeta Dobi, e cila tha se shumën e madhe të parave që iu sekuestrua, e kishte marrë në shtëpinë e Alda Klosit.

Të fundit