12/04/2024
20.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

KRRE-ja publikoi çmimet e reja, nga mesnata shtrenjtohen derivatet e naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,92% në raport me vendimin e datës 13.2.2023.

Çmimet e shitjes me pakicë të EUROSUPERIT BS-95 dhe të EURODIZELIT (D-Е V) rriten për 0,50 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 rritet për 1,00 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) rritet për 1,50 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,065 den/kg dhe do të jetë 42,262 den/kg.

Nga data 21.2.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 82,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 84,50 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 77,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 76,50 (denarë/litër)

Të fundit