18/06/2024
18.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Paralajmërohet rritje e çmimit të mishit

 Përfaqësues të industrisë së mishit paralajmërojnë rritje të reja të çmimeve të produkteve të mishit.

Si ai i freskët ashtu edhe ai i përpunuar, me çmime të reja qytetarët do të ballafaqohen nga muaji shtator.

Nga Oda Ekonomike kërkojnë që Qeveria të ulë detyrimet doganore të importit për lëndët e para për përpunimin e mishit të gjedhit, derrit dhe pulës dhe të sigurojë të njëjtin trajtim me kompanitë importuese, në të kundërt njoftojnë mbylljen e objekteve ose zhvendosjen e tyre në vendet fqinje. Vasko Ristovski tha se nevojiten ndryshime urgjente në dispozitat ligjore për të shpëtuar këtë industri.

 “Përfaqësuesit e kësaj industrie tashmë kanë treguar se me taksat aktuale doganore në këtë industri janë sjellë në një pozitë jashtëzakonisht të pabarabartë në raport me industritë importuese, në radhë të parë nga vendet fqinje. Produktet e gatshme nga jashtë hyjnë me tarifa 0%, ndërsa përpunuesit vendas paguajnë 25 deri në 35% doganë për lëndën e parë të  importuar. Vendet rreth nesh nuk kanë doganë, përveç Serbisë ku është 8%, që është doganë shumë më e ulët se e jona, dhe në parim konkurrenca më e madhe vjen nga aty. Kjo u shkaktua edhe më keq nga Ballkani i Hapur, përkatësisht Procesi i Berlinit, si pasojë e hapjes së kufijve,” deklaroi Vasko Ristovski, Oda Ekonomike.

 Për dallim nga vendet e rajonit çmimi i mishit është ndër më i shtrenjti në Maqedoninë e Veriut. Mishi i freskët, ai i ngrirë por edhe i përpunuar në tregun me pakicë lëvizin nga 5-25 euro për kilogram. Nga Sektori i industrisë së mishit thonë se sivjet ka rënë kapaciteti prodhimit të brendshëm 20-30% dhe shumë punëtorët janë lëshuar nga puna. Lënda e parë është marrë kryesisht nga Ukraina dhe Rusia, por nga fillimi i luftës, importi i lëndës parë vazhdon të merret nga Kanadaja. Tani edhe atje janë rrit çmimet.

Goce Trajçev tha se kompanitë vendore të përpunimit të mishit kanë kapacitet jo vetëm që të plotësojnë tërësisht tregun vendor, por kanë edhe kapacitet për eksport, nëse do të kishin konkurrencë lojale.

 “Ne nuk kemi të njëjtën bazë fillestare, nuk kemi kushtet e njëjta të përkushtohemi në atë drejtim. Pse? Sepse ajo që ne kërkojmë si ulje të doganës është e njëjta lëndë e parë që e blejmë nga i njëjti vend në Evropë si e blejnë të gjithë fqinjët tanë, nga vjen pjesa më e madhe e importeve, kur ua importojnë për përpunimin, atje tarifat doganore janë nga 6 deri në 0%, ndërsa në vendin tonë janë mbi 20%, u shpreh Goce Trajçev, Sektori i Industrisë së mishit.

 Përfaqësuesit e Industrisë së prodhimit dhe përpunimit të mishit, sektor ky në Odën Ekonomike ngrit alarmin edhe për rregulloren jo korrekte që zbatohet për prodhuesit vendor lidhur me aditivët në mish. Ata thonë se prodhuesit vendor marrin gjoba nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nëse kalohet prania e fostafeve dhe polifosfateve në përpunimin e 0.5 ose 5000 njësive në kg, kurse sipas rregullores së BE-së në të gjitha vendet fqinje dhe në rregulloren evropiane lejohen 0.8 ose 8000 njësi në kg. Kjo nënkupton se prodhuesit që importojnë mish nga jashtë sjellin me më shumë aditiv dhe nuk gjobiten. /alsat.mk

Të fundit