08/10/2024
15.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Partitë politike “në një fillim të ulët” për negociata të formimit të qeverisë së re

Ditën e parë të punës pas shpalljes zyrtare të rezultateve përfundimtare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 15 korrik, partitë politike filluan me paralajmërimet për negociata të formimit të shumicës së re qeveritare.

LSDM, përmes kumtesës partiake, paralajmëroi se do të formojë Qeveri e cila “do të punojë ende më shumë dhe ende më mirë dhe do ta japë rezultatin të cilin e presin qytetarët”, në çka VMRO-DPMNE u përgjigj se Qeveria e deritanishme e udhëhequr nga socialdemokratët nuk ka bërë “absolutisht asgjë” dhe nuk ka arritur “të realizojë asnjë premtim të cilin e kishte në fushatën parazgjedhore”, dhe për atë qytetarët nuk kanë merituar edhe një Qeveri të tillë.

Lidhja socialdemokrate konsideron se me mbështetjen që e kanë marrë nga qytetarët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare paraqet “erë në kurriz dhe sinjal të qartë për vazhdim të rrugës”, që e kanë trasuar për “paratë të përfundojnë te qytetarët, të ketë drejtësi dhe të jemi pjesë e familjes evropiane”.

“Me fitoren e LSDM-së dhe koalicionit, qytetarët pa mëdyshje konfirmuan se duan shteti të vazhdojë përpara. Nuk ka më kthim prapa, nuk ka më regjim dhe pasiguri. Qytetarët duan të jetojnë në shtet përparues ekonomik me vlera evropiane, shtet në të cilin ligjet janë të barabarta për të gjithë dhe shtet krenar anëtare e NATO-s dhe krah për krahë e barabartë me vendet më të fuqishme në botë. Vijon formimi i Qeverisë së udhëhequr nga LSDM e cila do të japë rezultate sipas vullnetit të qytetarëve”, thonë nga LSDM.

Ditëve të fundit burime të partisë infrmojnë se udhëheqin negociata joformale që të zgjidhet “partneri më i qëlluar i koalicionit”.

Nga VMRO-DPMNE tani për tani nuk ka informata nëse dhe me kë negociojnë për formim të shumicës parlamentare, por thonë se bëjnë përpjekje për përbërje të qeverisë në baza principiele dhe vlera evropiane.

“Për VMRO-DPMNE-në e rëndësishme është të respektohet e drejta dhe shteti juridik de të bëhet koalicion themelor i dispozitave për integrim të shtetit në Union, por edhe koalicion i cili do t’i respektojë ligjet dhe qeverisjen e së drejtës”, informon partia.

BDI tashmë paralajmëroi se nuk do të koalicojë me partitë politike që nuk e mbështesin Marrëveshjen korrnizë dhe marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë, ndërsa nënkryetarja partiake Teuta Arifi javën e kaluar duke qenë mysafir në studion e hapur të TV24 deklaroi se VMRO-DPMNE-në nuk e sheh si partner në qeverinë e re.

“Ne në kongresin tonë kemi linja qartë të vendosura dhe ato kanë të bëjnë me Marrëveshjen e Ohrit, Prespës dhe Bullgarisë. Konsideroj se nëse flitet për vazhdimësi, nënkuptohet çka është vazhdimësi. Them, përderisa nuk ka proces zyrtar të bisedave, kombinime mund të dëgjoni të ndryshme, por unë mendoj se për BDI-në është i rëndësishëm ai proces i mbajtjes së këtyre negociatave dhe në mënyrë absolute lidhet me ato që krijuan këto marrëveshje dhe të cilat absolutisht i mbështetën dhe punuan në ato marrëvesje”, tha Arifi.

Aleanca për Shqiptarët është në qëndrimin se është e hapur për biseda me të gjitha partitë politike për koalicion, por potencon se me BDI-në edhe më rëndë shikohet në përbërje të njëjtë qeveritare, edhe pse koalicion i tillë nuk është përjashtuar si opsion. Partia konsideron se sa më shpejtë duhet të formohet Qeveri politike dhe kredibile, një nga prioritetet kryesore të së cilës do të jenë negociatat për anëtarësim në BE.

Levica tani për tani paralajmëron veprim opozitar, edhe pse lideri i saj Dimitar Apasiev nuk e përjashton mundësinë partia të mbështesë qeveri eventuale që mund ta formojnë VMRO-DPMNE dhe të gjitha partitë tjera politike të Shqiptarëve pa BDI-në. sa/

Të fundit