23/04/2024
6.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shtetasit e Maqedonisë së Veriut mund të udhëtojnë në Bullgari me test PCR negativ

Prej sot shtetasit e Maqedonisë së Veriut mund të hyjnë në Bullgari me test PCR negativ, jo më të vjetër se 72 orë.

Qeveria bullgare dje vendosi pjesërisht t’i lehtësojë masat për hyrje në vend për pesë shtete, mes të cilave edhe për Maqedoninë e Veriut, me ç’rast shtetasit e Maqedonisë së Veriut do të mund të hyjnë në Bullgari vetëm me test PCR negativ.

Përveç nga Maqedonia e Veriut, me test PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë, në Bullgari do të mund të hyjnë edhe shtetasit e Serbisë, Moldavisë, Izraelit dhe Kuvajtit.

Sipas Qeveria bullgare, vendimi për këto lehtësime është në kërkesë të sektorit turistik në vend.

Për dallim nga Bullgaria, Greqia e vazhdoi ndalesën për hyrjen e shtetasve të Maqedonisë së Veriut deri më 31 korrik, për shkak të koronavirusit. fb/

Të fundit