17/06/2024
19.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Partnerët e qeverisë diskutojnë shkarkimin e drejtorit të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve

Tre partnerët më të mëdhenj në Qeveri, LSDM-ja, BDI-ja dhe ASH-ja, po bisedojnë për të shkarkuar, drejtorin e Drejtorisë së Sanksioneve, Jovica Stojanoviq, iniciativë e cila, siç mëson Alsat është ngritur nga Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga. Sipas burimeve të Alsat, shkarkimi i Stankoviqit kërkohet për shkak të mungesës së rezultateve në punë, por edhe me kërkesë të faktorit ndërkombëtar, pas zhvillimeve që ndodhën në burgjet e vendit si arratisjet, hapja e tunelit, djegia e automjeteve të dy zyrtarëve në Burgun e Idrizovës dhe të tjera. Arsye tjetër e kërkesës për shkarkim është edhe shqetësimi që ngritën policët e burgut të Idrizovës për shkak të kërcënimeve dhe dhjetëra prej tyre kërkojnë dorëheqje ose kanë marrë pushime mjekësore. Burime të Alsat njoftuan se drejtori i Sanksioneve, Jovica Stankoviq, dje ka qëndruar edhe në Burgun e Strugës ku është takuar me ish-shefin e DSK-së Sasho Mijallkov. Stankoviq ka konfirmuar për Alsat takimin me Mijallkovin, por se i njëjti sipas tij është realizuar në suaza të vizitave që i ka bërë gjatë ditës së djeshme në disa burgje të vendit ku ka takuar me më shumë të burgosur./Mefail Ismaili

Të fundit