02/11/2024
18.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pas debatit të ekspertëve, ligji për Prokurorinë publike kthehet në grupet punuese

Pas dy debateve të ekspretëve, propozim-ligji për Prokurorinë publike sërish kthehet në grupet e punës mes partive politike. Pritet që një pjesë e vërejtjeve të dhëna në debat të jenë në tekstin e ligjit.

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska dje në konferencë për shtyp tha se nuk do të lejojnë të bllokohet procesi i sjelljes së ligjit dhe se do të tentojnë të caktojnë takim me grupet e deputetëve në format të gjerë. Ai shfaqi shpresë se do të marrin pjesë edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së.

“Ligji i Prokurorisë Publike, sqaroi paraprakisht e përfshin edhe konceptin e ndërtimit të prokurorisë së fuqishme për krim të organizuar dhe korrupsion, i cili krahas kompetencave aktuale që i ka, do t’i ndërmarrë edhe rastet që i zhvillonte PSP-ja., ka thënë Deskoska.

Ai tha se çështja rreth procedurës për propozimin e prokurorit publik nga ana e opozitës është një nga pikat kontestuese për të cilat do të ndërtohet konsensus, theksoi Deskoska.

Sa u përket neneve 108 dhe 109 nga ligji, të cilat sipas Deskoskës, janë gurët që janë pengesa mes partive politike, inkurajon qëndrimi, siç tha, i theksuar prej shumë ekspertëve madje edhe nëse nuk shkruhet se procedurat vazhdojnë, ato do të vazhdojnë në pajtim me Ligjin për procedurë penale Deskoska paralajmëroi se do të tentojnë të caktojnë takim me grupet e deputetëve në format më të gjerë dhe shfaqi shpresën se do të marrin pjesë edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së.

“Do të vazhdojmë t’i bindim të gjithë deputetët, do të kërkojmë shumicë. Kush ka qëllim të mirë është i mirëseardhur, të cilin nuk do të lejojmë ta bllokojë procesin e miratimit të ligjit”, tha ministrja e Drejtësisë Deskoska në konferencë për media.

Në Kuvend dje dhe pardje është mbajtur debat publik për ligjin për Prokurorinë publike, në organizim të Komisionit për sistem politike dhe marrëdhënie mes bashkësive. Në debatin publik morën pjesë përfaqësues të fellës juridike, prokurorë, avokatë, profesorë nga fakultetet juridike dhe nga sektori i OJQ-së, si dhe deputetët nga të gjitha partitë politike.

Përparësi në dhënien e vërejtjeve të tyre u është dhënë përfaqësuesve të fellës profesionale dhe eksperte, të cilët i dhanë vërejtjet dhe mendimet e tyre për tekstin e propozuar dhe pritet që një pjesë e tyre të gjinden në tekstin e ligjit, i cili së pari duhet të dorëzohet në procedurë kuvendore. Sipas një pjese të madhe të tyre ligji për prokurori publikë është i nevojshëm dhe ai duhet të sillet nga Kuvendi.

Gazetari Goran Lefkov deklaroi se nuk dakordohet me disa dispozita të ligjit, posaçërisht nenin 3 në të cilin përcaktohet se Prokuroria publike organizohet sipas parimeve të kierarkisë dhe vartësisë.

“Politika duhet tërësisht të heqë dorë nga Prokuroria publike. Politika duhet t’i lërë Prokurorinë publike dhe prokurorët publikë ta bëjnë punën e tyre. Përzierja e politikës, e partive politike dhe formave të tjera të ndikimit ndaj Prokurorisë publike, pasojat do t’i kemi katastrofale, siç i kemi sot në punën e Prokurorisë publike”, theksoi Lefkov.

Kryetari i Komisionit kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Aleksandar Kiracovski shprehi kënaqësi që dy ditë është debatuar për këtë propozim-zgjidhje ligjore. Sipas tij, vetëm njëri nga folësit nuk ka diskutuar për temën, ndërkaq të gjithë të tjerët janë përfshirë në mënyrë cilësore, thelbësore dhe eksperte. .

Të fundit