Shtabi i krizave i Komunës së Tetovës informoi se pas një kohe të gjatë në rajon ka numër njëshifror të të infektuarve të rinj nga Kovid-19, gjegjësisht katër raste të reja, tre prej të cilëve janë në Komunën e Tetovës dhe një në komunat rurale.
“Gjithsej, tani janë 538 pacientë, nga të cilët 333 janë aktiv. Janë shëruar 169 persona dhe gjithsej 36 persona kanë vdekur”, tha kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
Ajo theksoi se me vendim të Shtabit të Krizave më në fund u liberalizua transporti i udhëtarëve, i cili u ndërpre më 21 prill me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
“Komisioni për sëmundje infektive ka miratuar një bazë sipas së cilës shtabet e krizave vetë vendosin për organizimin e transportit ndërkomunal. Si përfundim, Shtabi i krizave i dërgoi një vendim SPB Tetovë duke informuar dhe liberalizuar transportin publik komunal. Në të njëjtën kohë, transportuesit duhet të respektojnë masat e mbrojtjes”, tha Arifi.
Ajo theksoi se sikur javën e kaluari numër i njëjti i pacientëve janë të shtruar në spitalin e Tetovës .
Arifi shtoi se është duke pritur një telefonatë nga Komisioni për sëmundjet infektive për të diskutuar masat e mëtutjeshme të mbrojtjes për të liberalizuar fusha të caktuara siç janë hotelieria.
Gjatë fundjavës, policia e Tetovës ka shqiptuar 239 gjoba për personat që nuk e kanë respektuar masën e mbajtjes së detyrueshme të maskave.