14/10/2024
11.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pas shkarkimit të Mizrahit, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale pa ministër deri në zgjedhjen e Qeverisë së re

Deri në zgjedhjet, vendi ministror në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale në Qeverinë teknike do të jetë i lirë për shkak se partia maqedonase opozitare VMRO-DPMNE dje para shpërndarjes së Kuvendit nuk dha propozim për këtë pozitë pas shkarkimit të ministres Rashela Mizrahi.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hrisitjan Mickoski në konferencë për shtyp në selinë e partisë njoftoi se nuk do të propozojnë emër të ri, për shkak se, siç thotë ai, nuk duan të marrin pjesë në lojërat e Zaevit dhe Spasovski, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Nuk kemi për qëllim të marrim pjesë në ktë lojë ku skenarist është Zoran Zaev, kurse ekzekutues është Spasovski”, tha Mickoski duke shtuar se Qeveria shkarkoi ministren më të mirë në Qeveri.

Pas shkarkimit të Mizrahit nga Kuvendi, kryeministri teknik, Spasovski kërkoi nga VMRO-DPMNE të emërojë ministër të ri në MPPS, por deri në shpërndarjen e Kuvendit një propozim i tillë nuk erdhi.

Në një situatë të tillë, me këtë ministri deri në zgjedhjet do të duhet të udhëheq zëvendës-ministrja shtesë, Sanela Shkrijelj, e cila është kuadër i LSDM-së, ndërsa pas zgjedhjeve dhe deri në Qeverinë e re, udhëheqjen e kësaj ministrie duhet ta marrë zëvendës-ministri i rregullt në këtë ministri, Gjobul Bajraktar.

Ndryshe, ish-ministrja teknike Rashela Mizrahi u shkarkua me propozim të kryeministrit teknik, Oliver Spasovski për shkak se ajo nuk respektoi emrin kushtetues, përkatësisht nuk ndërroi tabelën me emrin ‘Republika e Maqedonisë’ në ministrinë e saj./Telegrafi/

Të fundit