Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot do ta nënshkruajë dekretin për shpallje të Ligjit për ratifikim të Marrëveshjes Atlantike të Veriut.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut me 114 vota “pro” djee miratoi Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes Veriatlantike. Ligji është me veprim të anulueshëm dhe do të hyjë në fuqi pasi Spanja ta ratifikojë Protokollin për anëtarësimin tonë në NATO. Pas seancës flamuri i Aleancës Veriatlantike u ngrit para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ambasadorja e SHBA-së në NATO, Kej Bejlli Haçinson konfirmoi se të gjithë që presin flamuri i Maqedonisë së Veriut të fillojë të valëvitet para selisë së Aleancës në Bruksel sa më shpejtë, në pranverë.
Haçinson sot në Bruksel do të merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të shteteve anëtare të Aleancës. Në brifingun e sotëm me gazetarë ajo ka theksuar se në takim do të bisedohet për prioritetet vijuese dhe kahet e dhëna “në samitin e NATO-s vitin e kaluar në dhjetor”.
Një nga prioritetet këtë vit është zgjerimi i Aleancës edhe me një vend, Maqedoninë e Veriut pasi kaloi rafitikimin e Parlamenteve të të gjitha shteteve anëtare.
“Flamuri i Maqedonisë do të valojë para Brukselit në pranverë. Aleatët tanë nga Maqedonia kanë bërë punë të shkëlqyeshme me reformat. Lëvdata për durimin dhe liderizmin në zgjidhjen e (problemit) me emrin që ka qenë kyç për fillimin e mbarë procesit për anëtarësim”, ka thënë ajo.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për atë nëse mosmiratimi i ligjit të ri për mbrojtje e vë në rrezik nenin pesë të Kartës së NATO-s për mbrojtje kolektive, përkujtoi se Maqedonia e Veriut gjithsesi do të jetë e obliguar ta respektojë.
Neni pestë i Kartës së NATO-s është një nga shtyllat më të rëndësishme të Aleancës, ai parashikon se sulmi ndaj një vendi anëtar konsiderohet si sulm ndaj të gjitha tjerave.
“Neni pesë për mbrojtje kolektive do të jetë detyrim që del nga marrëveshja sapo Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e plotfuqishme, ne e nënshkruam protokollin aderues dhe sapo të gjitha NATO aleatët ta ratifikojnë, Karta do të zbatohet mbi Maqedoninë e Veriut, ndërsa neni pesë do të jetë detyrim”, deklaroi Stoltenberg.
Në seancën e djeshme parlamentare folën presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, kryeministri Oliver Spasovski, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, koordinatori i grupeve të deputetëve, deputetë, mes të cilëve edhe liderët e BDI-së dhe PDSH-së, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi. Foli edhe një përfaqësues i NATO-s.
Inkuadrimi drejt Aleancës Veriatlantike nuk është shkelja e vetme në anëtarësimin në organizatën ndërkombëtare. NATO është aleancë e shteteve që bazohet në solidaritetin e ndërsjellë politik dhe në mbrojtje dhe mbi vlerat e përbashkëta. Anëtarësimi në aleancën më të fuqishme ushtarake në botë është privilegj por edhe përgjegjësi e madhe, theksoi presidenti Pendarovski.
“Që nga inkuadrimi ynë drejt Partneritetit për paqe në vitin 1995 ne u angazhuam në mënyrë aktive të kontribuojmë drejt ruajtjes së paqes ndërkombëtare dhe stabilitetit, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar si kanosja më e madhe e sigurisë në botën bashkëkohore të globalizuar. Përkushtimin tonë ndaj kësaj detyre dhe solidaritetin me aleatët e NATO-s e dëshmuan përmes pjesëmarrjes aktive në më shumë misione të aleancës në rajone të ndryshme në botë gjatë viteve të kaluara”, porositi presidenti i shtetit në seancën solemne.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në fjalimin e tij theksoi se rruga jonë drejt NATO-s, parë përmes prizmit të tri dekadave të kaluara, nuk ishte aspak e lehtë dhe ishte me përplot momente turbulente. E uroi anëtarësimin e shpejtë në NATO, duke i potencuar angazhimet ndër vite që i kanë dhënë qeveritë, parlamentet por edhe qytetarët me mbështetjen e tyre të vazhdueshme për anëtarësim në NATO.
“Edhe krahas mossuksesit tonë për ta arritur në Samitin e NATO-s në Bukuresht në vitin 2008, me marrjen e ftesës së kushtëzuar për anëtarësim në Aleancë, edhe pse të dëshpëruar, nuk u hamendëm në vazhdimin e realizimit të qëllimit tonë strategjik. Përkundrazi, Kuvendi, Qeveria, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Mbrojtjes dhe të gjitha institucionet e tjera shtetërore, vazhduan me shumë përkushtim dhe me shumë entuziazëm, të punojnë në agjendën reformuese të vendosur nga NATO”, tha kryetari i Kuvendit.
Shprehu krenari të veçantë për punën e Kuvendit aktual, për vetëdijen e dëshmuar, kapacitetin e lidershipit dhe kujdesin për të ardhmen e gjeneratave tona, që i arriti, duke i tejkaluar të gjitha momentet sensitive, ta përforcojë shtyllën e pozicionimit tonë ndërkombëtar – të mos jemi para dyerve të NATO-s, por bashkërisht me partnerët tanë të veprojmë në kuadër të Aleancës si dhe shprehu respekt të sinqertë dhe për të gjitha përbërjet e deritanishme parlamentare, të gjitha qeverive të deritanishme, të të gjithë presidentëve të deritanishëm të shtetit, të gjithë që në mënyrë të pakursyer me përkushtim dhe entuziazëm e plotësuan pjesën e tyre të detyrës.
Kryeministri teknik Oliver Spasovski në seancën solemne me rastin e miratimit të Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Veriatlantike, theksoi se pas 27 viteve nga vendimi i parë për anëtarësim në NATO të miratuar në Kuvend, kjo përbërje e deputetëve pari nderin në emër të të gjithë paraardhësve dhe të gjithë qytetarëve ta ratifikojë këtë dokument, i cili është investim në një të ardhme të sigurt të vendit tonë.
“Është e fuqishme kjo simbolikë, ky akt i aderimit në aleancën më të fuqishme të sigurisë në botë”, tha Spasovski dhe theksoi se Samiti i NATO-s në Londër vitin e kaluar në dhjetor ku Maqedonia e Veriut e konfirmoi përcaktimin për ndarje të plotë të parimeve për siguri të përbashkët, ndërtim të marrëdhënieve të fuqishme transnacionale në Aleancë të bazuar në vlerat demokratike si bazë për prosperitet dhe progres të përbashkët të të gjitha vendeve-anëtare.
Ai theksoi se aspiratat për anëtarësim në BE dhe në NATO në pothuajse 30 viteve të kaluara ishin konstante si përcaktime tona strategjike, por kjo nuk ishte e lehtë, tha Spasovski dhe tregoi në vendimet e ish kryeministrit Zoran Zaev.
Sipas tij, vizionet e mëdha mund të realizohen vetëm përmes aksionit dhe nismës së guximshme, që ta arrijmë qëllimin tonë, tha, vazhdimisht fokusohemi në ndërtimin e besimit, dialogut krijues.
U.d. kryetari i AP NATO, Atila Mesterhazi, pas votimit të Ligjit për Ratifikimin e Këshillit Veriatlantik theksoi se e merituam vendin tuaj me përcaktimin dhe përkushtimin aktiv të arritjes së sigurisë euroatlantike. Dëshmuat se vendi i juaj është i gatshëm t’i pranojë obligimet e aleatit NATO-s, theksoi
Sipas përfaqësuesit të NATO-s, rruga e vendit drejt NATO-s, asnjëherë nuk ka qenë e lehtë.
Na duhej durim i madh dhe guxim politik që të tejkalohen dallimet historike me fqinjin tuaj. Megjithatë të gjitha angazhimet janë shpaguar. Ju me të vërtetë e keni merituar vendin tuaj me përcaktimin tuaj dhe përkushtimin aktiv të arritjes së sigurisë euroatlantike. Ju tashmë keni dëshmuar se vendi i juaj është i gatshëm dhe i përgatitur t’i plotësojë obligimet e aleatit NATO”, tha Mesterhazi. Si anëtare e NATO-s, shtoi ai siguria juaj do të jetë edhe siguri e jona.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në seancëtheksoi se ratifikimi i Protokollit për anëtarësim në NATO, është ditë historikë për Maqedoninë e Veriut. Në këtë ditë vlen t’i përkujtojmë dhe t’i përmendim të gjithë pjesëtarët e NATO-s, të cilët e dhanë jetën për lirinë e cila mungonte në rajone të ndryshme, për mungesën e demokracisë, për paqen dhe stabilitetin të cilat kontestoheshin.
“Jam krenar që më tepër se 20 vite asnjëherë nuk e humba besimin, asnjëherë nuk e humba durimin, por besova në miqtë e mëdhenj, në aleatët e mëdhenj dhe shtetet të cilët e udhëhoqën këtë aleancë të fuqishme, aleancë paqësore gjithandej botës”, tha Ahmeti.
Vendi ynë, shtoi ai, po numërohet dhe bëhet i rëndësishëm, po aq sa janë të rëndësishme këto shtete. “Shteti ynë si vend i vogël, të cilën askush nuk e njihte, sot është shteti i 30-të anëtar i NATO-s”, tha Ahmeti.
Koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së Jovan Mitreski shprehu falënderim të gjithëve të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në realizimin e qëllimit tonë anëtarësimin në NATO.
“Në emrin tim dhe në emër të të gjithë deputetëve nga grupi i deputetëve shpreh kënaqësi dhe nder të madh që jemi pjesë e kësaj përbërje parlamentare, pjesë e shumicës parlamentare e cila dha kontribut të madh për këtë vendim historik”, tha Mitreski.
“Stabiliteti ynë, siguria jonë tashmë asnjëherë nuk do të vihen në pikëpyetje. E ardhmja e vendit tonë është e garantuar”, tha Mitreski.
“Ai theksoi se lideri i LSDM-së Zoran Zaevi i cili, siç tha, me vizionin dhe guximin e tij të lidershipit ka arritur të përballet me problemin i cili e mundonte shtetin tonë me dekada mbrapa dhe për shkak të së cilës ndër vite ishim të bllokuar në rrugën tonë euroatlantike.
E uroi opozitën se përfundimisht pranon të bëhet anëtare e NATO-s nën emrin e ri kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut.
Koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski theksoi se VMRO-DPMNE-ja gjithmonë ka qenë për hyrjen e Republikës së Maqedonisë në NATO. Përkujtoi se grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së ishte nismëtar i ratifikimit të parakohshëm të Protokollit për anëtarësim në NATO të Maqedonisë.
“Anëtarësimi i plotfuqishëm në NATO është realizimi i njërit ndër qëllimet strategjike të Maqedonisë. Siguria e qytetarëve dhe shtetit gjithmonë kanë qenë prioritet për VMRO-DP;NE-në dhe si parti me përgjegjësi e cila e para e ka vendosur këtë qëllim strategjik kemi përgjegjësi para qytetarëve që ta përmbushim, edhe pse sot këtë e bëjmë në kushte të një realiteti tjetër.
Nolla Ismallovska nga grupi i pavarur i deputetëve të VMRO-DPMNE-së, gjithashtu potencoi se sot përmbyllim një ëndërr të shumë brezave me të cilën shteti bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s.
Surija Rushiti nga Aleanca për Shqiptarët theksoi se sot po shënohet hapi përfundimtar drejt anëtarësimit në Aleancën e NATO-s si anëtarja e 30-të. Theksoi se përcaktimi është prioritet kryesor i Aleancës për Shqiptarët me vlerat euroatantike të vendit tonë.
Me NATO-n fillon një histori e re për ne dhe duhet ta shfrytëzojmë këtë moment historik për vendin tonë. Krahas stabilitetit të jashtëm, në të ardhmen të ndërtojmë shumë lidhje më të forta të kohezionit brenda, që të mundemi ta korrim hirësitë e këtij kompromisi, tha lideri i Alternativës Afrim Gashi në Kuvend.
Fadil Zendeli i Lëvizjes Besa theksoi se dita e sotme është e veçantë për të gjithë qytetarët në vend dhe se procesi i integrimit në NATO ka qenë mision dhe sfidë i të gjitha forcave politike.
Anëtarësimi zyrtar në NATO do të thotë fillim i reformimit të sektorit të sigurisë dhe të mbrojtjes, me qëllim të vendosjes të reciprocitetit me Aleancën, por se nuk duhet të harrohet në, siç tha, reformat e thella institucionale – ekonomike, sociale dhe veçanërisht në sistemin juridik.
Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Menduh Thaçi theksoi se të gjithë kanë kontribuuar në rrugën drejt NATO-s, por se kontributi kryesor e ka dhënë ish kryeministri Zoran Zaevi i cili, siç tha, “me këmbëngulje dhe guxim e shtyu procesin përpara”.
Porositi se shqiptarët nuk e kontestojnë identitetin e maqedonasve, por se pas aktit të sotëm duhet të ndryshohet nocioni për shqiptarët.
Në seancë morën pjesë edhe Miroslav Tuxhman, deputet dhe shef i delegacionit kroat në AP të NATO-s, Vasilika Hysi, nënkryetare e Parlamentit shqiptar, Cveta Karajançeva, kryetare e Parlamentit bullgar dhe Genci Nimanbegara, kryetar i Parlamentit. Seancën e përcollën gjithashtu edhe ish-presidentë, kryeministra, liderët e LSDM-së Zoran Zaev dhe VMRO-DPMNE-ja Hristijan Mickoski, si dhe përfaqësues të jetës shoqërore dhe publike dhe të trupit diplomatik, përfshirë ambasadorë nga vendet anëtare të NATO-s. .(MIA)mb/