25/04/2024
6.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pendarovski e përshëndet vendimin Gjykatës së Strasburgut, lëndët të shkojnë deri në fund

Pas vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg kanë reaguar nga kabineti i presidentit Stevo Pendarovski. Ai e ka përshëndetur këtë vendim, duke shtuar se tani lëndët duhet të kenë epilogun e tyre.

“Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, presidenti e shqyrtoi atë me ekipin këshillues dhe beson se të gjithë ata që janë prekur nga procedimet e nisura nga prokuroria dhe gjykatat në vend duhet të ushtrojnë të drejtat e tyre para institucioneve vendase, siç thuhet edhe në vendimin e Gjykatës së Strasburgut.

Në këtë kuptim, të gjitha procedimet para gjykatave vendase vazhdojnë deri në nivelin përfundimtar të tyre, pra shterimin e të gjitha mjeteve ligjore në përputhje me rregulloret ligjore të vendit tonë”, qëndron në reagimin e presidentit Pendarovski.

Të fundit