16/04/2024
19.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pendarovski: Kemi përgjegjësi të përbashkët për të mundësuar t’i gëzojmë të drejtat bazë të secilit

Presidenti Stevo Pendarovski ka vizuar vullnetarë dhe organizatorë të paradës së krenarisë “Shkupi prajd 2022” me të cilët kishte mundësi direkt të bisedojë për mënyrën e organizimit të paradës, nga logjistika dhe pranimi i mysafirëve, deri në mbështetjen e dhënë institucionale, çështjet e sigurisë dhe promotive, kumtoi Kabineti i shefit të shtetit.

Me rastin e mbajtjes së “Shkupi Prajd 2022”, presidenti Pendarovski porositi se “pranimi i diversitetit dhe liria nga paragjykimet është tregues i një shoqërie të pjekur, demokratike dhe të hapur, e cila është e gatshme t’i lërë vend secilit prej anëtarëve të saj.

“Kemi një përgjegjësi të përbashkët të mundësojmë gëzimin e të drejtave themelore dhe vetë-realizimin e secilit, pa frikën e refuzimit, veçanërisht kur bëhet fjalë për komunitetet e cenueshme. “Shkup Prajd 2022” është një paradë e diversitetit, pranimit dhe miqësisë së komunitetit LGBTIK+, por edhe një mundësi për të gjithë ata që kuptojnë dhe pranojnë diversitetin në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor, të shprehin mbështetjen e tyre”, shtoi presidenti.

Ai shpreh pritje që Parada e tretë e Krenarisë në Shkup të mbahet në një atmosferë të qetë, pa incidente, në një atmosferë tolerance dhe pranimi.

“Të tregojmë solidaritet me bashkëqytetarët tanë sepse dinjiteti, barazia dhe drejtësia janë për të gjithë qytetarët”, porositi presidenti Pendarovski.

Të fundit