24/04/2024
8.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pendarovski: Vendosja e etniteteve më të vogla në Kushtetutë, nuk do ta rrezikojë sigurinë e shtetit

Shumë herë deri tani kam thënë se vendosja e komuniteteve më të vogla etnike në Kushtetutë, duke përfshirë edhe bullgarët, nuk do ta rrezikojë sigurinë e shtetit, as nuk do ta lëkund stabilitetin tonë të brendshëm. Pikërisht për këtë shkak e kam përkrahur procesin për ndryshime kushtetuese dhe delegova përfaqësues timin në trupin punues, tha presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski.

Në fjalimin hyrës në konferecën “Marrëdhënie mes bashkësive: Perceptime, shpresa dhe druarje, sfida dhe zgjidhje”, në organizim të CIVIL-Qendra për liri, shefi i shtetit theksoi se është i bindur se sa jemi më të ndryshëm, aq është më i gjerë horizonti i mundësive.

“Dhe tërë kjo varet nga ne dhe gatishmëria e jonë që ta pranojmë diversitetin si e mirë të përgjithshme”, tha Pendarovski.

Të fundit