23/10/2024
11.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pendarovski vizitoi aktivistin Suad Misini i cili është në grevë me etje dhe nënshkroi dekretin e Ligjit për evidencën amë

Presidenti Stevo Pendarovski mëngjesin e sotëm ka vizutuar aktivistin Suad Misini, i cili gjatë ditës së djeshme filloi grevë me etje, për t’u ndihmuar qytetarëve që kanë probleme me dokumentet personale.

Siç informoi Pendarovski në profilin e tij në Fejsbuk, në bisedë e ka informuar Misinin se e ka nënshkruar Dekretin ligjor për ndryshimin e Ligjit për evidencën amë të qytetarëve.

“Me këto ndryshime u mundësohet mbi 600 qytetarëve tanë t’i zgjidhin problemet e tyre dhe të marrin dokumente personale. Gjithashtu me ndryshimet do të zgjidhet edhe problemi i pashtetësisë së çdo fëmije që do të lind në vend sepse do të marrë certifikatë të lindjes, pa dallim nëse prindërit e tyre kanë dokumente personale apo jo”, sqaroi presidenti.

Ai thekson se është e nevojshme që sa më shpejt të bëhen ndryshime në Ligjin për vendbanim dhe vendqëndrim, me të cilat do të mundësohet edhe një kategori tjetër e cenueshme e qytetarëve që të pajisen me dokumente personale.

Pendarovski u bën apel deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë të cilët tashmë po punojnë në këtë proces, ta mbarojnë sa më parë, sepse, siç thekson, çdo njeri ka të drejtë për jetë dinjitoze.

Të fundit