Sipas të dhënave nga Byroja për Furnizime Publike, N.P. “Rrugë Shtetërore” që udhëhiqet nga drejtori Ejup Rustemi ka nënshkruar kontrata në vlerë prej mbi 70.000.000 euro, nga 1 janari i vitit 2023, përcjell TV21. Furnizimet publike paraqesin proces të përdorimit të fondeve (parave) publike nga institucionet/autoritetet publike.
N.P. “Rrugë Shteterore” ka nënshkruar kontrata me më shumë kompani, ndërsa kompanitë që kanë nënshkruar kontrata me vlerë mbi 2 milionë euro janë:
Mirsat Komerc; 2,300,000 eur
Bion, Tetove; 2,370,000 eur
Zhikol, Strumice; 3,080,000 eur
Bitem Dooel, Shkup; 3,435,000 eur
Ilinden, Struge; 7,640,000 eur
Eskavatori MK, 9,000,000 eur
Granit, 11,500,000 eur
IRD, 26,350,000 eur