16/06/2024
19.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Është shkarkuar kryetarja e Këshillit Gjyqësor Vesna Dameva , nesër zgjidhet kryetari i ri.

Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, sot është shkarkuar nga detyra.

Në seancën e sotme të Këshillit Gjyqësor ka pasur debat pasi Dameva ka refuzuar të votojë një pikë që nuk ishte në rend dite.

Zëvendësuesi i saj Selim Ademi bëri thirrje që të votohet për shkarkimin e saj, ku e përkrahën shtatë anëtarë, pas së cilës deklaroi se Dameva është shkarkuar dhe në prani të saj ka marrë drejtimin e seancës.

Këshilli Gjyqësor për MPB-në konfirmoi se nesër në ora 11:00 do të mbahet seanca për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Vesna Dameva u zgjodh kryetare e Këshillit Gjyqësor në vend të Pavlina Cërvenkovskis në dhjetor të vitit të kaluar.

Të fundit