Komisioni në MPB, i cili me vendim të ministrit të Punëve të Brendshme, Naqe Çulev është formuar për shkak të numrit të kufizuar të formularëve të dokumenteve të udhëtimit, në mbledhjen e djeshme të parë ka shqyrtuar gjithsej 77 kërkesa nga qytetarët, për të cilët pas kritereve të vërtetuara do të vendos se cilat janë urgjente dhe të paanulueshme që të procedohen në procedurë urgjente me qëllim të dhënies së dokumenteve të udhëtimit.
Nga MPB informojnë se kërkesa për dhënie të dokumenteve të udhëtimit, të mbështetura me dokumentacion adekuat, duhet të dorëzohen deri te njësitet rajonale të Sektorit për çështje civile, me shenjë se bëhet fjalë për kërkesa URGJENTE për dokumente udhëtimi, të cilat janë në kompetencë të komisionit. Kërkesat është e domosdoshme të përmbajnë numër telefonik të personit-parashtrues.
Kjo është një ndër zgjidhjet e përkohshme për dhënien e dokumenteve për udhëtim për rreth 15 mijë qytetarët e paraqitur. Kanë mbetur rreth 4.900 formularë për pasaporta, ndërsa pritet dërgesë e re prej 100 mijë formularëve nga Veridos, të cilën Çulev e paralajmëroi për më 24 mars.
Çulev i bëri thirrje Spasovskit të thirr seancë qeveritare që të zgjidhet problemi me pasaportat, ndërsa një prej mënyrave të tij për tejkalim është Qeveria, tha, të miratojë metodologji me të cikën me vulë dhe me dhënien e notës deri tek shtetet në botë do të prolongohet vlefshmëria e pasaportave deri në momentin e arritjes së pasaportave të reja.
“Unë jam ministër një muaj dhe të gjitha këto situata i trashëgova si rezultat i punës pa plan, të pandërgjegjshme dhe jo profesionale të Oliver Spasovskit për çka është kryer hetim intern dhe doli kallëzim penal”, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev në konferencën për shtyp duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve ku duhet të locohet përgjegjësia lidhur me problemin me mungesën e formularëve për pasaporta.
Potencoi se në këtë periudhë duhet të shpallet tender ndërkombëtar për zgjidhjen 10 vjeçare të problemit me dhënien e pasaportave. Edhe njëherë përsëriti se më 24 mars ose më herët duhet të arrijnë 100 mijë formularë për pasaporta, ndërsa dërgesa tjetër pritet të arrijë në shtator ose në tetor të këtij viti.
“Me siguri nuk do të jenë menjëherë me emrin e ri kushtetues të RMV-së për shkak të asaj që nuk janë konfirmuar specifikimet teknike rreth pamjes së pasaportës së re dhe dokumenteve tjera. Për momentin punojnë grupe punuese nga MPB-ja dhe nga kompania ‘Veridos’ sepse edhe kjo nuk është bërë, nënshkruajmë marrëveshje të re kornizë për dy vite me kompaninë e re, porositim, ndërsa nuk janë specifikuar pamja dhe përmbajtja e dokumenteve të reja personale”, sqaroi ministri Çulev.
Për kryeministrin Spasovski, qëndrimi i ministrit Çulev se në Qeveri mungon vullnet politik të zgjidhet çështja e pasaportave, thënë butë, “është deklaratë e pafat që tani mund të jepet”.
“Realizimi i atyre autorizimeve të cilat i ka MPB, ndërsa është pjesë e Qeverisë nuk mund të bëhet fjalë për mospasje të vullnetit politik”, ka thënë Spasovski.
Sipas tij, veçmë një muaj e gjysmë funksionon kjo Qeveri, ndërsa vetëm para një jave ka marrë informatë se ka problem për dhënien e pasaportave. Problemi, ka thënë ai, është diku tjetër, por kërkohet zgjidhje e caktuar në të cilën shpreson se do të gjendet.
“Para një jave është dorëzuar informatë deri në Qeveri lidhur me situatën me pasaportat. Mendoj se menaxhimi më i mirë, mënyra e funksionimit brenda në institucion, marrja me më shumë punë thelbësore se sa me çështje të pavlefshme, nuk do të sjellte një krizë të tillë”, ka deklaruar Spasovski.
Në kërkesën e gazetarëve të përgjigjet se kush është kompetent për furnizimet publike në MPB, ku mund të locohet përgjegjësia për pasaportat, se cila shërbimet kanë fshehur furnizimin e formularëve, Spasovski është përgjigjur se për funksionimin brenda MPB-së kompetent është ministri, ndërsa kuptohet se ka mekanizëm dhe mënyra të vërtetohet se kush ka përgjegjësi.
“Kam pasur edhe unë situata të tilla disa herë në atë periudhë, por nuk ka pasur problem në opinion në pjesën e pasaportave ose në dhënien e dokumenteve tjera personale”, ka thënë kryeministri.
Ka shpjeguar se porositë për formularët për pasaporta bëhen çdo vit në bazë të analizës së vazhdueshme për frekuentim ose kërkesës dhe konsumit të tyre.
Në pyetjen e gazetarëve se kur ai ka bërë porosinë e fundit të formularëve për pasaporta, Spasovski ka thënë se për momentin nuk e di, por për këtë ka dokumente në MPB.
Sa i takon kallëzimit të paralajmëruar penal për të, Spasovski ka thënë se ka organe hetimore dhe lirisht le t’i kontrollojnë të gjitha aspektet, ndërsa ai nuk i ikë përgjegjësisë. .MIA.sn/