23/04/2024
6.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Për mosmbajtje të maskës, 121 gjoba në rajonin e Tetovës

Fundjava që kaloi në zonën e Tetovës për mosmbajtjen e maskës ​ mbrojtëse kundër koronavirusit janë gjobitur 121 persona, njoftojnë nga policia e Tetovës.

“Në periudhën nga e premtja deri të shtunën deri në ora 07:00 janë shqiptuar gjoba për 47 persona, pastaj deri të dielën në të njëjtën periudhë për 44, ndërsa 30 gjoba gjatë ditës dhe natës së kaluar, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme të Tetovës”, theksoi zëdhënësi Marjan Josifoski.

Urdhërpagesat e gjobave janë përgatitur për 121 persona konform me nenin 6 të Dekretit përkatës të Qeverisë.

“Ne bëjmë apel që të vazhdojmë ta respektojmë këtë masë si më të rëndësishmet për mbrojtjen kundër parandalimit nga Kovid-19 dhe kështu të shmangim gjobat që qytetarët duhet të paguajnë nga 20 euro. Theksojmë që të respektojmë distancën e detyrueshme dhe të mos krijojmë bllokada para bankave dhe objekteve të tjera”, thotë Josifoski. as/bs/

Të fundit