27/05/2024
19 C
Tetovo

Të tjera lajme

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup hap dyert për studentët

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, duke respektuar masat kundër virusit korona, ka filluar me regjistrimin e studentëve. Ashtu si edhe viteve të kaluara edhe këtë vit vërehet interesimi i lartë i maturantëve për tu regjistruar në pesë fakultetet e universitetit të vetëm publik në gjuhën shqipe në kryeqytet.

UNT siç dihet, në pesë fakultetet e saj, përmban ekskluzivisht drejtime deficitare, që kërkohen në tregun e punës.

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, këtë vit ka paraparë pranimin e 845 studentëve të rregullt me kuotë shtetërore, 395 studentë të rregullt me bashkëfinancim dhe 280 me korrespodencë, gjithsej 1.520 vende të lira për studentët e rinjë!

RELATED POSTS

Gus 24, 2020

Gus 24, 2020

Gus 24, 2020
Si gjeneratë e pestë të ciklit të I-rë të studimeve studentët potencial kanë mundësinë që në pesë Fakultetet në përbërje të tij, të regjistrohen edhe atë në:

Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës
Fakultetin e Shkencave Informatike
Fakultetin e Shkencave Teknike
Fakultetin e Shkencave Teknologjike dhe
Fakultetin e Shkencave Sociale
Nga UNT, thonë se stafi ynë akademik dhe administrativ është në shërbimin e maturantëve që dëshirojnë të regjistrohen në këtë universitet.

Të fundit