05/05/2024
8.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Për Sindikatën e AOGJSH-së janë të papranueshme deklaratat e ministres Angelovska për shkurtimin e pagave në administratë

Sindikata e Punonjësve në Administratë, Organet Gjyqësore dhe Shoqatat e qytetarëve (AOGJSH) sot reagon në qëndrimin e ministres së Financave Nina Angelovska për shkurtimin e pagave në administratën publike.

Për Sindikatën, propozimi i tillë është i pabazë, i papranueshëm dhe i padobishëm. Kjo, vlerësojnë nga Sindikata do të jetë gjest pa efekt, ndërsa shkurtimi i pagave të administratës nuk do të bëjë kursim të madh në Buxhetin e shtetit, por do të jetë urrejtje dhe përmbushje e kërkesave të një pjese të bashkësisë së biznesit.

“Deklaratat e tilla të pamatura të ministres së Financave tregojnë mosnjohje për atë se çka është administrata publike, ndërsa çka sektori publik dhe për atë se sa është vlera e pagave në administratë. Neto paga e pastër e të punësuarve në administratë në grupin G (referentë) është 14.518,00 denarë për referentin më të ri, 14.888,00 denarë për referent, 15.474,00 denarë për referent të pavarur. Për atë pyesim, nga çka, prej kujt dhe sa do të shkurtojë ministrja”, citohet në kumtesë.

Me shkurtimin eventual të pagave të të punësuarve, konsiderojnë nga Sindikata, do të zvogëlohet fuqia e tërësishme e të punësuarve dhe do të goditen kategoritë më të rrezikuara të punësuarve, veçanërisht prindërit vetushqyes, prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta dhe ata të cilët janë i punësuari i vetëm në familje. sa/

Të fundit