Të tjera lajme

PËRFUNDOI SEZONI 2024/25, SHKËNDIJA FESTOI TITULLIN

Përfundoi  sezoni 2024/2025  në ligën e parë të futbollit vendor. Shkëndija  e Tetovës zyrtarisht  pranoi  trofeun  si kampion i Maqedonisë së Verit  për këtë sezon dhe do ta prezantoj vendin në garat kualifikuese për Ligën e kampionëve, ndërsa Sileksi dhe Rabotniçki do të prezantohen në ligën e konferencave. Besa e  Dobërdollit  më 25 maj do të luan  ndeshjen e balotazhit me Bashkimin e Kumanovës  për një  vend  të shprazët  në elitë.   

 Dy fitore për ekipet vendase dhe dy për ato mysafire me 20  gola të shënuar është epilogu i katër ndeshjeve  të zhvilluara  në xhiron e 33-të dhe  të fundit të sezonit 2024/2025 në elitën e futbollit të Maqedonisë  së Veriut, ku tani më në  sipërfaqe dolën të gjitha të pa njohurat.  Shkëndija është  kampione dhe do garon në kualifikueset e Ligës së Kampionëve, Sileksi dhe Rabotniçki do të garojnë në Konferencë Ligë, ndërsa Besa e Dobërdollit do të luajë në balotazh për të siguruar garat mbijetesën  në elitën e  futbollit, ndërsa  dy futbollistët Besart Ibraimi I Shkëndijës  dhe  Marko Gjorgjievski i Sileksit me  nga  15 gola të shënuar  kanë ndarë epitetin golashënues  më të mirë të sezonit 2024/2025.

Pavarësisht disfatës 3:1 nga Sileksi në ndeshjen e fundit të sezonit në Tetovë nuk mungoi festa e titullit kampion të Shkëndijës, skuadër kjo që një gjë të tillë kishte siguruar që dy xhiro më pare.  Falë heqjes së ndalesës për tifozët  kësaj  radhe falë vendimit të FFM-së  në tribunat e stadiumit ishin një numër i konsiderueshëm i tifozëve të cilët madhëruan këtë moment historik për ekipin kuqezi të cilët e ngritë lartë  trofeun të  cilin kapitenit Besart Ibraimit ia dorëzuan  presidenti i FFM-së Masar Omeragiq dhe anëtari i Këshillit Drejtues  Agim Ibraimi.  nga ana tjetër drejtuesit e Shkëndijës për këtë rast kishin përgatitur gjithçka në mënyrë perfektë, duke filluar që nga programi artistik, e deri te momenti  te  ndarja  e medaljeve për të gjithë ata  të  cilët kanë qenë pjesë këtij  suksesi në sezonin 2024/2025.  Kujtojmë se  skuadra  kuqezi  në j kampionatin 2024/2025 nga 33 ndeshje të zhvilluara ka regjistruar  20 fitore, 10 barazime dhe 3 disfata me gola averazh 59-30  duke  grumbulluar 70 pikë që  dolën të jenë të mjaftueshme  për të fituar titullin e pestë kampion.                                                                                     Këtë  festë të madhe  për titullin e pestë Kampion i Maqedonisë së Veriut me përpikëri e ka  ndjekur  Televizioni Koha, Në vazhdim  të ndjekim  opinionet e  aktorëve  kryesor  për  këtë sukses të klubit të futbollit  Shkëndija

JETON BEQIRI – TRAJNER I KF SHKËNDIJA

‘’Normalishtë se jemi të lumtur  që  rikthejmë titullin pas katër viteve  në Tetovë dhe  fitimi i titullit  në Tetovë dhe me Shkëndijën  është diçka e veçantë për mua  personalisht’ deklaroi trajneri Jeton Beqiri.

 ‘Ky është titulli i shtatë, katër herë me Shkëndijën, dy herë me Strugën dhe një herë me Renovën. Të them të drejtën  çdo herë ky ka qenë viti më i vështirë me rrethanat që kanë ardhë, ky trofe ishte më i vështirë  por më me  vlerë të madhe. Kështu që  çdo herë  kur  i kam dhënë kontribut  këtij ekipi e kam ndijë  veten pak më mirë’’ deklaroi kapiteni  Besart Ibraimi

 Besa nga Dobërdollli zhvilloi ndeshjen më të  bukur  në kë kampionat  duke  e mundur Pelisterin në Manastir me rezultat të thellë 4-1  por  fatkeqësisht  ekipi për të  siguruar mbijetesën në elitë do të duhet  të luan në balotazh me  shpresë se do t’ia  dal dhe atë  me  Bashkimin e Kumanovës.

Fitore me shumë peshë regjistroi AP Brera, që mundi Rabotniçkin me rezultatin 3:2, me çka  siguroi edhe mbijetesën. Në Kavadar  Tikveshi  dhe  Struga trim Lum  barazuan  duke luajtur me  shifrat  3-3

 Për në  fundit  kampionati i  futbollit sezoni 2024.2025,  në Ligën e Parë përfundoi ashtu  siç përfundoi me sfida dhe ndodhi të shumta ndoshta edhe të pa pritura, por të shpresojmë se këto do të jenë ndodhitë e fundit  dhe në kampionatet e radhës  do të shohim  futbollit më cilësor dhe më të drejtë  krejt duke u bazuar në implementimin e sistemit VAR.

Shaban Sinani – TV Koha 

Të fundit