07/05/2024
11.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pesë të lënduar mes të cilëve edhe një foshnjë tremuajshe në një aksident hekurudhor afër Velesit

Dy më rëndë dhe tre më lehtë janë lënduar në aksidentin e mbrëmshëm që ka ndodhur para hyrjes në Veles, kur një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në hekurudhën Gradsko-Veles, ndërsa pastaj në të është përplasur treni i cili ka qarkulluar në linjën Gjevgjeli-Shkup. Për fat të mirë, udhëtarët kanë qenë jashtë makinës kur treni është përplasur në të.

Midis më rëndë të lënduarve është edhe foshnja tremuajshe e cila ka lëndime në kokë dhe e cila mbrëmë pas dhënies së ndihmës mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm në Veles është transportuar në klinikat e Shkupit së bashku me nënën e saj 21 vjeçare e cila ka marrë lëndime më të lehta. Pas kontrollit në klinikat e Shkupit, nëna dhe foshnja sërish janë kthyer në Spitalin e Shkupit në Veles ku ende janë në shërim.

I dyti më rëndë i lënduar është shoferi i cili ka frakturë në kurriz dhe i cili për shkak të lëndimeve serioze është transportuar në klinikat në Shkup.

Zëdhënësi i Spitalit të Përgjithshëm së Velesit për MIA-n informoi se të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

Aksidenti ka ndodhur dje në orën 19.5 në hekurudhën Gradsko-Veles në rreth dy kilometra para hyrjes në Veles kur automjeti “reno” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në hekurudhë. ad/ar/

Të fundit