25/07/2024
17.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Petrova: Pa përfshirjen bullgarëve në Kushtetutë, Maqedonia nuk mund t’i hap bisedimet me BE-në

Ne bëjmë gjithçka për të treguar se si gjuha e urrejtjes, kur nuk dënohet menjëherë, kthehet në akte kriminale. Jo rastësisht gjuha e urrejtjes është vendosur si pjesë e kritereve për Maqedonia e Veriut drejt BE-së, kështu tha për mediat bullgare zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Velisllava Petrova.

Ajo theksoi se “Maqedonia premton shumë, por nuk ka veprime adekuate përcjellëse pas ngjarjeve antibullgare dhe kjo është arsyeja e përshkallëzimit të situatës”.

“Është e rëndësishme që ata t’i tregojnë shoqërisë së tyre se për të qenë pjesë e asaj evropiane duhet të ketë zero tolerancë ndaj ngjarjeve të tilla”, theksoi Petrova për “Bg on Air”.

Diplomatja komentoi se pas miratimit të kornizës së negociatave nga BE-ja, “maqedonasit mendojnë se negociatat tashmë kanë filluar”.

“Kanë krijuar gabimisht pritshmëri të mëdha në shoqëri se do të vazhdojnë edhe pa ndryshuar Kushtetutën dhe sipas vendimit të të gjitha shteteve duhet ta bëjnë këtë. Ky është një angazhim jo për Bullgarinë, por për të gjithë BE-në”, shpjegoi Petrova.

Mirëpo, zëvendësministri i Punëve të Jashtme u shpreh kategorik se nuk ka nevojë që Bullgaria të vërë sërish veton ndaj Maqedonisë.

“Ata i vendosën veton vetes. Është shkruar qartë se për të vazhduar rrugën drejt integrimeve evropiane duhet të ndryshojnë Kushtetutën. Derisa ta bëjnë këtë, nuk ka asnjë mënyrë që negociatat të fillojnë realisht. Ne mund të vëmë veton sa herë të duam, qëllimi përfundimtar është integrimi i këtij rajoni, kështu që do të jetë shumë më e lehtë të bashkëjetojmë me ta, por mund të bëhet kur të plotësojnë kriteret”, shtoi Petrova./Telegrafi/

Të fundit