23/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Ska opozitë, ska kritik” Shteti drejt kolapsit ?!

Ndarja e pushteteve është bërë në mënyrë shumë të qartë, por fatkeqësisht nuk po funksionojnë në këtë mënyrë. Tre pushtetet e para duhet të kontrollohen, kritikohen dhe korrigjohen nga pushteti i katër, në të cilit bëjnë pjesë partitë opozitare, mediat dhe shoqëria. Por, në partitë opozitare në vend se të kritikojnë pushtetin ato mes vete krijojnë garë se cila prej tyre do të bëhet pjesë e pushtetit. Dhe, në këtë mënyrë zëri opozitar e kritik shuhet, e kur shuhet ky zë atëherë shteti është në buzgreminës për të falimentuar në funksionim, apo drejt kolapsit. Pasi kur nuk ka se kush kë të kritikojë keqpërdorimet me detyrat zyrtare shtohen e shpeshtohen, korrupsioni edhe ashtu ekziston vetëm sa ma shumë do të lulëzojë. Sidomos, gjendja në kampin politik shqiptarë është shumë e rëndë, pasi në opozitë kanë mbetur dy parti të vetme që të dyja nuk janë parti mirë të konsoliduara, e kjo e bënë opozitën të dobët, shkruan Zhurnal.

Qeveria e Kovaçevskit përpos që nuk po rrënohet po dobëson opozitën-

Skena politike në Maqedoninë e Veriut është kaotike dhe shumë e çuditshme, krijohen skenarë që asnjëherë më parë nuk ishin menduar. Në politikbërje opozita është ajo që e kritikon dhe korrigjon pushtetin, ndërkaq në vendin tonë kjo gjë nuk po ndodhë. Sepse partitë opozitare janë të etura për pushtet.

Qeveria e Kovaçevskit është më interesantja që ka pasur ndonjëherë vendi po ndryshon shumë shpesh, saqë të krijon përshtypjen se më shpesh se moti ndryshon përbërja qeveritare e Kovaçevskit. Lëvizja Besa ishte pjesë e pushtetit LSDM-BDI, Alternativa ishte parit opozitare atë kohë, madje ishte në një partneritet bashkëpunimi me ASH-në, por pa u menduar dy herë në mundësinë e parë u futën në Qeveri. Madje, disa herë tentonin ta luanin rolin e opozitarizmit përbrenda Qeverisë a harronin se janë në bashkëpunim dhe miratim të po së njëjtës Qeveri. Pra, edhe i kritikonin edhe me numrat e tyre ia zgjatnin jetën të njëjtës Qeveri sa e pakuptim dhe sa e neveritshme.

Pas kësaj, Lëvizja Besa u largua nga Qeverisja sepse e konsideroi si bashkëngjitje jo korrekte dhe të panevojshme hyrjen e Alternatives në Qeveri, dhe që nga ajo kohë Lëvizja Besa vazhdon të qëndrojë në kampin opozitarë, bashkë me LB në opozitë deri para disa muajve ishte edhe Aleanca për Shqiptarët.

Por, gjithçka ndryshoi që pas një periudhe të gjatë negociatash ASH u bë pjesë e Qeverisë, duke marrë të gjithë postet e Alternatives, madje edhe më shumë se kaq. Ndërkaq, Alternativen e “zhveshën” nga gjitha pozitat që kishte dhe të zhveshur e dëbuan prej Qeverisë.

Këto të fundit pa fije turpi dalin dhe deklarojnë se që nga dita që u dëbuam prej Qeverisë do të jemi parti opozitare, por si ka mundësi natën në pushtet ditën në opozitë. Edhe kjo ka shpjegim ndodhë kur futesh në mënyrë jo legjitime në pushtet.

Do të thotë në skenën politike shqiptare kanë mbete vetëm Lëvizja Besa dhe Alternativa, që dikur ishin një parti, por një grup i të pakënaqurve u shkëputën dhe themeluan parti të re me emrin që sot mban Alternativa. Duke marr parasysh që të dyja partitë janë vonë në skenën politike nuk janë edhe mirë të konsoliduara, prandaj pushteti nuk do ta ndjej frikën apo presionin që mund nga ndokush të supervizohet.

Korrupsioni me opozitë jo të fortë do të lulëzojë, sepse edhe ashtu ka qenë prezent-

Korrupsioni me shumë gjasë është fjala më e përmendur në Maqedoninë e Veriut, përmendet edhe nga ata që korruptojnë e janë të korruptueshëm, edhe nga ata që e luftojnë edhe nga ata që frikësohen, pra çdokush që e kupton fjalën korrupsion e përmend në çdo bisedë kur flitet për të ardhmen e vendit, e politikbërjen në vend. Por, korrupsioni si shqetësim nuk përmendet vetëm nga qytetarët, ambasadat e huaja kanë qenë çdoherë me zë kritik ndaj këtij fenomeni, e së fundmi këto kritika edhe janë shpeshtuar sidomos nga ambasada amerikane në Shkup, e përpos kësaj janë përkthyer edhe me veprime konkrete.

Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 85 nga 180 vende sa janë gjithsej sipas Indeksit më të ri për perceptimin e korrupsionit, që për çdo vit publikohet nga Transparency International. E porsaardhur në ambasadën amerikane në Shkup, Price Aggeler, ajo tha se patjetër duhet të ndryshojë kultura, e për këtë duhet edhe vullnet politik, lufta kundër korrupsionit është në interes të të gjithëve, por më së shumti për të rinjtë të cilët për shkak të korrupsionit po e braktisin shtetin

Megjithatë, tani në ndihmë të këtyre partive opozitare duhet të jenë edhe mediat, OJQ-të, akademikët, intelektualët, që vetëm në këtë formë zëri kritikues, kontrolli mbi veprimet e pushtetit të jetë në nivelin e duhur, që mos të krijohet hapësirë e mjaftueshme për keqpërdorime apo korrupsion që dëmton në mënyrë të drejtpërdrejtë buxhetin e shtetit. Kjo mbase dëmton edhe mënyrën e funksionimit demokratik të shtetit. /Zhurnal.mk

Të fundit