24/05/2024
19.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pezullimi i liberalizimit të vizave? Mediumi evropian “shpalos” sanksionet ndaj Kosovës

“Euroactiv”, ka raportuar për mundësinë që Kosova së shpejti të ballafaqohet me sanksione nga ndërkombëtarët, duke u mbështetur në burime të nivelit të lartë diplomatik.

Kjo faqe raporton se u informua nga një burim i lartë prej një vendi të tretë javën e kaluar se BE-ja dhe ShBA-ja ishin duke përgatitur një numër sanksionesh kundër Kosovës. Kjo më vonë u fuqizua nga komentet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe nga burimet diplomatike, të cilat konfirmuan se sanksionet janë afër.

Sanksionet e përmendura në një shkresë të brendshme diplomatike, e ofruar nga një burim, i përfshijnë ngrirjen e fondeve të BE-së, ndërprerjen e procesit të liberalizimit të vizave dhe të proceseve për anëtarësim në institucione ndërkombëtare. Aty përfshihen edhe marrja e një qëndrimi pasiv nga aleatët e Kosovës ndaj fushatës së Serbisë për çnjohjen e pavarësisë së vendit tonë, riorganizimi i pranisë ushtarake ndërkombëtare dhe një pakësim serioz i kontingjentit amerikan.

Sanksionet individuale kundër udhëheqësve kosovarë dhe zyrtarëve të nivelit të lartë përmenden, gjithashtu, por merret vesh se ato do të përdoreshin vetëm në skenarin e rastit më të keq, sepse sanksionet e mundshme do të vendoseshin në faza.

Burimi i bëri thirrje opozitës që t’i përkrahë BE-në dhe ShBA-në në përpjekjet e tyre për ta stabilizuar situatën dhe, gjithashtu, të deklarohet nëse i përkrah detyrimet e Kosovës në dialogun e mbështetur nga BE-ja.

Një burim tjetër diplomatik i tha “Euroactiv”-it se është i vetëdijshëm për një dokument që i paraqet sanksionet e mundshme që po qarkullojnë dhe, ndonëse nuk mund të thoshte nëse dokumenti ishte nënshkruar zyrtarisht, ato ishin vërtet masat që po diskutoheshin nga e diela e kaluar.kosovarja-ks

Të fundit