Mësimdhënësi i lëndës së edukimit fizik në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, Valentin Selmanaj po akuzohet për ngacmim seksual ndaj një të miture.
Pamjet e ngacmimit nga Selmanaj janë publikuar në medie.
në anën tjetër, Prokuroria Themelore e Pejës ka dorëzuar kërkesën për paraburgim ndaj tij.
Mësimdhënësi nga Deçani e ka mohuar ta ketë kryer këtë vepër.

Sipas dosjes së prokurorisë të siguruar nga KALLXO.com, ka deklaruar në stacionin policor se i dyshuari V.S. e ka puthur në buzë atë dy herë, pa pëlqimin e saj.
Ndërsa i dyshuari, V.S. në deklaratën e tij e pranon që është mësimdhënës i viktimës, se ka qenë në dijeni të moshës së saj, por veprimet e tij kanë qenë vetëm duke e përkëdhelur dhe duke iu vendosur dorën në kokë dhe se i njëjti e ka afruar afër vetit për disa sekonda, tek faqja.
I dyshuari V.S, e ka mohuar sulmin seksual, por që sipas dosjes së prokurorisë, kjo është bërë me qëllim të ikjes nga përgjegjësia penale, ngase video-incizimi i kësaj ngjarjeje e vërteton të kundërtën.







