18/06/2024
18.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Plotësisht ndalohet ndërtimi jashtë Planit të Përgjithshëm Urbanistik në Vodno

Këshilli i Komunës Qendër në seancën e 26-të ka marrë vendim për përcaktimin e lejueshmërisë së ndërtimit ekskluzivisht në kufijtë e përcaktuar me shtrirjen planifikuese të Planit të Përgjithshëm Urbanistik të Qytetit të Shkupit 2012 – 2022. Këshilltarët, siç thuhet në kumtesën e Komunës Qendër, e votuan këtë pikë me qëllim që të mbrohet mali Vodno nga shfrytëzimi i mëtejshëm dhe keqpërdorimi i mundshëm.

Ligji për Planifikim Urbanistik (“Gazeta Zyrtare e RMV-së” nr. 32/2020; 111/23) parashikon përpunimin e projektit urbanistik jashtë përfshirjes së planeve urbanistike për tokë bujqësore, pyjore dhe tokë tjetër, breza bregdetar dhe hapësira të tjera për të cilat nuk ka kushte dhe/ose justifikim ekonomik për miratimin e planit urbanistik në përputhje me këtë ligj, ndërsa ekziston qasje e përshtatshme apo të pakategorizuar në komunikacion, me ç’rast projekti urbanistik përpunohet në bazë të kushteve të fituara për planifikim të hapësirës, nuk do të vlejë për malin Vodno në pjesën ndërmjet kufirit jugor të PPU-së dhe kufirit administrativ të komunës.

Këshilltarët e votuan këtë pikë për ta mbrojtur mali Vodno nga shfrytëzimi i mëtejshëm dhe keqpërdorime të mundshme. Top24.

Të fundit