27/07/2024
15.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Policia e Kosovës me detaje nga tragjedia në Lipjan, ku mbetën të vdekur 3 persona

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth tragjedisë e cila ndodhi të premten në fshatin Rufc të Lipjanit.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, raportohet i dyshuari mashkull kosovar ka vrarë bashkëshorten dhe djalin e tij e më pas ka kryer vetëvrasje.

“Njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një revole e cila dyshohet se janë përdorur në rast dhe 4 gëzhoja.”, thuhet në raport.

Po ashtu bëhet e ditur se gjatë kontrollit në një dhomë të shtëpisë është gjetur dhe sekuestruar edhe një revole tjetër me dy fishekë.

“Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë tërhequr nga zyrtarët e IML-së. Rasti vazhdon të hetohet.”, përfundon njoftimi./21Media

Të fundit