17/06/2024
23.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Aksident në afërsi të kryqëzimit të Zherovjanit

Mbrëmë (27-korrik) në ora 00:15 në autostradën Gostivar-Tetovë, në afërsi të kryqëzimit të Zherovjanit, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve Volkswagen Golf me targa të Gostivarit, e drejtuar nga G.M.(35) nga Zdunja e Gostivarit dhe veturë e tipit Volkswagen Polo me shenja regjistrimi të Tetovës, e drejtuar nga A.I.(26) nga Kamnjani i Tetovës. Në këtë aksident ka mbetur i lënduar rëndë pasagjeri i mjetit Golf, A.B. lëndime këto të konstatuara në qendrën emergjente të Gostivarit. Ndërkohë, lëndime trupore ka pësuar vozitësi i mjetit Polo, të cilat janë konfirmuar në Spitalin klinik të Tetovës. Një ekip inspektues nga SPB-Tetovë ka kryer inspektimin në vendin e aksidentit.TS

Të fundit