14/10/2024
11.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Prej nesër shfuqizohen kuotat në Maqedoni, ilaçet nuk do të mund të blihen pa letërnjoftim

Prej nesër do të shfuqizohen kuotat për blerjen e ilaçeve dhe do të fillojë sistemi i ri për kontroll.

Koncepti i ri i ashtuquajtur “faza zero”, parasheh që blerësi të ketë letërnjoftim ose pasaportë të personit për të cilin do të blejë ilaçet.
Sot në konferencë për shtyp drejtorët e Fondit për shëndetësi Den Donçev dhe Orhan Ramadani, thanë se në këtë mënyrë qytetarët do të mund të marrin ilaçe në cilën do barnatore dhe në cilën do ditë të muajit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Personat e moshuar, fëmijët nën moshën 18-vjeçare dhe ata të cilët nuk janë në gjendje të mirë shëndetësore, nuk duhet të frikësohen se do të mbesin pa ilaçe. Parashihet mundësia që në emër të tyre, personi i afërt t’i merr ilaçet. Qytetarët do të mund çdo herë, në çdo kohë të blejnë ilaçe”, tha Donçev.

Ai njoftoi se me sistemin e ri elektronik do të mundësohet rregullore e re për punën e barnatoreve, e cila parasheh të mos favorizohen disa barnatore dhe të parandalohet konkurrenca.

Shfuqizimi i kuotave për ilaçet, sipas qeveritarëve, do të thotë se pacientët nuk do të ketë nevojë të kenë rezerva në shtëpi, e as nuk do të shkaktojnë radhë dhe nervozë në barnatore.

Kryeministri Zoran Zaev, apeloi tek qytetarët dhe farmaceutikët për punë të përgjegjshme./Telegrafi/

Të fundit