12/04/2024
20.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Prej sot orë më e shkurtër policore dhe mbajtje e obligueshme e maskave mbrojtëse

Shkurtimi i orës policore, si dhe mbajtja e obligueshme e maskës mbrojtëse në fytyrë janë masat të cilat fillojnë të zbatohen prej sot dhe do të vlejnë në gjithë territorin e shtetit.

Kryeministri Oliver Spasovski dje në konferencën onlajn për media theksoi se masat janë sjellë në bazë të analizave dhe rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse pranë Institutit të Shëndetit Publik dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe me to po përforcohen masat e kujdesit, ndërsa paralelisht ulen masat restriktive të cilat kanë të bëjnë me kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, gjegjësisht orës policore.

“Sa herë që dalim jashtë, duhet të respektojmë në mënyrë rigoroze masat për mbrojtjen personale, të mbajmë mbrojtje për fytyrën, gjegjësisht hundën dhe gojën – maskë apo shall, për të mbajtur distancë fizike prej dy metrash dhe të mos grupohemi, sepse kjo është mënyra e vetme për ta mbrojtur shëndetin personal dhe publik”, tha Spasovski.

Sa i përket masave të reja të lehta, Filipçe tha se ato, në të vërtetë, janë forcim i masave parandaluese, duke theksuar se është shumë e rëndësishme mbulimi i rrugëve ajrore në mënyrë që, siç tha ai, për të mbajtur një trend të qëndrueshëm dhe rritjen lineare të pacientëve.

“Rritet numri i pacientëve të shëruar dhe kjo është inkurajuese dhe është motiv shtesë për mjekët në spitale dhe mjekët amë. Deri më tani janë shëruar gjithsej 272 persona, ndërsa prej tyre më të rinj janë 48, prej të cilëve gjashtë janë trajtuar në spital dhe 42 në kushte shtëpiake, kumtoi Filipçe.

Sipas masave të reja, pajisjet mbrojtëse duhet të mbahen në të gjitha vendet e mbyllura publike ku ka më shumë njerëz siç janë marketet, dyqanet, bankat, zyrat postare, objektet shëndetësore, si dhe kur përdorni transportin publik. Pajisjet mbrojtëse në sipërfaqe të hapura duhet të mbahen në tregje dhe sipërfaqe të hapura, kur nuk ka mundësi të ruhet distanca fizike prej dy metrash me njerëzit e tjerë që janë afër. Pajisjet mbrojtëse në sipërfaqe të hapur nuk mbahet vetëm nëse qëndroni në oborr, ose në tarracën e shtëpisë tuaj, me biçikletë, sportit në sipërfaqe të hapur ose automjet udhëtimi me njerëz me të cilët jetoni në bashkësi apo familjarë.

Çdo ditë pune, nga e hëna deri të premten, do të lejohet lëvizja e qytetarëve nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 19:00. Ndalimi i lëvizjes në të gjithë vendin do të fillojë në orën 19:00 dhe do të zgjasë deri në orën 05:00 të mëngjesit. Për personat mbi moshën 67 vjeç, lëvizja do të lejohet çdo ditë pune nga ora 5 e mëngjesit deri në ora 12 të mesditës. Të rinjtë deri në moshën 18 vjeç do të mund të dalin nga e hëna deri të premten prej orës 13:00 – 19:00. Gjatë fundjavave, ndalesa e lëvizjes do të fillojë prej orës 15:00 të shtunën, ndërsa do të zgjasë deri të hënën në orën 05:00 në mëngjes. Të shtunën, për personat mbi moshën 67 vjeç do të lejohen të lëvizin nga ora 5 e mëngjesit në 11 pasdite. Të rinjtë deri në moshën 18 vjeç të shtunën do të munden të dalin nga ora 12:00 deri në ora 15:00.

Dekreti për këto përcakton se në banka dhe kursimore në të njëjtën kohë, së bashku me të punësuarit, nuk guxon të ketë më shumë se 5 persona në një hapësirë deri në 50 metra katrorë – më shumë se 10 persona në hapësirë prej 50 deri 100 metra katrorë, më shumë se 15 persona në hapësirë prej 100 deri në 200 metra katrorë dhe mbi 20 persona në hapësirë mbi 200 metra katrorë.

Me Dekret me fuqi ligji është sjellë edhe masë për vetizolim të obliguar pas testimit deri në marrjen e rezultatit nga testi.

Në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 28 raste të rasteve me KOVID-19, ndërsa ndërroi jetë edhe pacienti 51-vjeçar nga Shkupi. Në vend deri më tani janë regjistruar 1259 të sëmurë, janë shëruar 272, ndërsa ndërruan jetë 56 persona. fc/

Të fundit