12/04/2024
20.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Presidenti Pendarovski do t’i presë kryeministrin Zaev dhe anëtarët e Qeverisë

Presidenti Stevo Pendarovski, sot në orën 13:00 do t’i presë kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe anëtarët e Qeverisë së re.

Me 62 vota “për” dhe 51 “kundër” në Kuvend mbrëmë para mesnate u zgjodh Qeveria e re e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev.

Në përfundimin e fjalimit para deputetëve, Zaev tha se shteti, i cili tani është anëtare e NATO-s dhe ka vendim për negociata me BE-në, me përkushtim dhe punë të përbashkët do të ketë institucione me të cilat do të krenohen të gjithë. Paralajmëroi përkushtim të plotë ndaj ekonomisë, përforcimit të standardit jetësor, perspektiva për të rinjtë në sektorin privat, tërheqje të sa më shumë investimeve të huaja. ab/

Të fundit