11/10/2024
19.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Prezantim i monitoring raporteve vjetore të koalicionit “Të gjithë për gjykim të drejtë”

Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë” në kuadër të Programit vjetor për punë organizon konferencë përfundimtare për prezantimin e monitoring raporteve vjetore për vitin 2023. Në këtë konferencë, kumtuan nga “Të gjithë për gjykim të drejtë”, do të prezantohen raportet për punën e Këshillit gjyqësor dhe Këshillit të prokurorëve publikë, si dhe raporti nga vëzhgimi i procedurave gjyqësore.

Siç u paralajmërua, fjalime hyrëse në Konferencën vjetore do të kenë Darko Avamovski, drejtor ekzekutiv i Koalicionit “Të gjithë për gjykim të drejtë”, Ben Nupnau, zëvendës shef i Delegacionit të BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Besa Ademi, kryetare e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në prezantimin e raporteve vjetore të koalicionit për vitin 2023, janë paralajmëruar edhe fjalime të Ivana Petkovskës, koordinatore programore në Koalicionin “Të gjithë për gjykim të drejtë” dhe Lejla Tutiqit, hulumtuese juridike në Koalicionin “Të gjithë për gjykim të drejtë”.

Fjalime do të kenë edhe panelistët Denis Preshova, docent në Fakultetin juridik “Justiniani i Parë”, Betim Jahja, gjykatës në Gjykatën themelore Tetovë, Lençe Ristoska, prokurore publike në Gjykatën themelore juridike Shkup dhe Aleksandar Goxho, avokat.

Të fundit