19/05/2024
15.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Probleme në vendkalimet kufitare, kolona të gjata

Shënimi i ditlindjes së Goce Dellçevit, që është duke u përcjellur me shumë probleme në kufirin në “Deve Bair” ka shkaktuar probleme edhe në vendkalimet kufitare tjera në shtet.

Qytetarët shqiptarë që udhëtojnë për në Kosovë dhe Shqipëri, janë ankuar se në vendkalime ka patur pritje të gjata, madje jozyrtarisht bëhet e ditur se kolona në kufirin Maqedoni e Veriut-Kosovë, në Jazhincë, ka qenë deri në hyrje të fshatit Jazhincë.

Poashtu, bëhet e ditur se janë shtuar masat e sigurisë edhe nëpër këta vendkalime kufitare.

Tv Koha, ka dorëzuar pyetje deri tem MPB-ja lidhur me situatën e krijuar nëpër këta vendkalime.Deri më tash ende nuk kemi përgjigje.Jozyrtarisht probleme ka edhe në sistemin evidentues të udhëtarëve nëpër këta vendkalime kufitare.Urim HASIPi/Tv Koha

Të fundit